FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË

    shqipo
    shqipo
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË Empty FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË

    Mesazh nga shqipo Wed 13 May 2009, 19:03

    FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR-FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE, PRISHTINË


    Kryesia qendrore e zgjeruar për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), e zonës nr. 2 Kosova Histroike, në Prishtinë, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me Komunikatën e “Sekretariatit Vendimmarrës” të datës 10 maj 2009, të nënshkruar nga zëdhënësi i FBKSH-së z. Adil Gafurri Në mbledhjen e sipërpërmendur merrnin pjesë të gjithë kryetarët e nën zonave të zonës nr. 2 Kosova Historike, si dhe anëtarë tjerë të kryesisë me detyra të caktuara e të rëndësishme në FBKSH të zonës nr. 2 Kosova Historike. Pasi u njoftuan të gjithë të pranishmit me përmbajtjen e Komunikatës si edhe të leximit të disa mesazheve telefonike ndërmjet të disa anëtarëve të kryesisë dhe të z. Gafur Adilit, u morën këto qëndrime:
    Lidhur me arsyetimin e parë në Komunikatë, kryesia e zonës nr. 2 Kosova Historike nuk pajtohet që platforma politike e z. Koça Danaj, të jetë udhërrëfyes i FBKSH-së, AKSH, SKSH dhe FKSH për pa u analizuar mirë e mirë nga strukturat e sipërpërmendura dhe konform saj, organet kompetente të marrin vendim meritor. Lidhur me arsyetimin e dytë në Komunikatë, kryesia e zonës nr. 2 Kosova Historike asnjëherë nuk ka thënë e aq më pak ka vepruar jashtë akteve normative të Rregullores së punës së FBKSH-së me organet e saj . Domethënë si atëherë sikur edhe sot FBKSH-ja dhe SHAIBK-ja kanë vepruar në frymën e akteve normative dhe në frymën demokratike dhe asnjëherë në kundërshtim me Ligjin. Anëtarësia e gjerë e FBKSH-së në zonën nr. 2 Kosova Historike gjithherë ka qenë dhe është për një RIBASHKIM KOMBËTAR, respektivisht për një Shqipëri Etnike. Këtë qëllim ne të zonës nr. 2 Kosova Historike dhe jo vetëm ne, jemi zotuar dhe betuar për ta realizuar me ju ose pa ju z. Gafur Adili. Prandaj me këtë rast po e përcjellim vendimin e përgjegjësve të gjitha nën zonave dhe strukturave të zonës nr. 2 Kosova Historike se Komunikatën tuaj e hedhim poshtë dhe si të tillë e shpallim të pavlerë, Lidhur me sugjerimin tuaj që të themelohet një parti politike në kuadër të FBKSH-së për zonën nr. 2 Kosova Historike, është e papranueshme.
    Mirëpo pasi që është marrë qëndrim që të veprojmë edhe politikisht atëherë do të veprohet në frymën e akteve normative dhe të Rregullores së punës së FBKSH-së si Formacion Politiko-Ushtarak dhe asgjë më shumë. Pas të gjitha diskutimeve janë nxjerrë edhe këto konkluzione: E para: Pse të nxjerrët një vendim i një anshëm për moratorium të FBKSH-së dhe të strukturave të saja e posaçërisht të thuhet se këtë vendim për moratorium të përkohshëm e ka marrë sekretariati vendimmarrës. Pse është manipuluar me anëtarët e sekretariatit vendimmarrës në nivel qendror të FBKSH-së, kur dihet se ajo mbledhje e atij sekretariati nuk ka pasur kompetenca për vendime të tilla.
    Ne si organizëm politiko-ushtarak, kombëtar ku sipas platformës së saj në asnjë mënyrë nuk e rrezikojmë, nuk e dëmtojmë interesat vitale kombëtare dhe shtetërore as të Republikës së Shqipërisë e as ato të Republikës së Kosovës, qoftë në kuptim të brendshëm qoftë në kuptim të jashtëm ta ndalim aktivitetin tonë. Duhet thënë edhe këtë se mbledhja e fundit e Sekretariatit vendimmarrës në të cilën thirret z. Gafur ADILI ishte jo legjitime, për vet faktin se i njëjti nuk ka kompetencë të marrë vendime të rëndësishme siç ishte Komunikata përfundimtare e datës 10 maj 2009. Vendime të rangut të tillë do të mund të merrte vetëm kuvendi( i treti i radhës që duhej të mbahej gjatë këtij viti)i FBKSH-së gjë që zona nr. 2 Kosova Historike ishte në përfundim të Kuvendit të dytë në të cilin kuvend do të dilnin konkluzione dhe do të merreshin vendime të rëndësishme.
    Shtrohet pyetja: përse nuk u prit që gjërat të shkonin në Kuvend e aty të merreshin vendimet meritore? Kujt i ngutej dhe pse? E dyta: Në mbledhjen e fundit të sekretariatit vendimmarrës ishte prezent edhe anëtari dhe zëvendës kryetari i FBKSH-ës nga Kosova z. Alban Kosova, dhe me kujdesin më të madh ka përcjellë të gjitha diskutimet, dhe konkluzionet e dala nga ajo mbledhje. Duhet thënë se në mbledhje nga 8 anëtarë të sekretariatit vendimmarrës prezantonin 5 anëtar. Personat që janë nënshkrues të Komunikatës përfundimtare, nuk kanë qenë prezent në atë mbledhje, por edhe sikur të ishin prezent, në atë mbledhje nuk është diskutuar dhe aq më pak nuk është nxjerrë kurrfarë konkluzioni lidhur me nevojën e ndërprerjes së aktivitetit të FBKSH-së ose të shpalljes së moratoriumit të përkohshëm të FBKSH-së dhe strukturave të saj.
