FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...!

    shqipo
    shqipo
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! Empty FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...!

    Mesazh nga shqipo Tue 13 Jan 2009, 02:28

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...!
    12 January, 2009 08:28:00 Albania Today


    Në vazhdën e pasqyrës së vitit të kaluar lidhur me shfaqjet publike të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, Redaksia “SHQIPËRIA SOT”- “ALBANIA TODAY” prezanton përmbledhjen kronologjike të deklaratave, komunikatave, reagimeve dhe intervistave të drejtuesve të strukturave kombëtare, edhe gjatë vitit 2008.

    JANAR 2008
    Në çelje të vitit 2008, Sekretariati Vendimmarrës të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) reagoi në Deklaratën Publike nr. 1 (më 8 janar), e titulluar GRABITËSIT ME MASKA PO I ORGANIZON ARMIKU SLLAVO-GREK – ndaj rishfaqjes së bandave grabitëse me maska që përdorën emrin e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc) duke thirrur gjithë popullin shqiptar t’u kundërpërgjigjet hajdutëve. “sepse AKSH nuk e grabit popullin e saj, që e ka lindur dhe rritur, por grabitësit me maska kanë qenë dhe janë vegla të Serbisë dhe të armiqve sllavo-grekë, sepse vetëm këtyre armiqve dhe aleatëve të tyre iu intereson që AKSH-në ta paraqesin si gogol dhe ta komprometojë para popullit shqiptar dhe aleatëve tanë”,

    Sundimi ekonomik dhe politik greko-sllav mbi IRJM-në bëhet objekt i Deklaratës nr. 3 të datës 19.01.2008 të Kryesisë së këshillave të FBKSH-së në Luginë të Vardarit - ALEANCA SERBO-GREKE RREZIK PERMANENT PËR BALLKANIN...! Kjo aleancë është bërë shumë të rrezikshme për shqiptarët, sepse nga një anë, Greqia sundon ekonomikisht mbi IRJM-në, por më e rëndësishme për politikbërjen shqiptare, partitë politike shqipfolëse janë kapur në grackat e segmenteve shtetërore serbe që u komandojnë nëpërmjet koalicioneve me partitë politikë sllavo-maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMN (e udhëhequr nga pro-serbi Gruevski dhe e pastruat nga elementet pro-bullgare). Prandaj apeli i FBKSH-së që u bë partive politike shqiptare ishte që “urgjentisht të largohen nga aleancat e tyre me partitë pro-serbe [...] dhe të orientohen në drejtim të Piemontit shqiptar-Tiranës...”.

    Deklarata Publike nr. 3 – LARG DUART NGA POPULLI! të datës 18 janar 2008 u kërkoi grupacioneve kriminale të Partisë së Veprimit Demokratik (PVD) në Kosovën Lindore “të ndërpresin terrorin ndaj popullatës shqiptare [...] me çështjen e sajuar të TV Spektri” , duke i paralajmëruar aktorët kryesorë, në rast të kundërt se do të përballen me “drejtësinë kombëtare të popullit shqiptar”.

    Kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim Mitrovica u bëri thirrje shqiptarëve të mos dalin në zgjedhjet presidenciale të Serbisë dhe reagoi në prononcimin – JO ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË SERBI!, ndaj kryetarëve të atyre partive që nuk kanë thirrur bojkotimin e zgjedhjeve, sepse “fatin e tyre e kanë lidhur me Beograd”, konkretisht ndaj Riza Halimit, “deputeti i falur në Parlamentin e Serbisë” dhe dy bashkëpunëtorëve e tij të ngushtë, Skendër Destani dhe Shaip Kamberi.

    Situata politike në Kosovën Protektorat u bë objekt i Deklaratës nr. 5 të Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së (27 janar 2008) - PAKOJA AHTISAARI NUK E PËRCAKTON PAVARËSINË DHE SOVRANITETIN E KOSOVËS, POR PËRKUNDRAZI, ZËVENDËSON RI-KOLONIZIMIN E KOSOVËS NGA UNMIK NË EUMIK. Në këtë Deklaratë, FBKSH u hoqi maskat politikanëve shqipfolës të Prishtinës që “vazhdojnë të mashtrojnë popullin shqiptar [...] se gjoja shumë shpejt pavarësia na qenka vetëm çështje javësh” , sepse përmbajtja e pakos Ahtisaari vetëm ndryshon emrin e neokolonialistit – EULEX në vend të UNMIK. Po ashtu, në bazë të informacioneve në terren, u urdhërohej të gjithë strukturave të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) të zonës nr. 2 “të rrisin gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë të saj dhe të marrin në mbrojtje enklavat serbe në Kosovë”, të cilat Beogradi kishte qëllim t’i vë në shënjestrën terroriste të veprimeve sulmuese të kontingjentit të saj agjenturor, për t’i akuzuar shqiptarët, njësoj siç kishte vepruar në mars 2004, kur gjatë demonstratave mbarëpopullore të rinisë shqiptare, Serbia dogji kishat dhe manastiret “serbe” dhe për këtë inkriminoi më pas, shqiptarët.

    SHKURT 2008
    Pa dyshim se shtylla qendrore politike e vitit 2008 qëndron në momentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Megjithatë, zhvillimet e mëpasshme prej atij çasti do të dëshmojnë saktësinë e analizës së Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) që menjëherë pas teatrit bombastik të “shpalljes” reagoi, nëpërmjet Kryetarit të tij – Prof. Dr. Bashkim Mitrovica. “Kosova nuk i ka fituar aspak atributet e shtetësisë, siç trumbetonin
    pushtetarët shqipfolës në Prishtinë lidhur nga rrethet antishqiptare
    ruso-evropiane”, thuhej në prononcimin EVROPA NUK E KA KORRIGJUAR PADREJTËSINË HISTORIKE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR duke potencuar se riparimi i arbitrariteteve të Fuqive të Mëdha do të ndodhë vetëm kur shqiptarëve do t’u njeh “të drejtën për të vendosur lirshëm dhe pa asnjë ndërhyrje nga jashtë për të ardhmen e vet”.

    Para shpalljes së pavarësisë, FBKSH zbuloi se Serbia kishte për të thurrur fije ngatërruese agjenturore me qëllim operativ antishqiptar. Deklarata nr. 6 e datës 12.02.2008 të FBKSH-së – FBKSH DENONCON PLANIN OPERATIV SERB MBI KOSOVËN” zbardhi për opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar se Beogradi nuk kishte ndërmend të sulmojë ushtarakisht Kosovën, por enklavat serbe do të sulmoheshin me akte të ndryshme terroriste të kryera prej kontingjentit të shërbimit sekret serb (dhe të akuzohen shqiptarët për këtë) ashtu që popullatës serbe t’i inskenohet eksodin në zonën e Kosovës Lindore dhe në trysninë e saj, shqiptarët të shpërngulën prej vatrave të tyre. Aftësitë parashikuese të FBKSH-së dhe strukturave të saj do të provoheshin më vonë, kur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të fundit të marsit, ministri i punëve të jashtme të Serbisë foli tamam sipas pjesëve të planit operativ serb. Ndërhyrja e menjëhershme e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili, MINISTRI I JASHTËM SERB – JEREMIÇ PARALAJMËROI SKENARIN QË IA DENONCOI FBKSH (ku ai konstatoi përputhjen midis denoncimit të mëparshëm të FBKSH-së dhe shpifjeve e trillimeve të antishqiptarit Jeremiç) ia dogji Serbisë përfundimisht këtë kartë inskenuese që dëshmoi ende një herë se nuk ka asnjë mëshirë për popullatën civile, edhe kur është fjalë për serbët të stërmanipuluar që banojnë në Kosovë.

    Në Deklaratën Publike nr. 2 – NDARJA E KOSOVËS DHE LOJA DOMINO...!, Zëdhënësi Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili shprehu pozitën e Frontit për domosdoshmërinë e krijimit të kufijve etnike në Ballkan, duke filluar nga rikthimi i Kosovës së ngushtë në situatën para vitit 1956, pas të cilit Tito deshi t’ia ndryshojë balancën etnike me rritjen e numrit të serbëve (duke ia dhënë Kosovës Leposaviçi dhe Zubin Potoku, por JO MITROVICA VERIORE) dhe duke zvogëluar numrin e shqiptarëve (me zaptimin nga ana e Serbisë të Kosovës Lindore). Është për të vlerësuar faktin se në FORUMIN PËR KOSOVËN të organizuar nga Gazeta Shqiptare u diskutua mbi këtë Deklaratë: kur presidenti i Shqipërisë administrative z. Bamir Topi deklaroi se nuk beson në lojën domino, u ngritën Adem Demaçi dhe Edita Tahiri në përkrahje të zotit Adili, ashtu që z. Topi lëshoi mbledhjen gjatë pushimit...

