Ende kemi një Shqipëri kombëtarisht të cunguar!
CILI ËSHTË STATUSI I KOMBIT SHQIPTAR SOT?!
Shkruan: Akademik Esat Stavileci *
________________________________
Shtruarja e temës
Kësaj rradhe nuk është tema që përzgjodhi kohën, por e kundërta, koha që e përzgjodhi temën. Tema është mjaft serioze që t’i qasësh në “mënyrë relaksuese”; është mjaft tensionuese që t’i qasësh në “mënyrë krejt të qetë”; është mjaft e ngrohtë që t’i qasësh në “mënyrë krejtësisht të ftohtë”. Gjendja në të cilën ndodhet sot çështja shqiptare përgjithësisht, 95 vjet pas Pavarësisë së Shqipërisë, kërkon një shqyrtim të veçantë: më shumë politik, se historik; më shumë meditues, se verbalizues; më shumë kritik, se oportunizues, sepse :
· edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, përkundër zhvillimeve, veçanërisht në disa segmente të veçuara të saj, siç është rasti me Kosovën, çështja shqiptare vazhdon të jetë ende me ca të panjohura;
· edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët ende jetojnë të pjesëtuar për gjashtë;
· edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarëve ende u mungon një strategji kombëtare se si t’i qasen realizimit të objektivave të tyre kombëtare;
· edhe 95 vjet prej Pavarësisë së Shqipërisë, çështja shqiptare ende nuk kundrohet dhe nuk shtrohet si një dhe e bashkuar, prandaj ende kemi:
një Shqipëri kombëtarisht të cunguar;
një Kosovë, pa status të përkufizuar dhe një pjesë të saj përfundimisht të paçliruar;
një Kosovë Lindore, nga të huajt të sunduar;
një entitet shqiptar në Maqedoni, të pabashkuar;
një komunitet shqiptar në Mal të Zi, kombëtarisht të paemancipuar;
një Çamëri, pothuajse të harruar;
shqiptarët në Turqi, gati të asimiluar;
një mërgatë shqiptare, partiakisht gati të shpartalluar;
një diplomaci shqiptare, ende të paunifikuar;
një politikë kombëtare, ende të paformësuar.
Thelbi i fjalës sime nuk është shprehja e skepticizmit ose mbjellja e mosbesimit për të ardhmen e shqiptarëve, sepse po të thuhej fjala e fundit, e para, në të ardhmen më të afërt ose më të largët, Ballkanin do ta dominojnë shqiptarët, por mobilizimi për ti bërë realitet objektivat tona, për t’i shfrytëzuar rrethanat e kohës në të cilën po vendoset për fatet e popujve.

Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj
» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli
» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa
» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik
» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA
» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA
» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH
» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29
» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU