Nezir Myrta / FEMRA SHQIPTARE ËSHTË MBIFEMRA!
E them, krenar se femra shqiptare është mbifemra, jo pse është e kombit tim, por sinqerisht ekziston një fshehtësi, a sekret i genit gjenealogjik, ku vetëm femra shqiptare e ka, që pretendon prore të mbijetojë në çdo kohë e situatë sado e vështirë dhe e kobshme të jetë! Fshehtësia e genit gjeneaolgjik trashëgues, tek femra shqiptare, është piri i saj edukata me piri e trashëguar natyrore, dinjiteti i madh dhe i paprekshëm, turpërimi para çdo skene e prapaskene sado e çuditshme të jetë, sado e prekshme, sado komike, apo sado edhe tragjike, kur i imponohet direkt e indirekt, sepse ajo është e tërhjekur, gadi indiferente ndaj gjithçkafes që e rrethon, që i flitet, që i komunikohet, që i paraqitet edhe në befasitë më mjeshtërore pozitive, apo në ato më të paskrupulltat negative edhe kur dëgjon edhe kur flet edhe kur vepron: femra shqiptare (mendohet se është e tërhjekur, e mbyllur në vetvete me erzin e vet, që për dikend mund të duket flegmatike, e ftohtë akull, por brënda gjykimit të saj ekziston një fuqi e frenuar komunikimi, që fle si vullkan i fashitur, në dukje, por është vullkan i gjallë, që kurr nuk shpërthen, gjoja po tregon unin e saj edhepse e din mirëfilli secilën lëvizje të fjalës e mendimit, secilit synimi të çfarëdo forme, methode, e deri tek ato të padinjitetshmet e dikujt, apo të rrethit). Femra shqiptare ka vullkan të fjetur gjykimin e mprehtë, që ua kalon shumë mëshkujve e burrave të botës, por që i vie turp të shpërthej edhe po të bie në flijim ekzistenca e saj si qenie. Ajo ka vrullin e brëndshëm që e thotë me vetëm dy-tre fjalë, godet shenjen, esencën e veprimit, strategjinë e pikësynimit, me vetëm dy fjalë - sepse i vie keq, ka keqardhje, turp të shfaqet e tëra në skenë. Ajo ka tre frenj a tre morale, që i mbron guximshëm: besimin, prindin e burrin, që nuk don të dali para tyre, por të ndjeku hapin e tyre - fytyra e zotit, fytyra e prindit dhe fytyra e burrit, duhet të mbrohen, pavarësisht situatës, formës së veprimit, a nivelit të qëllimit të veprimit.
Brënda femres shqiptare qëndron Bukuria Shpirtërore, që ta merr shpirtin dhe i bën të dyshojnë në vetvete edhe personalitetet më komplete edhe ato më injorante i lë pa fjalë, sepse është e dinjitetshme, e qëndrueshme më shumë se sa vet guri. Dinjiteti i femres shqiptare është shkëmb i gjallë, përballë seciles stuhie, a dallge të detit të marrisë njerëzore - sado tërbueshem e tmerrshëm të përplaset mbi të - sepse ka forcën e durimit det - e gjërë si deti dhe sa më shumë duron, rritë përmasat e bukurisë së saj! Pikërisht ajo fshehtësi gjenetike është në femrën shqiptare, e cila me durimin e saj, vuri mbi vete gjithçka me vlerë e pozitive për dashurinë, familjen, farëfisin dhe ruajti nderin e familjes e fisit kurdoherë, për atë quhet FISNIKE, ajo që mbanë gjallë fisin e njeriut, që askush tjetër nuk ka këtë epitet madhor! Dikush ende nuk mund ta kuptojë, kur e kanë kuptuar edhe të huajt, që popullzuam një botë, as këtë nuk mund ta kuptojë ende dikush... e nuk durohet të keqpërdoret integriteti e dinjiteti i femres shqiptare!