    Më datën e 28 shkurtit 2008, në Deklaratën nr. 3 të Zëdhënësit Politik të FBKSH-së - MBATJA E KUVENDIT MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR, MË 10 QERSHOR 2008, DOMOSDOSHMËRI E KOHËS..!, z. Adili bëri apel për domosdoshmërinë e mbajtjes së Kuvendit Mbarëkombëtar Shqiptar më 10 qershor 2008 duke nënkuptuar nëpërmjët saj mobilizimin e të gjitha strukturave të FBKSH-së për mbledhjen e fondeve të nevojshme për zhvillimin me sukses të një kuvendi të tillë.

    Gjatë muajit shkurt u botua intervistën e kolonelës Saranda Toplica të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në revistën mujore AS të Shkupit, si dhe intervista e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili (më 24 shkurt 2008) për agjencinë tonë të pavarur, SHQIPËRIA SOT.

    MARS 2008
    Në muajin mars, gazeta sllavo-maqedonase “Veçer” fabrikoi se Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili qenka “spiun i CIA-s amerikane”, dhe në Deklaratën nr. 4 të datës , mohoi shpifjen.

    Më 6 mars, FBKSH po lëshon një telegram ngushëlluese familjeve të të prekur nga mbytja e një varke me 14 të rinj në Tiranë ...

    Zoti Adili dha gjithashtu, një intervistë që u botua në gazetën “Nacional”, kurse agjencia “SHQIPËRIA SOT” publikoi një intervistë me Kryetarin e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim Mitrovica.
    shqipo
    shqipo
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! Empty Re: FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...!

    Mesazh nga shqipo Tue 13 Jan 2009, 02:28

    PRILL 2008

    Duhet theksuar se në muajin prill kanë dalë dy raporte të organizatave ndërkombëtare - Këshilli i Evropës (KE) dhe Departamenti Amerikan të Shtetit (DASH) ku përmendën FBKSH-në dhe strukturat të tij. “Situata e sigurisë ne Kosovë ka qenë e qetë dhe relativisht e sigurt gjate javëve para zgjedhjeve. sidoqoftë disa provokime te vogla ishin një gjë te rëndomte, sipas KFOR-it. Më 5 tetor, një televizion lokal prezantoi një reportazh për një grup te Armatës Kombëtare Shqiptare) për disa njerëz te maskuar qe patrulluan në një prej rrugëve kryesore ne Kosovë. Një reportazh tjetër duke prezantuar njerëz të maskuar u dha në një prej zonave malore prej veriut te Kosovës. [...] Për këto arsye, zgjedhjet të vitit 2007 u mbajtën në një mjedis i tensionuar social e politik që ndikoi në një pjesëmarrje të ulet në zgjedhje dhe në një greminë të rrezikshme midis më shumë se 90 % të popullit shqiptar dhe politikanëve te Kosovës”, thuhet në raportin e Këshillit të Evropës. Ndërkohë që raporti i DASH po shkruante: “Gafurr Adili, i tha medias së Kosovës se anëtarët e AKSH ne disa qytete te Kosovës shpërndanë afishe duke kërcënuar me dhunë nëse grupi paramilitar serb Garda e Car Lazarit do të hynte ne Kosovë për përvjetorin e betejës se Kosovës më 1389. [...] Si rezultat, përfaqësuesi special te OKB-se dha një vendim ekzekutiv duke ndaluar Gardën e Car Lazarit apo ndonjë grup paraushtarak te vazhdoje aktivitete ne Kosovë. Përvjetorin kaloi pa asnjë incident.” . Mund të arrijmë në konkluzione të qarta mbi rolin vendimtar që i kanë pasur FBKSH dhe strukturat të tij në këto ngjarje të vitit të kaluar, në veçanti bojkotimi masiv të zgjedhjeve nga ana e popullit shqiptar në Kosovën e ngushtë (KE) dhe bllokimi i Gardës së Car Lazarit që nuk zhvilloi operacionet të veta për shkak të kundërpërgjigjes së rreptë të FBKSH-së dhe strukturave të saj(DASH).

