FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA

    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA Empty NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA

    Mesazh nga AGU Sun 15 Feb 2009, 01:41

    Nezir Myrta / NJË SHTET NË SHEKULL – KOSOVA








    Në Ditën e Pavarësisë të Kosovës, 17 Shkurt, 2008!






    Ditët Historike Shqiptare, derisot ishin shumë të rralla, nganjëherë në
    shekull! Kongresi i Manastirit 1908 dhe Pavarësia e Kosovës 2008, janë Dy Datat
    më të rëndësishme Historike Shqiptare! Viti 1908, shenon përgatitjen e nismën për kryengritjen
    shqiptare, Luftën e Kaçanikut (1910), kundër ushtrisë turke, menjëherë pas Kongresit
    të Manastirit, të drejtuar nga Idriz
    Seferi, Isa Boletini...’’Kaçanik ty të raftë pika / nandë sahat tu u pre me
    thika’’ ...’’ka ra kali me not n’gjak’’, një shekull gjak, kundër dy pushtuesve
    ma të egjër turk e sllav, deri më 2008, me shpalljen e Pavarësisë të Kosovës, e
    sotetutje: me Kosovën Lindore ende të pushtuar, Me Shqipërinë Lindore, deri në Manastir
    e Prespë, e deri tej Janinës, Arbania Shqiptare, ende nën pushtimin grek, e me
    Malcinë e Mbishkodres, deri në Tivarin Historik, ende nën pushtimin malazias!


    Viti Historik 1908, i priu viteve
    tjera historike, atij 1911, Kryengritja e Malcisë, shpallja e Flamurit Kombëtar
    Shqiptar në Deqiç, nga Kelmendasit heroik, e Dedë Gjon Luli, ku mund të merret
    Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë edhe në pamundësi të realizimit historik,
    nga shtypja e invazionit sllav mbi tokat shqiptare – një vit ma vonë, 1912, nga
    Ismail Qemali, në Vlorë, u bë Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë! Ky iswhte
    Shekulli ma Historik Shqiptar, duke mos anashkaluar as shekujt e maparshëm, atë
    Shekullin Tragjik të Toplikut e Abllanikut, zhbimjen e shfarosjen e gjithë
    popullësisë shqiptare nga vatrat stërgjyshore, deri në Citibardhin e Bardhyllit
    parahistorik, Luftërat ma të përgjakshme në Toplik e Abllanik (1874-1876), kur
    u vendosen ardhacakët rashkët (rusët), dhunshëm në territoret shqiptare (vonë
    me emrin, etninomin serv) dhe u pushtua Dardhania antike! Atë shekull e bën
    madhështor, Lidhja e Prizreni (1878-1881), ku u shtyp dhunshëm për Dy Krahësh
    armiq, e nuk mundi të mbetet Prizreni Historik - Shpallja e Pavarësisë të
    Shqipërisë, nga Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi...që duhej të
    ishte me të drejtën historike shqiptare!


    Molla e Kuqe - Guri i Shpuar,
    tek Naissa (Nishi), mbetet kufiri shqiptaro-serv, nga Vilajeti-Krahina e
    Shkupit (që tevona u ndryshua, si vilajeti i Kosovës), e mbeti vetëm emri i një
    krahine titiste – Kosova e sotme, ku pas të gjitha gjakderdhjeve historike
    shqiptare, më 17 Shkurt, 2008, shpalli pavarësinë, me inisiativen e Luftës
    Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ndihmen e botës demokratike perëndimore,
    kryesisht amerikane, pas veprimeve ushtarake të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës
    – 12 Qershor, 1999!


    Këto fakte mbahen mend fortmirë, e
    duhet kuptuar drejtë historinë, e të drejtën për ribashkimin t tokave
    shqiptare, deri në realizimin e plotë – një shtet shqiptar në Ballkan, ku
    përkundër interesave politiko-diplomatike tjera, e drejta e vetëvendosjes të
    kombit shqiptar, është e patjetërsueshme dhe nuk mund tëketë Ballkan të lirë e
    të qetë – pa kombin e lirë e të ribashkuar shqiptar!


    Pavarësia e Kosovës (17. Shkurt,
    2008), është shtet njëherë në shekull, një shtet në shekull, një shtet i ri
    shqiptar, që përkundër fërkimeve politike të ditës, ku qëllimet shihen hapur,
    anipse për dikend duken të nëndheshme – vetëm për t’i harruar tokat tjera nën
    pushtimin sllav: Preshevë, medvegje e Bujanoc – Shqipëri Lindore nën fallson
    irjm – Malcinë e Mbishkodres, e deri tek Çameria – për të harruar dy fjalët:
    Tivar e Prevezë!


    Kosova shtet sovran dhe i pavarur,
    po kalon ditët tranzitore të shtetësisë, përkundër një pushteti të brishtë, nën
    mbikëqyrjen ndërkombëtare, e vendosur dhe e plotfuqishme, e pakontestueshme,
    anipse nën divergjencat e një shteti të ri multietnik (duke vendosur një rend
    demokratik bashëkohor dhe duke treguar një siguri për pakicat, që kryesisht, e
    gabimisht sikur sigurohet veç pakica serve me as 5% të Kosovës)! Në këtë vijë
    politike, Kosova po ecën me të gjitha vështirësitë e brëndshme e të jashtme, me
    ndihmen e botës demokratike, derisa të bëhet plotësisht e zonja e vetvetes –
    por, decentralizimi dhe eksterritorialiteti, janë dy pika të kontestueshme për
    Kosovën, sepse ose të ketë për të gjitha etnitë, ose për asnjë! Kjo e rëndon
    situatën, që ndanë vendin, e bën pakicën serve 5 % një hegjemoni, e në të
    njetën mënyrë, nxitë Kosovën, që edhe ajo të lidhet me Shqipërinë, në të
    njejten kohë dhe pyetja është: ku e çon Kosovën decentralizimi e
    eksterritorialiteti vetëm për servët pakicë, që po zbatohet në vitin e parë të
    pavarësisë së saj? Përgjegjen e din
    secili shqiptar, me vetëdije të plotë kombëtare!


    Viti i Pavarësisë të Kosovës,
    17.Skurt,2008-17.Shkurt,2009, Viti Historik i Kosovës, është vazhdimësi e
    mundshme historike, duke treguar historikisht – kaq bëmë dhe kemi edhe shumë
    për të bërë, është ofshamë e bukur edhe
    për trevat tjera shqiptare ende nën pushtim e okupim, ende në pamundësi ta gëzojnë të gjithë shqiptarët një shtet – një
    komb ballkanik! Urime Kosovë Shtetësinë njëvjeçare, je Djepi i Dardhanisë dhe
    fat e bashkim kombit shqiptar! Shpresojmë të mos përsëritet ma shumë historia!



    Një shtet në shekull –
    Kosova!

    14. Shkurt, 2009.

      Ora është Mon 20 May 2024, 16:41