FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH)

    shqipo
    shqipo
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) Empty RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH)

    Mesazh nga shqipo Wed 07 Jan 2009, 02:36

    RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH)




    Nisur nga nevoja e domosdoshme për t'i përshtatur të gjitha rregulloret, udhëzimet dhe aktet e tjera që rregullojnë veprimtarinë e strukturave tona në përputhje me Platformën dhe Statutin e FBKSH-së; nisur nga ndonjë veprim i parregullt i disa këshillave të FKSH-së edhe si rrjedhojë e mungesës së një rregulloreje të plotë; për të gjallëruar dhe intesifikuar maksimalisht punën e këshillave të FKSH-së për t'ju përgjigjur nevojave të të gjitha strukturave të FBKSH-së, Sekretariati Vendimarrës, në bazë të nenit 18 të Statutit të FBKSH-së nxjerr këtë:



    R R E G U L L O R E

    I - PARIME TË PËRGJITHSHME
    NENI 1




    Fondi Kombëtar Shqiptar (FKSH) është një strukturë që udhëhiqet, punon dhe vepronë në bazë të Platformës, Statutit, rregulloreve, udhëzimeve dhe urdhërave të FBKSH-së.

    Në të gjitha fshatrat,lagjet e qyteteve, komunat, bashkitë, rrethet, qarqet, zonat, shtetet ku punojnë dhe jetojnë të diasporuar shqiptarët, ngrihen këshillat e Fondit Kombëtar Shqiptar.

    Fondi Kombëtar Shqiptar grumbullon fonde financiare, bazë materiale dhe ndihma të tjera për të cilat vijnë vetëm në rrugë dhe nga burime të ligjshme, të cilat shërbejnë për të plotësuar nevojat për një veprimtari të rregullt e normale të FBKSH-së dhe të strukturave të tij adeguate.



    NENI 2



    FKSH-ja funksionon dhe vepron në kuadrin e FBKSH-së, është pjesë integrale e tij dhe udhëhiqet, udhëzohet dhe drejtohet prej tij.

    Kryetari i Përgjithshëm i FKSH-së është anëtarë i Kryesisë Qëndrore të FBKSH-së.

    Kryetari i FKSH-së i Zonës Nr.1 në Tiranë, i Zonës 2 në Prishtinë, i Zonës 3 në Shkup, i Zonës 4 në Ulqin, i Zonës 5 në Prevezë (Çamëri) është detyrimisht Zëvendëskryetar i Kryesisë së FBKSH-së të Zonës.

    Kryetari i FKSH-së në Diasporë si dhe kryetarët e këshillave të Fondit në shtetet e ndryshme apo grup shtetet, në qytetet, komunat etj ku shqiptarët janë të diasporuar, janë detyrimisht zëvendëskryetar të Parë të Kryesive të FBKSH-së respektivisht të diasporës, shteteve, grupshteteve, qyteteve dhe komunave.



    NENI 3



    FKSH-ja jep llogari para organeve udhëheqëse të FBKSH-së si dhe para Këshillit Mbikqyrës të FKSH-së.



    NENI 4



    Këshillat e FKSH-së bëjnë bilance mujore dhe raportojnë para kryesive respektive të FBKSH-së me shkrim për hyrje-daljet mujore, për problemet dhe shqetësimet me të cilat ndeshen.



    NENI 5



    Këshillat e FKSH-së janë të detyruara të japin raporte, të paraqesin blloqet si dhe të japin informacione të përgjegjshme që lidhen me mbarëvajtjen e Fondit para organeve më të larta të FBKSH-së si dhe Këshillit Mbikqyrës të FKSH-së.



    II - ORGANIZIMI I FKSH DHE STRUKTURAT E TIJ

    NENI 6




    Në komuna, në qytete ose në njësi më të vogla qytetesh, në bazë të kodeve postale në Perëndim ose në shtete të ndryshme të botës ku janë të diasporuar shqiptarët, ngrihen këshillat e FKSH-së.

    Kryetar i Këshillit të FKSH-së është detyrimisht zëvendëskryetari i parë i Kryesisë së FBKSH-së respektive.

    Këshilli i FKSH-së të komunës ose pjesëve të qyteteve në bazë të kodeve postale përbëhet prej 5 deri në 95 anëtarë.