    · Më datën 2 prill 2008, në Deklaratën nr.6 të Zëdhënësit Politik të FBKSH-së –

    SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE DUHET TË BOJKOTOJNË ZGJEDHJET E PUSHTUESIT DHE KOLONIZATORIT ME EMRIN SERBI ! bëhet thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të shtetit serb për shqiptarët në Kosovën Lindore duke i paralajmëruar partitë politike të mos bëjnë gabimin t’i thërrasin qytetarët në zgjedhje: “...kushdo që shkel vullnetin e sovranit popull dhe gjakun e dëshmorëve të kombit, dhe thërret popullin që të dalë në zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit me emrin Serbi, nuk bënë asgjë tjetër pos që i shërben armikut serb, bënë edhe një akt tradhëtie ndaj çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare, e cila kërkon zgjidhjen e saj përfundimtare dhe fatlume, ribashkimin kombëtar shqiptar”. · Deklarata Publike nr.7 e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së -

    JEMI NË PRITJE...!, bëhej në kontekstin e aksioneve të bandave kriminale serbe në dhe përreth Kosovës. Zoti Adili shqyrtoi qëndrimin e strukturave kombëtare se nuk do të bëjnë asnjë ndërhyrje nga ana e Armatës Kombëtare Shqiptare për qërimin e këtyre bandave, pa kërkesën zyrtare të institucioneve (vendore dhe ndërkombëtare) të Kosovës. Një ditë më pas, drejtuesit më të lartë të FBKSH-së, AKSH-së, SKSH-së lëshuan një SQARIM mbi Deklaratën Publike nr. 6, ku shpjeguan se arsyeja e mosintervenimit për asgjësimin e grupeve paraushtarake serbe është gjykimi se, në rast ndërhyrjeje, luftëtarët të njësive elitë të AKSH-së do të mund të vihen në rrezikun e një gërshëre duke qenë të sulmuar prapa shpinë edhe nga institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare (TMK-SHPK / KFOR). ·

    Në tërë kursin e vitit, por më shumë se kurrë në momentin e zgjedhjeve presidenciale serbe, u dëshmua se Kosova nuk është shtet të pavarur dhe sovran, gjë e ndriçuar para syve të popullit shqiptar prej Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, në Deklaratën nr. 8 -

    KOSOVA NUK KA PARVARËSI PËRDERISA ATY LEJOHET TË MBAHEN ZGJEDHJET E NJË SHTETI TË HUAJ, ME EMRIN SERBI…! (14 prill 2008): "Statusi aktual i Kosovës, sipas „Pakos Ahtisari", gjithçka mund të jetë, Protektorat i OKB-së (me emrin UNMIK), Protektorat i BE-së (me emrin EULEX) dhe Protektorat i Serbisë, por kurrën e kurrës JO shtet i pavarur e sovran, gjë kjo që vërtetohet edhe me rastin e lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve, qofshin këto parlamentare apo lokale, të Serbisë në „Republikën e Kosovës". · Prof. Dr. Çlirim Presheva, Drejtori i Drejtorisë Qendrore të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) kërkon në prononcimin

    “SHQIPTARËT DO TË KREMTOJNË VETËM FITORE...! më shumë angazhim nga ana e shqiptarëve për realizimin e ribashkimit të Shqipërisë:“Koha po punon vetëm për shqiptarët, por edhe ne shqiptarët duhet të punojmë për Shqipërinë, sepse nëse ne shqiptarët nuk do të punojmë për Shqiperinë dhe ribashkimin e të gjitha trojeve tona në një komb-shtet të vetëm, nesër nuk do të kemi të drejtë që t'i akuzojmë (siç jemi mësuar) të tjetër se pse nuk na ndihmuan në realizimin e aspiratës shekullore të popullit tonë dhe të amanetit të dëshmorëve të kombit tonë për realizimin e të drejtës sonë historike”. Ky është thelbi i filozofisë politike të çështjes kombëtare, mbi të cilin duhet të ndërtohet gjithë godinën organizative të lëvizjes kombëtare shqiptare. Edhe në këtë prononcim, edhe në një tjetër –

    TË BASHKUAR PËR FEDERALIZIMIN E "MAQEDONISË"...!, zoti Presheva trajtoi problemin e përçarjes së partive politike shqiptare në IRJM, duke i paralajmëruar liderët se “nëse vetëm një pikë gjaku shqiptari do ta derdhin për pushtetin e tyre pa shtet, kur këtë pushtet e ka pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas, le të mendohen shumë mirë, sepse këtë rradhë do të përballen me Strukturën Inteligjente të FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH)” ·

