FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE

    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE Empty MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE

    Mesazh nga AGU Mon 26 Oct 2009, 02:06

    MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE NGA VITI 1990, SOLLI KOSOVEN KU OSHT SOT.


    Kishim heroj darkash e derkash e koncertesh, po kishim edhe heroj mitingjesh madhore, nga ai ne Pallatin Cankar në Lubjanë, ku ishim mbi 9000 shqiptarë, më 20 qershor, '90, me inisiativen e shoqatës ''Migjeni'', e deri tej atij në Wolkhaus, në Cyrih, ku ishim edhe ma shumë - edhe ma të ororganizuar, për herë të parë tok antarsia e LPK e LDK, më 28 11.'90, ku krahas planit kombtar për çlirimin e trojeve nën pushtimin sllav, me nji organizim të mirëfilltë - dikujt i lindi friga, se kush e ku do të fillonte lufta çlirimtare dhe ngutja e tyre ishte të kos vijnë në skenë ideatorët e vërtetë dhe të aftë e me përvojë theorike e praktike, gjoja si nji garë mes LPK-istëve e LDK-istëve dhe treni luftarak mbeti të niset në dy parë binarë: a) Kosova do të pavarësohet me dialog pacifist, e b) Kosova do të fillojë Luftë Çlirimtare zjarri.

    Mungesa e koordinimit të veprimtarëve të vërtetë, të zotët, në praktikë dështoi, ngase Lëvizja vijoi fshehtas, nga droja se po iu merr dikush tjetër avangarden dhe politika pacifiste tjerrte llafe, mbillte frigë në popull, se me luftë nuki fitojmë asgjë, pos humbje! Veprimtarët e vërtetë ishin të izoluar e injoruar, nga nisma e LÇ, LPK ishte e ndarë në dy pjesë kundërshtuese, e vetëm një grup pa koordinimin e forcave intektuale, që ishin shumë ma të ngritur se ata, vijoi me disa lidhje me pushtetin e Tiranës, sipas direktivave flutro e bje, e gjatë asaj kohe vakuum deri më 28 shkurt '98, dilte nji Bukosh e paraqitej se do të kishte mbi 300.000 ushtarë - karrshi politikës pacifiste - vetëm të tërhiqej vëmendja e popullit, se ai ishte shpëtimtari! Vijoi anarkia politike, derisa në varrimin e mësuesit Tahir Gecit, dolen tre ushtarë të UÇK-së dhe sinjalizuan popullin se ka Ushtri Çlirimtare!

    Pas disa aksioneve guerille aty-ktu në Kosovë, Tragjedia e Jasharajve, vulosi fillin e Luftës Çlirimtare, me Betimin se do të luftojmë deri në çlirim të plotë dhe ribashkim me Shqipërinë, që u proklamua prore gjatë luftës, deri me proklamatën e UÇK-së nga vet z. Jakup Krasniqi në gusht, '98, e nga prezenca e dy fraksioneve ushtarake (UÇK e FARK), tok me disa tjera gjoja të pamvarura, ku Hollbruku verifikoi se janë mbi pesë ushtri shqiptare në Kosovë - nga zori i luftës e shtetterrorit serv, pas disa pengesave akute, mes krerëve të luftës sonë, përkundër moskoordinimit të forcave intelektuale e ushtarake, kur mbeti vetëm shpresa e shpëtimit të Kosovës, iu dham krah UÇK-së si e vetmja shpëtimtare, përkundër Betimit, për çlirimin e plotë nga servo-sllavët dhe të ribashkimit të atdheut shqiptar, erdhi deri tek shprehja hamletiane (të jeshë o mos të jeshë) dhe nga frika e fuqive e dy blloqeve Lindje-Perëndim, se do të shkatrroheshin pesë shtete sllave e greke - pas përpjekjeve për nji Drejtori Politike të UÇK-së, qe nga thirrja ushtarake jona, se kush po vie drejtues - u ndryshua plani luftarak, me konferenca politike Rambuje etj., u plotësua ballanci politik Lindje-Perëndim, që vetëm Kosova të çlirohet, e me vijimin shqiptar, do të vijonin edhe dy lufta tjera UÇPMB e UÇKombtare dhe të përbirohemi nëpër labirinthin politik të fuqive edhe të realizohet qëllimi e filluar. Dihej se nuk do të përkrahej nga fuqitë perëndimore, asnjë luftë tjetër pos LÇKosovës dhe ndodhi shuarja e dy luftave tjera, në Kosovën lindore dhe në Illiridë.

    Duhet të thohet E VËRTETA HISTORIKE, se luftën çlirimtare e filloi Familja Jasharaj, deshtem a s'deshtem dhe politika amerikane, solli njohjen e UÇK-së botërisht, me përpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan, duke përvehtësuar shumë senatorë e deri tek presidenti Klinton, pas vrulleve të parreshtura demostrative shqiptare, piedestaleve politike amerikane - deri me urdhërin e Klintonit, pas Rambujesë, më 24.mars, 1999, për bombardimin e Beogradit e caqeve ushtarake serve, në Servi-Mal të Zi e Kosovë, për tre muaj rresht (ku mund të bëhej për tre ditë dhe nuk do të kishim ma shumë viktima lufte, se sa gjatë krejt luftës) edhe më 12 qershor, 1999, zbriten forcat e NATO-s në Kosovë, që merret Dita e Çlirimit të Kosovës!

    Gjatë gjithë kësaj rrëmuje politike e ushtarake në Kosovë, mbeten jashtloje gati të gjithë veprimtarët e vërtetë, ata ma të zotët e pendes e pushkes (brënda e jasht Kosoves) dhe dolen në skenë, ata që ishin krejt periferik, përveç Familjes Haradinaj e disa tjerave edhe Kosova duhej të zgjatte për 10 vite pas luftës, deri tek kjo pavarësi, me ata që pretendojnë të jenë ma intelektual, se sa intelektualët e vërtetë e të mirëfilltë dhe ashtu deshten edhe politikat e fuqive, të gjejnë vegla të ryre, që mos të iu prishin tymin e duhanit edhe Kosova të mbetet këtu ku osht sot - plot kundërthënie politike, plot fërkime flagrante, plot rreziqe nga zbrazja e vendit nga rinia ma shumë se paralufte edhe udhëhiqet me teke e huqe grupive e provinciale - nji Kosovë e mjerë pa punësime, pa ekzistencë fillestare - pa dritë-pabukë-papunë-paarsim të duhur, pa njohje të historisë së vërtetë të Luftës Çlirimtare, pa nji angazhim vlerësimi të intelektualëve të mirëfilltë! Sot osht nji Kosovë shtet që udhëhiqet bashibuzukçe, që iu shkon përshtati ma së mirit dredhive korruptuese e organizimeve kriminale ekonomike e politike!

    Postet profesionale i kanë jo-profesionistët, intelektualët udhëhiqen nga jo-intelektualët, e ky osht dënimi ma i madh për popullin e Kosovën e kombin në përgjithësi!

    Sa të zgjatë moskoordinimi përsëri i forcave intektuale të mirëfillta dhe ta zgjojë popullin nga ankthi e asgjësimi i vullnetit, se BAC S'U KRY, e të injorohen të aftit e të zotët profesionistë që kemi mjaftë edhe mund të kthehen edhe nga mërgimi, po të vlerësoheshin drejtë, e t'i thirrë VENDLINDJA eja në vendin tënd të punës që zotëron - Kosova do të kamufllojë, deri tek injorimi ndaj edhe Luftës Çlirimtare dhe të flasin edhe fëmijët: ku osht Kosova e Lirë!!!

    Duhet nji arkiv me aksione konkrete!

      Ora është Tue 19 Mar 2024, 10:37