    Kryesia e Këshillit të FKSH-së të komunës ose pjesëve të qyteteve në bazë të kodeve postale përbëhet prej 5 deri në 25 anëtarë.

    Këshilli i FKSH-së të qyteteve dhe kryeqyteteve përbëhet prej 15 deri në 101 anëtarë.

    Kryesia e Këshillit të FKSH-së të qyteteve ose kryeqyteteve përbëhet prej 9 deri në 25 anëtarë.

    Këshilli i FKSH-së të shteteve ose grupështeteve përbëhet prej 51 deri në 101 anëtarë.

    Kryesia e Këshillit të FKSH-së të shteteve ose grupështeteve përbëhet prej 11 deri në 25 anëtarë.

    Të gjitha këshillat e FKSH-së zgjedhin një kryetar, 1 deri 3 zëvendëskryetarë, një sekretar, anëtarët e kryesisë si dhe grupin e arkëtarëve të përbërë nga 3 (tre) persona, të cilët janë gjithashtu anëtarë të Kryesisë së FKSH-së.

    Ndarja e detyrave midis anëtarëve të kryesisë dhe të këshillave, krijimi i seksioneve të punës etj. bëhet me inisiativë në bazë të specifikave të çdo vendi, shteti apo grupështeti.



    NENI 7



    Këshilli i FKSH-së për Diasporën përbëhet prej kryetarëve, nënkryetarëve, sekretarëve dhe një arkatari

    të kryesive të FKSH-së të shteteve ose grupështeteve.

    Kryesia e FKSH-së për Diasporën përbëhet prej kryetarit, gjer në 3 zëvendëskryetar, sekretarit si dhe 10 anëtarë të kryesisë.



    NENI 8



    Të gjitha strukturat e FKSH-së zgjidhen në konferencat e FBKSH-së të shteteve ose grupështeteve që mblidhen çdo një vit.



    III - MASAT DISIPLINORE DHE LIGJORE

    NENI 9




    Për shkelje të disiplinës financiare, për keqpërdorime të ndryshme, për shkelje të Platformës, Statutit si dhe rregulloreve, udhëzimeve, urdhërave dhe vendimeve të FBKSH-së dhe të organeve udhëheqëse të saj, ndaj personit përgjegjës merren masa me karakter disiplinor si shkarkim nga funksioni, ulje në detyrë, përjashtim nga struktura, e deri në përgjegjësi ligjore kur kemi të bëjmë me raste që përbëjnë vepra penale.

    Procedurat që ndiqen për rastet e ndëshkimit të personave përgjegjës përcaktohen me rregullore të veçantë.

    Masat administrative ose ligjore ndaj kryetarëve të FKSH-së të shteteve ose grupështeteve si dhe ndaj kryetarit të FKSH-së të Diasporës merren me vendim të Sekretariatit Vendimarrës të FBKSH-së. Në këto raste këshillat ose kryesitë e FKSH-së të shteteve ose grupështeteve si dhe të Diasporës kanë vetëm të drejtën e propozimit.

    Masat administrative ose ligjore ndaj anëtarëve të tjerë të kryesive të shteteve, grupështeteve ose Diasporës merren me shumicë votash nga kryesitë e FKSH-së të shteteve, grupështeteve ose Diasporës. Një kopje e vendimit të arsyetuar për çdo masë të dhënë i dërgohet menjëherë Sekretariatit Vendimarrës.



    IV - KËSHILLAT MBIKQYRËSE

    NENI 10




    Në çdo shtet, grupështet dhe për gjithë diasporën ngrihen Këshillat Mbikëqyrëse të FKSH-së të përbëra prej juristë, avokatë si dhe persona të tjerë që karakterizohen nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë, që janë natyra të pakorruptueshëm dhe që kanë dhënë prova për ndershmëri të lartë.

    Këshillat Mbikqyrëse të shteteve ose grupështeteve përbëhen prej kryetarit, dy zëvendëskryetarëve, sekretarit si dhe prej 7 gjer në 11 anëtarë të tjerë të cilët quhen "Kontrollorë".

    Këshilli Mbikqyrës i FKSH-së të Diasporës përbëhet prej kryetarit, 3 zëvendëskryetarëve, sekretarit si dhe prej 16 anëtarëve të tjerë që quhen "Kontrollorë".