    Më 28 prill 2008, Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili lëshon për publikun e gjerë kushtrimin:

    KOMBI NË RREZIK DHE ATDHEU THËRRET, në një deklaratë që analizoi situatën politike në dy skajet të ndryshme të Shqipërisë, lidhur me shkeljet ligjore të kryebashkiakut të Himarës, Z. Bollano (që së paku duhej shkarkuar nga detyra nëse shteti do të funksiononte siç duhet) dhe zgjedhet e Serbisë në Kosovë që duheshin bokotuar nga institucionet e Kosovës dhe nga shqiptarët të Kosovëes Lindore. Në Deklaratë flitet për domosdoshmërinë e institucioneve vendore për presion ndaj partive politike që t’u bashkangjiten të gjithë programit të BDK-së për një koalicion të përbashkët dhe për federalizimin e “Maqedonisë”. Këto veprime qe do të duheshin realizuar ishin kundërpërgjigja e nevojshme për ndalimin me sukses të ofensivës së armiqve të kombit shqiptar dhe për avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, sepse sa kohë pushtuesit dhe kolonizatorët vazhdojnë të kenë një taktikë sulmuese, ndërsa shqiptarët rrinë në defanzivë dhe “mbrohen”, nuk do të arrihet objektivin e ribashkimit kombëtar shqiptar.

    MAJ 2008

    · Më 2 maj 2008, në Deklaratën Publike nr. 10, Zëdhënësi Politik të FBKSH-së, Gafurr Adili u kërkoi drejtuesve të partive politike shqipfolëse “të ndërpresin luftën psikologjiko-politike ndaj FBKSH-AKSH-së, ndryshe “ditën do t’ua bëj terr dhe natën ferr..” · Komunikata nr. 5 e Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH, e titulluar

    AKSH DO TË VEPROJË NËSE “REPUBLIKA E KOSOVËS DO TË SULMOHET NGA SERBIA DHE BANDAT E SAJ...!, trajton dy probleme të rëndësishme. Së pari, sa kohë Kosova nuk do të jetë e rrezikuar nga Serbia dhe bandat e saj dhe për sa kohë <<sigurinë dhe kufijtë e “Republikës së Kosovës” do t’i mbrojnë dhe sigurojnë institucionet e KFOR-it>>, AKSH nuk do të veprojë. Pikë së dyti, në çështjen e kufijve midis Kosovës dhe IRJM-së nuk ishin implikuar trupat e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), por persona me tendenca manipulimi i të fshatarëve, për të ngritur prapë në Sobranien sllavo-maqedonase. ·

    Më 13 maj, në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare sllavo-maqedonase dhe dhunën e inskenuar nga shefat e partive politike në trpjet shqiptare nën IRJM, zoti Gafurr Adili leshoi Deklaratën nr. 12 –

    SHQIPTARË, MOS U VRISNI PËR PUSHTET KUR SHTETIN (ARRËN DHE ÇEKANIN) E KANË PUSHTUESIT DHE KOLONIZATORËT SLLAVO-MAQEDONAS. · Kur titistët brenda Parlamentin e Kosovës donin të hoqën ditën e 28 nëntorit si festë kombëtare shqiptare, Zëdhënësi Politik të FBKSH-së reagoi në Deklaratën Politike nr. 13 (20 maj 2008) -

    HEQJA E 28 NËNTORIT SI FESTË KOMBËTARE AKT I TURPSHEM…!, duke theksuar: "Festa Kombëtare e 28 Nëntorit simbolizon shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë, jo vetëm të kësaj Shqipërie Londineze prej 28 mijë kilometra katrorësh, por të asajë Shqipërie Natyrale, të katër vilajeteve shqiptare [...]prandaj këtë festë kombëtare shqiptarët e kanë festuar edhe në kohët më të vështira të obskurantimit titisto-rankovicist dhe milloshevician, për çka edhe janë dënuar dhe syrgjynosur nëpër kazamatat jugosllave, por kurrën e kurrës nuk kanë pranuar që t’iu mohohet Festa Kombëtare e 28 Nëntorit“ · Më 23 maj, me rastin e vdekjes se Dritan Hoxhës, pronari i grupit mediatik Top Media, FBKSH lëshoi një telegram ngushëllimi. · Në Deklaratën Publike nr. 14,