    Në atë mbledhje është diskutuar për nevojën e ndryshimit të strategjisë për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur sidomos pas datës 17. 02.2008, respektivisht pas Pavarësisë së Kosovës si edhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në strukturat e Aleancës Veriatlantike-NATO. Në atë mbledhje është raportuar puna dhe zhvillimet e gjertanishme që janë bërë gjatë mbajtjes së Kuvendeve të nën zonave të Kosovës si edhe përgatitja që bëhet për mbajtjen e Kuvendit të zonës nr. 2 Kosova Historike. Nga ne është kërkuar që kur të mbahet Kuvendi i zonës nr. 2 të Kosovës Historike të ftohen veprimtarët dhe zyrtarët e FBKSH-së edhe nga Tirana, sepse në atë mbledhje të Kuvendit duhet të merren vendime të rëndësishme sidomos ngaqë në atë Kuvend do të hedhet ideja edhe për themelimin edhe të një krijese politike në kuadër të FBKSH-së, në mënyrë që të mos na del nga dora si SHAIBK-ja në Tiranë, kështu edhe u vendosë.
    Shtrohet pyetja: Prej nga doli ideja që FBKSH-ja dhe strukturat e saj duhet ta shuajnë aktivitetin përkohësisht, prej nga doli që platforma politike e punuar nga atdhetari Koço DANAJ, të jetë udhërrëfyes për FBKSH-në kur dihet se në atë mbledhje nuk është përmendur fare ajo platformë. E treta: Ne mendojmë se Platforma e sipërpërmendur e përgatitur nga atdhetari dhe patrioti i madh Koça DANAJ do të ishte mirë sikur të analizohej mirë nga nën zonat e zonës nr. 2 Kosova Historike. E katërta: Duke u bazuar në të gjitha këto që u thanë më sipër, si edhe ajo se çka shkruan në Rregulloren e organizimit të FBKSH-së del se kjo Komunikatë e datës 10 maj 2009 ka sjell dëm të madh politik në gjithë strukturën e FBKSH-së. Fundja ne mendojmë se përveç Kuvendit të Përgjithshëm të FBKSH-së askush tjetër nuk ka kompetenca për nxjerrjen e vendimeve të tilla edhe sikur të ishte kuorumi mjaftueshëm i Sekretariatit për vendimmarrje.
    Duke u bazuar në të gjitha këto që u than më sipër kryesia qendrore e FBKSH-së të zonës nr. 2 Kosova Historike nxjerrë këtë:
    V E N D I M 1. Nuk pranohet Komunikata Përfundimtare e “Sekretariatit Vendimmarrës” të FBKSH-së e datës 10 05.2009 në Tiranë dhe si e tillë hidhet poshtë aq më tepër kur dihet se sekretariati në fjalë nuk ka kompetenca për nxjerrjen e vendimeve të tilla. Atë vendim mund ta marrë vetëm Kuvendi i Përgjithshëm i FBKSH-së, Kuvend i cili do të mbahej këtë vit.
    2. Moratoriumi i FBKSH-së si organizatë politiko-ushtarake, kombëtare, demokratike e paqësore nuk mund të jetë i pranueshëm për anëtarësinë e FBKSH-së brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike, sepse është manipuluar me anëtarët e sekretariatit vendimmarrës, duke u thirrur në emrin e tyre. Vendimi për moratorium të FBKSH-së ( si organ sovran juridiko-ligjor) është marrë nga Sekretariati vendimmarrës një anshëm dhe si i tillë nuk është i plotfuqishëm dhe nuk prodhon kurrfarë efektesh juridike.
    3. FBKSH, zona nr. 2 Kosova Historike, ngrin të gjitha marrëdhëniet me kryesin dhe kryetarin e FBKSH-së dhe sekretariatin vendimmarrës të FBKSH-së në Tiranë derisa të mbahet Kuvendi i FBKSH-së qoftë edhe Kuvend i jashtëzakonshëm.
    4. Ftojmë të gjithë anëtarët e FBKSH të zonës nr. 2 Kosova Historike dhe më gjerë që të vazhdojnë punën e tyre të përditshme sipas dinamikës të përcaktuar në frymën e akteve normative dhe të Rregullores së FBKSH-së, sidomos personat e autorizuar për përgatitjen e mbajtjes së Kuvendit të FBKSH-së për zonën nr. 2 Kosova Historike.
    5. Ftojmë të gjitha zonat e FBKSH-së sidomos zonat nr. 1, 3, 4, dhe 7 (Preshevë) si dhe në diasporë që të përcaktohen lidhur me komunikatën përfundimtare të publikuar me datën 10. 05. 2009, nëse për kurrgjë tjetër, atëherë për hir të idealit të pastër dhe vullnetit të çeliktë të një numri të madh të anëtarëve të FBKSH-së dhe strukturave të sajë anembanë trojeve shqiptare dhe në diasporë. Njëkohësisht ju propozojmë që ta përkrahim propozimin për shkarkimin nga të gjitha funksionet z. Gafur Adilin për shkak të veprimeve të pamatura dhe veprime “ kokë më vete” si edhe dëmeve që i ka sjell FBKSH-së me rastin e kësaj Komunikate Përfundimtare.
    Qendra Kombëtare e Informimit Për FBKSH-në zona nr. 2 Kosova Historike
    Alban Kosova

      Ora është Tue 14 May 2024, 11:44