    Këshillat Mbikqyrëse zgjidhen direkt nga delegatët e FBKSH-së të konferencave të shteteve ose të Diasporës që mblidhen një herë në vit.

    Kur ndaj drejtuesëve ose kontrollorëve të Këshillit Mbikqyrës të FKSH-së lind e domosdoshme marrja e masave disiplinore ose penale, të drejtën për ta bërë kêtë gjë e ka vetëm Sekretariati Vendimarrës i FBKSH-së.



    NENI 11



    Këshillat Mbikqyrëse të FKSH-së, kontrollorët e saj, kanë të drejtë të procedojnë për masa disiplinore ose penale cilindo person apo kryesi të FKSH-së kur konstatojnë shkelje të disiplinës financiare ose raste shpërdorimesh, keqpërdorimesh dhe akte të tjera të paligjshme.

    Aktet e procedimit ju dërgohen organeve përkatëse siç parashikohet në nenin "9" të kësaj Rregulloreje.

    Këshillat Mbikqyrëse kur konstatojnë shkelje të disiplinës financiare, keqadministrime ose shpërdorime të fondeve, kanë të drejtë të pezullojnë nga detyra ose t'u tërheqin blloqet cilitdo anëtari të këshillave të FKSH-së dhe i procedojnë ato para organeve përkatëse siç parashikohet në nenin 9 të kësaj Rregulloreje. Pezullimi nga detyra ose tërheqja e blloqeve kanë fuqi deri sa organet përkatëse të parashikuara në nenin 9 të kësaj Rregulloreje të marrin vendimin përfundimtar.



    V - BLLOQET E FKSH-së, SHPËRNDARJA DHE ADMINISTRIMI I TYRE.

    NENI 12




    Blloqet miratohen dhe prodhohen me vendim të posaçëm të Kryesisë së FKSH-së të Diasporës.

    Blloqet kanë formën e çeqeve të bankës, numuratohen në mënyrë të atillë që një numur serial të jetë i vetëm dhe të mos ketë mundësi falsifikimi ose dublimi.

    Kryesia e FKSH-së për Diasporën jua shpërndanë blloqet kryetarëve të FKSH-së të shteteve ose grupështeteve kundrejtë përshkrimit të qartë të të gjitha të dhënave si dhe firmës së të dy palëve. Kopjet e proçesverbaleve të dorzimit ruhen me kujdes të posaçëm.

    Kryesitë e FKSH-së të shteteve dhe grupështeteve paisin me blloqe anëtarë të këshillave të FKSH-së në komuna, qytete ose njësi të tjera administrative të cilët njihen për cilësitë morale, për ndershmërinë, përkushtimin dhe aftësitë për ta kryer me përgjegjësi të lartë këtë detyrë të rëndësishme.

    Blloqet jepen kundrejt mbajtjes së një procesverbali ku përshkruhen të gjitha të dhënat e bllokut që dorzohen si dhe firmoset nga kryetari i FKSH-së si dorëzues dhe nga marrësi në dorzim i bllokut.

    Kur një bllok mbushet, mbajtësi i tij ka detyrimin që brënda 5 ditëve nga plotësimi i faqes së fundit të tij t'ja dorzojë kryetarit të FKSH-së të shtetit ose grupështetit. Dorzimi bëhet pasi hartohet një përmbledhëse me hyrje-daljet e të hollave që janë grumbulluar dhe firmoset nga të dyja palët "dorëzues-marrës"..

    Kryetari i FKSH-së të shtetit ose grupështeteve detyrohet që bllokun e përfunduar dhe një kopje të përmbledhëses t'ja nisë brënda 5 ditëve nga data që e ka marrë në dorzim prej mbajtësit të tij Kryesisë së FKSH-së të Diasporës.