    KRIJESËN ARTIFICIALE ME EMRIN MAQEDONI E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ...!, Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili, iu propozoi të gjithë faktorëve (shqiptar, sllavo-maqedonas, bullgar, ndërkombëtar) federalizimin e krijesës artificiale FYROM. Faktori sllavo-maqedonas të mbledhur rreth Gruevskit kishte ndërmend (dhe u zbulua këtë nga strukturat inteligjente të FBKSH)-së, që pas zgjedhjeve të 1 qershorit, të lëshojë propozimin për federalizimin e Maqedonisë “ndaj të cilit do t’i kundërpërgjigjemi me të gjithë strukturat e FBKSH-së. Prej kësaj kuptojmë se federalizimi i Maqedonisë është parë nga ana e strukturave kombëtare shqiptare si hap taktik për avancimin e situatës kombëtare të popullit shqiptar nën pushtim dhe kolonizim sllavo-maqedonas. Zoti Adili përsëriti gjithashtu thirrjen e lëshuar më 13 maj kundër vëllavrasjes të inskenuar zgjedhore.

    QERSHOR 2008

    Në muajin qershor u zhvillua Mbledhja Parakuvendore e Kuvendit Mbarëshqiptar , më datën 14-15 qershor. Dihet se iniciativa e zhvillimit të këtij Kuvendi ishte e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) që më vitin 2005 organizoi mbledhjen prej të cilit doli Këshilli Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar. Prandaj e kemi trajtuar këtë ngjarje edhe në pasqyrën e vitit 2008 për Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH). GUSHT 2008
    Në Deklaratën Publike nr. 19 e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili – SEGMENTET SERBE PO PËRGATISIN SKENARE TË NGJASHME ME BRODECIN!, më 6 gusht 2008, po jepen informacionet e zbuluara prej Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) për skenarët e segmenteve pro-serbe në IRJM që donin të krijonin “një Kondovë apo një Brodec të ri”.

    · Më tutje, në Komunikatën nr. 5 e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së u dha informacionin së krimineli serb Ratko Mladiç, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid, ndodhet në malet e Kumanovës, i shoqëruar nga bandat e “Car Lazarit, i veshur si bari, por që oficerët e SKSH të ngarkuar me kapjen e tij, nuk arritën ta arrestojnë, duke hyrë në konfrontim të hapur me bandat serbe. ·

    Komunikata 5 e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së të datës 8 gusht –

    LUFTËTARËVE TË AKSH RREPTËSISHT IU ËSHTË NDALUAR TË KËRKOJNË PARA NË POPULL” referohej në një artikull të gazetës “Kosova Sot” se dy individë kishin pranuar gjatë hetimeve se kanë kërkuar para në popull në emër të AKSH-së. Ashtu që, Zoti Adili deklaroi se, “nëse dy të sipërcekurit kanë vepruar kështu [...], ata do të jenë të detyruar të japin llogari edhe para organeve ndëshkuese të AKSH-së.” ·

    Në Komunikatën publike nr.6 e Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) –

    SERBIA KËMBËKRYQ PO QËNDRON NË KOSOVËN TONË MARTIRE – po analizohet karakterin e vërtetë e strukturës së ardhshme “Forcat e Sigurisë së Kosovës” e cila do të përbëhet vetëm nga ish bashkëpunëtorët e Beogradit. “Në procesin pararekrutues ata kanë kontaktuar të gjithë oficerët shqiptarë të ish APJ-së, gjë që nënkuptohet se përzgjedhja e kandidatëve të KSK do të bëhet në bashkëpunim ne BIA-në (UDB-ën) serbe. Në pjesën e dytë të Komunikatës, u tërhiqet vëmendja disa shqipfolësve: një bashkëpunëtor i Ratko Mladiçit prej Kumanovës dhe disa veta në Tiranën të cilët <<në emër të patriotizmit po sabotojnë FBKSH-në dhe strukturat e tij>>, të tërhiqen nga kjo rrugë e trupit.
    shqipo
    shqipo
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! Empty Re: FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...!