    Blloqet e FKSH-së ruhen mirë. Ato janë dokumente tepër të rëndësishme dhe humbja qoftë edhe e një flete të vetme të tyre përbën shkak për fillimin e procedimit për marrjen e masave disiplinore, financiare ose ligjore ndaj personit përgjegjës. Për çdo rast të humbjes së blloqeve ose qoftë edhe e një flete të vetme vihet në dijeni me shkrim Sekretariati Vendimarrës i FBKSH-së.
    shqipo
    shqipo
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH) Empty Re: RREGULLORE E FONDIT KOMBËTAR SHQIPTAR (FKSH)

    Mesazh nga shqipo Wed 07 Jan 2009, 02:36

    VI - BURIMET FINANCIARE TË FKSH-së

    NENI 13




    FKSH-ja mbështetet vetëm në burime të ligjëshme. Janë burime të ligjëshme:

    a) Pagimi i anëtarësisë mujore të anëtarëve të FBKSH-së dhe të FKSH-së. Anëtarësia mujore sipas shteteve është:

    - 20 dollarë për anëtarët e FBKSH-së dhe FKSH-së në SHBA, Kanada, Australi etj.
    - 20 Euro në të gjitha vendet e BE;
    - 40 Franga zvicerane për Zvicër;
    - 10 Euro për personat që janë pa të ardhura ose që jetojnë me sociale;
    - 10 Euro në Çamëri;
    - 2 (dy) Euro në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Ulqinë etj.

    b) Pranimi i donatimeve të ligjshme nga partitë, shoqatat, klubet dhe asosacionet e tjera joqeveritare;

    c) Pranimi i ndihmave dhe donatimeve të ligjshme nga firmat private, personat e ndryshëm dhe nga çdo llojë biznesi i pastër.



    NENI 14



    Anëtarësia paguhet në fillimin e çdo muaji për një muaji, për 3 muaj, për 6 muaj ose për gjithë vitin duke u pasqyruar qartë kjo gjë në fletën e bllokut që plotësohet.



    NENI 15



    Këshillat e FKSH-së të qyteteve, të shteteve dhe grupështeteve janë të obliguara që brenda një muaji nga hyrja në fuqi e kësaj Rregulloreje të evidentojnë dhe të formojnë evidencën e të gjitha klubeve, shoqatave, firmave private, bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe të shqiptarëve të pasur, me adresat e tyre të sakta, me numrat e telefonave, të fax-eve, me adresat e e-mail-eve etj. Një kopje e kësaj evidence i dërgohet menjëherë Kryesisë së FKSH-së për Diasporën ose Kryesive të FKSH-së të Zonave.



    NENI 16



    Anëtarësia mblidhet duke vënë në përdorim bllokun e anëtarësisë.

    Ndihmat që japin anëtarë të FBKSH-së ose të persona të tjerë mbahen në një bllok tjetër i veçantë.

    Ndihmat ose donacionet që japin shoqatat, klubet, partitë, firmat private, bizneset e të gjitha shkallëve ose njerëz të pasur, mbahen në një bllok të veçantë.

    Ndihmat që japin shtetas të huaj përkrahës dhe mbështetës të strukturave tona mbahen në një bllok të veçantë.



    NENI 17



    Kryesia e FKSH-së për Diasporën ose Kryesitë e FKSH-së të Zonave kanë të drejtë të shpallin aksione financiare afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të Fondit, duke i arsyetuar mirë vendimet përkatëse që marrin dhe duke informuar me shkrim për to Sekretariatin Vendimarrës të FBKSH-së.



    NENI 18



    Kryesitë e FKSH-së të shteteve ose grupështeteve nuk kanë të drejtë të shpallin aksione financiare pa marrë miratimin e Kryesisë së FKSH-së për Diasporën.



    VII - MËNYRA E DORËZIMIT TË FINANCAVE

    NENI 19




    Personat që administrojnë blloqet ua dorëzojnë të hollat e grumbulluara arkëtarëve të ngarkuar nga Kryesia e FKSH-së kundrejt firmës (marrësit në dorzim dhe dorëzuesit shkruajnë me shkrimin e tyre të dorës emrin, mbiemrin dhe firmën).

    Grupi i arkëtarëve përpilon dokumentin përkatës, merr firmën e kryetarit ose të ngarkuarit prej tij nga kryesia dhe i dorëzon tek Kryetari i FKSH-së të Diasporës ose te personi i autorizuar prej tij.



    NENI 20



    Mbajtësi i bllokut dorzimin e të hollave e bën sipas kësaj mënyre:

    a) Të ardhurat nga anëtarësia u dorëzohen arkatarëve në çdo datë 2 (dy) të çdo muaji.

    b) Ndihmat e tjera nga popullata dorëzohen në çdo datë 2(dy) të çdo muaj.

    c) Ndihmat nga shoqatat, klubet, partitë ose personat me shtetësi të huaj dorzohen brënda ditës ose të nesërmen e marrjes në dorëzim të tyre;

    ç) Donatimet ose ndihmat e ndryshme të firmave private, të bizneseve gjithfarëshe ose të personave të pasur dorzohen brënda ditës ose të nesërmen e marrjes së tyre.



    NENI 21



    Njëri prej arkatarëve të ngarkuar nga Kryesia e FKSH-së të shtetit ose grupështeteve pasi merr me vete dokumentin përkatës të dorzimit të hollave, brënda 3 ditëve nga marrja e tyre i dorzonë tek Kryetari i FKSH-së të Diasporës ose personi i autorizuar prej tij.



    NENI 22



    Kryetari i FKSH-së për Diasporën ose i ngarkuari prej tij, brënda 3 ditëve nga dorzimi i të hollave prej FKSH-së të shtetit ose grupështeteve i dorzon kundrejt dokumentacionit përkatës tek Sekretariati Vendimarrës i FBKSH-së (përkatësisht Kryetarit të FBKSH-së ose Sekretarit Politik të FBKSH-së).



    VIII - MËNYRA E ADMINISTRIMIT TË FONDIT

    NENI 23




    Të gjitha strukturat e FBKSH-së duhet t'i paraqesin me shkrim para Sekretariatit Vendimarrës, të arsyetuara dhe të dokumentuara mirë të gjitha kërkesat që kanë për fonde.

    Sekretariati Vendimarrës ka të drejtën të administrojë dhe shqyrtojë me përgjegjësi të gjitha kërkesat dhe nevojat. Ky Sekretariat Vendimarrës i FBKSH-së merr vendimet përkatëse duke i arsyetuar mirë ato. Në rast të mos plotësimit të kërkesave të ardhura nga strukturat përkatëse të FBKSH-së të Zonave ose të Diasporës, Sekretariati Vendimarrës i FBKSH-së duhet t'u përgjigjet me shkrim për të arsyetuar pse nuk u plotësua kërkesa e bërë.



    NENI 24



    Sekretariati Vendimarrës i FBKSH-së konsideron si shpenzime të arsyeshme biletat e udhëtimit, fotokopimet dhe kançileritë e tjera të nevojshme kundrejtë dorzimit origjinal të biletës, faturës dhe dokumenteve të tjera të njësuara me të.

    Lidhur me shpenzimet e tjera që bëhen dhe përballohen nga Fondi Sekretariati Vendimarrës i FBKSH-së duhet të përpilojë një Udhëzim të posaçëm 15 ditë pas hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje.



    IX - PROPAGANDA DHE AGJITACIONI

    NENI 25




    Bazuar në Platformën dhe dokumentet e tjera të vazhdueshme të FBKSH, të gjitha strukturat e FBKSH-së dhe të FKSH-së kanë për detyrë të caktojnë seksionet e propagandës si dhe grupet e gjera të agjitatorëve të cilët duhet të propagandojnë, bindin dhe sqarojnë masat e gjera të popullit mbi domosdoshmërinë e funksionimit normal të FKSH-së, këtij instrumenti nga më të rëndësishmit për realizimin e objektivit madhor të FBKSH-së, ribashkimit të shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike në një shtet të vetëm kombëtar në Ballkan.



    X - HYRJA NE FUQI E RREGULLORES SË FKSH-së

    NENI 26




    Kjo Rregullore hynë në fuqi menjëherë. Rregullorja ka fuqi prapavepruese dhe çdo veprim i bërë prej strukturave të FKSH-së pas 13 majit 2002 do të trajtohen dhe gjykohen sipas kësaj Rregulloreje.

    Çdo akt, udhëzim, rregullore, vendim ose urdhër i dal para kësaj Rregulloreje ose që vjen ndesh me këtë, është pa fuqi.

    Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin, Prevezë, më 09.09.2002



    PËR SEKRETARIATIN VENDIMARRËS TË FBKSH-së

    SEKRETARI POLITIK
    AV. ALBAN VJOSA

    KRYETARI
    JUR. VALDET VARDARI

      Ora është Sat 27 Apr 2024, 08:12