    Mesazh nga shqipo Tue 13 Jan 2009, 02:29

    SHTATOR 2008 ·

    Për faktin se politikanët, mass-media etj. po përdorin shprehejen e shpikur nga kuzhinat sllavo-greke “Shqipëria e Madhe”, Zëdhënësi Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili, lëshoi më

    THIRRJEN PUBLIKE - SHQIPËRIA E MADHE KA QENË DHE MBETET NJË SHPIKJE DHE NJË AKUZË E QARQEVE SLLAVO-GREKE, ku u kërkua që “ky nocion dhe kjo akuzë sllavo-greke, për Shqipërinë dhe për shqiptarët, si dhe për FBKSH-në, njëherë e përgjithmonë të hiqet nga fjalori politik dhe propagandistik” ·

    Më 17 shtator 2008, policia sllavo-maqedonase arrestoi luftëtarin më i vjetër në moshë prej rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Ramazan Bajrami – komandant ASKERI me akuzën qesharake “armëmbajtje pa leje”.

    Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr.Gafurr Adili, në Komunikatën Publike nr. 7 –

    ALI AHMETI, SA HERË HYP NË PUSHTETIN SLLAVO-MAQEDONAS, I LIKUIDON DHE I ARRESTON ISH-LUFTËTARËT E TIJ, denoncon këtë akt dhe të tjera të kryera nga Ali Ahmeti, që i përmbush ashtu siç u pelqen më shumë shefave të tij sllavë, detyrimet për arrestimin apo likuidimin e ish luftëtarëve të UÇK-së. Komunikata nr.7 u shpërnda edhe në radhët e protestuesve të mbledhur në Kërçovë për të protestuar kundër burgosjes së komandant Askerit. · Në Deklaratën Publike nr. 9 të Zëdhënësit Politik të FBKSH-së të datës 29 shtator, Gafurr Adili denoncoi publikisht procesin e formimit të më shumë “kombë” prej shqiptarëve, sipas projektit të realizuar me kombin gjerman dhe, krahas ndarjeve territoriale të padrejta, të krijohen identitete kombetare të tjera ose nëpërmjet shkëputjes nga trungu shqiptar – si në rastin e “kombit kosovar”, ose nëpërmjet asimilimit sllavizues (shqiptarët nën pushtim dhe kolonizim sllav). ·

    Më 31 shtator, në momentin kur kërkesa serbe për shqyrtimin e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës u pranua nga Këshilli i Përgjithshëm për diskutim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar lëshoi Reagimin nr. 5, ku u kundërpërgjigj me argumente ndaj shpifjeve serbe kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe iu bënë kërkësa konkrete Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për “njohjen e se drejtës së vetëvendosjes popullit shqiptar, shpalljen e pavlefshme të kërkesës serbe”, hedhjen poshtë të kërkesës serbe dhe “njohjes së statusit të lëvizjës çlirimtare dhe antikoloniale Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar”.

    TETOR 2008

    Në muajin tetor, Sigurimi Kombëtar Shqiptar zbuloi se serbët kanë themeluar edhe një organizatë terroriste me emrin ''Srpski Izvor-Burimi Serb'', udhëheqës i së cilit është Predrag Stamenkoviç.

    NËNTOR 2008

    Komunikata e FBKSH-së, e datës 12 nëntor –

    KËSHILLI ORGANIZATIV I KUVENDIT MBARËKOMBËTAR, INSTITUCIONI QË NA BASHKON TË GJITHË...! trajtoi faktin se Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHAIBK) nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e strukturave të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, por të dy organizatat, bashkë më shumë faktorë të tjerë, shoqata dhe intelektualë, veprojnë dhe bashkërëndojnë në kuadrin e Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar. ·

    Komunikata nr. 10 e FBKSH-së (11 shtator) ripërsëriti qendrimin e FBKSH-së se Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) “nuk ka vepruar aty ku veprojnë uniformat e ushtrive shqiptare dhe të aleatëve tanë në Kosovë (KFOR). Prej kësaj buron logjikisht rrjedhimin se çdo individ apo grup që përdor emrin, emblemën dhe uniformën e AKSH-së dhe më keq, plaçkit popullin shqiptar, veprojnë jashtë infrastrukturës ligjore e strukturave kombëtare, vetëm “për përbaltjen e FBKSH-së dhe të idealit të ribashkimit kombëtar shqiptar”.

    Komunikata nr. 11 e FBKSH-së,

    SHPËRTHIMI NË PISHTINË NUK ËSHTË VEPËR SHQIPTARE, POR ËSHTË VEPËR E QARQEVE SEKRETE SERBE NË KOSOVË...! të datës 16.11.2008 nxori në pah burimin real e shpërthimit të ndodhur në Prishtinë pranë godinës së Përfaqësuesit Civil të Bashkimit Evropian Piter Feit, që nuk mund të vinte prej shqiptarëve, por vetëm prej kontingjentit të sigurimit serb në Kosovë që edhe në të kaluarën kreu akte të tilla terroriste. ·

    Në Komunikatën nr. 12 e FBKSH-së,

    KUVENDI I TRETË (I JASHTËZAKONSHËM) I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR DO TË MBAHET GJATË PRANVERËS SË VITIT 2009 informon për vendimin e Sekretariatit Vendimmarrës të FBKSH-së për mbajtjen e Kuvendit të tretë (të jashtëzakonshëm) të Frontit, si dhe hapat që duhen ndjekur gjatë vitit 2009 nga këshillat e nënzonave të FBKSH-së dhe çdo anëtar deri në momentin e mbajtjes së tij.

    Në muajin nëntor, Zëdhënësi Politik i FBKSH+ë lëshoi dy deklaratë politike: e para, (më 27 nëntor 2008) kundër manipulimeve të shtypit shqiptar se poliagjenti Ismet Kryeziu qenka “epror i AKSH-së” dhe e dyta (më 28 nëntor 2008) lidhur me sajesën e Serbisë në Kosovë, e quajtur “Armata për Republikën e Kosovës” që gjoja kishte marrë përgjegjesinë për shpërthimin në Prishtinë pranë selisë së Piter Feitit dhe që vetëm vërtëton saktësinë e Dekaratës nr. 11 mbi burimin sllav të këtij akti terrorist.

    Komunikata nr. 13 e FBKSH-së -

    QEVERIA E UNITETIT KOMBËTAR TË KOSOVËS IMPERATIV DHE DOMOSDOSHMËRI E KOHËS..! të datës 25 nëntor 2008 i kërkoi qeverisë Thaçi të jep dorëheqje dhe të gjithë drejtuesve shqiptarë të shkojnë në Tiranë, të konsultohen me Zëdhënësin Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili dhe bashkë të krijojnë qeverinë e unitetit kombëtar, e kryesuar nga FBKSH. Kryetari i FBKSH-së Prof.Dr.Bashkim Mitrovica ripërsëriti thirrjen për krijimin e kësaj qeverisjeje në Kosovë më 31 nëntor 2008, duke paralajmëruar në të njëjtin dokument se lufta, këtë rradhë do të zhvillohet në brendësinë e Serbisë e jo në trojet të Shqipërisë Etnike.

    DHJETOR 2008

    Më 21 dhjetor 2008, lëshohet një Telegram Përshëndetës, ku FBKSH falenderon në emrin e drejtuesve dhe anëtarëve të FBKSH-së dhe strukturave të tij, për zbulimin e lapidarit të Liridon Dermakut, i cili ka flijuar jetën duke qenë në detyrë në radhët të Armatës Kombëtare Shqiptare. ·

    Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, mr. Gafurr Adili botoi Deklaratën Publike të datës 12 dhjetor 2008, ku mbështeti dy propozime taktike avancuese të dy partive politike në Luginën e Vardarit (BDSH dhe BDK), dhe kërkoi bashkimin e tyre në një organizim të vetëm. · Arrestimet e ish – luftëtarëve të UÇK-së në Preshevë, të shoqëruar nga një dhunë dhe një terror policor të theksuar, sollën reagimin e menjëhershëm të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, i cili në Komunikatën Publike nr. 1 e Këshillit të FBKSH-së në Kosovën Lindore -

    DHUNA SERBE MBI SHQIPTARËT E PRESHEVËS EDHE NJË HERË DËSHMOI DHE RIDËSHMOI SE BISHA E PLAGOSUR, ME EMRIN SERBI, PO E PARANDJEN NGORDHJEN E SAJ PËRFUNDIMTARE, PRANDEJ EDHE PO BËHET SHUMË E RREZIKSHME NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS LINDORE !,

    të datës 26 dhjetor 2008 i kërkoi deputetit shqipfolës Riza Halimi të jep dorëheqje prej postit të vet në Parlamentit serb, bashkimin e faktorit të përcarë politik shqipfolës në Kosovën Lindore, reagimin e Tiranës dhe Prishtinës. · Gazeta “Express” të Prishtinës ka botuar një intervistë të Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! Files.php?file=fbksh_vitiri_391543999

    Sponsored content


    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...! Empty Re: FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...!

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Tue 19 Mar 2024, 14:09