Është lehtë ta ketë një opinion të vet të lirë, femra e një populli të lirë e të civilizuar - por është krenari që femra shqiptare mbijetoi aq fuqishëm me genin e saj trashëgues, në një popull të robëruar e të shtypur e të shkatrruar me themel, shkrumb e hi nëpër mijëvjeçarët histerik! Ishte historia dhe histeria përballë femres shqiptare, duke parë ashtu sikur me atë shprehjen time: çka kam parë me këta dy sy, dielli më duket terr mbi kry' - paramendoni si është ndier shpirtërisht e fizikisht femra shqiptare, kur parasyve iu masakrua fëmiu i saj i posalindur, vëllai, motra, babai, burri, familja e tërë, një popull i tërë në zhbimje, shfarosje deri në katastrofa humanitare - ku as fuqia më mashkullore nuk përballoi deri në zgripc ekzistence (të jeshë a mos të jeshë)! A duhet të kuptohet se pesha më e hidhur, më e rëndë mbeti mbi kurrizin e femres shqiptare, motres, nënës, gruas fisnike shqiptare? Kush e përjeton më thellë një viktimizim të tërë një kombi, se sa femra jonë? Atë përjetim nuk ka fjalë as shkronja që mund ta shprehin origjinalisht, krejt çka fshihet nën thënien e shpirtit të femres sonë! Kush mund të ndjej çka fshihet nën lotin përfaqe të femres shqiptare, para vëllait, babait, birit e bijës së rënë, qoftë nëpër fatkeqësi apo të rënë përlirinë e atdheut? Loti i femres shqiptare shpon gurin, tokën e qiellin! Po edhe në mythe, e gojëdhëna, femra shqiptare u identifikua edhe me zogun e vajit, zogëza e vajit - qyqja, ku vet onomatopeja e saj si kukuvajkë, lidhet me shkretërimet, e mbylljet me therra të sa kullave shqiptare, pa asnjë mashkull brënda! A mos po mendon dikush, derikur duhet t'i thomë femres shqiptare - qyqe, kukuvajkë? Pse mos ta ketë femra jonë opinionin e saj të lirë - kur ka karakterin aq të fortë, kur ka dinjitetin aq të paprekshëm? Edhe sot, pas mijëra diskriminimeve deri në pragzhdukjeje ndaj kombit shqiptar, femra shqiptare mbetet Hyjnia e Botës, ku vetëm me pak kujdes e vetpohim personaliteti, arrinë të renditet edhe mbi femrat e popujve ma të civilizuar, në çfarëdo aspekti pozitiv, që nuk qëndron aspak ma ultë në asnjë aspekt, se secila femëre botës! Bukuria, Mençuria, Nderi, Besa Shqiptare, Zgjuarsia, Guximi në një jetës aq të vështirë (si me bre hekur e çelik me dhëmb), Guximi ndaj edhe gjakpirësve ma të egjër barbarë - Femra Shqiptare, kurrë nuk iu përkul me Nderin e saj - as pushtuesve, as mbretërve as shtat' krajlave - por e ruajti genin e vet trashëgues edhe në momentet ma kritike të jetës - duke sakrifikuar edhe vet Jetën para pushtuesve, çnderuesve, e edhe krijoi histori për zili për një botë!...
Nuk duhet të merremi me shembujt e rrugëve, bareve, a çkado tjetër, kur masovikisht Femra Shqiptare, kudo ndodhet pa e treguar Vetveten Shqipetare, nuk e len, as do ta lejë kurrë edhe në opinione të huaja! Dihet se çdo kohë ka ngritjet e rëniet e veta, shkundjet e jetës, e nuk është çare pa rënë gjethe e ndonjë degë Lisash, por kurrë lisa të rrëxuar përdhe! Ndikimet e huaja e qëllimkëqija, mund të vyshkin edhe lule shumë të bukura erëkëndshme, po kopshti shqiptar, është i ruajtur nga Geni Trashëgues, sado rënie e sakrifica të ketë! Paramendoni: cila femër vetflijohet, para një çnderimit të huaj? - Po cila femër nuk e lë embrionin e huaj as të lindet gjallë? Po, cila femër i bindet, e shtrohet me durimin paskaj, qoftë edhe një burri aq të ndruejtur edhe të shëmtuar në mendje e trup, kur një bukuroshe shqiptare e tillë, lindi e rriti bijë shqiponjash, kur vet edhe emri - shqipja, i takon femrës shqiptare, ku Bijtë e Shqipes, nuk e lan pa e treguar vetveten, e pa bërë histori ndër ma të rrallat botërore - sa nga zilia e madhe edhe i përvehtësuan të huajt historikisht, sepse të gjithë perandorët e shtetformuesit, strategët ma të mëdhenjë botëror - ishin padyshim bijtë e femrës shqiptare!
Femra shqiptare është Hyjnia illiro-pellgasgjike, është poajo hyjnia antike, po ato perëndeshat olympike, po ata ''pellgasët Hyjnorë'', që ndërtuan nga Akropoli, Aleksandria, e Hindi, e gati të gjitha mrekullitë e botës! Dikujt mund t'i duket kjo një humoreskë rasti, por le ta dij se vetem shqipja, lind bijë të shqipes! A mos po mendon dikush se nuk ka më: Bubulina, Theuta, Nora të Kelmendit, Shote Galica, Tringa, Edith Durmamë, Ajkune, apo Afrodita, Artemidha, Klimnestra, Hera, Euridika, perëndesha të sotme shqiptare? Po, ka me mijëra, por kërkohet opinioni i lirë i femres sonë, i veprimit të saj tok me mashkullin, në të gjitha profilet e jetës! Në të kundërten, femra shqiptare është po ajo e antikes illirike, po ajo shqipja e lashtë, që dinjitetshëm mbanë figuren e saj të paprekshme, të pamposhtur edehe para realiteteve më të turbullta e degjeneruese, diskriminuese e shfrytëzuese të kohës! Përsëri do të mbijetojë femra shqiptare, por është moral yni i përbashkët, t'i përulemi asaj ndieshmërie të perëndieshme femërore, si bijë të shqipes! Ferma shqiptare është Ama e Shqipes dhe Ama e bijve të shqipes!
Vetëm Shqipja lind bijë të shqipes dhe femra shqiptare sot, e ka në vetëdijen e saj të mrekullishme, aftësinë e mbijetesës kudo ndodhet dhe opinioni i saj është i lirë dhe i hapur, sido që të jetë: fëmij, vajzë, nuse, grua a e moshuar - por, që ajo don t'i hapet udha e opinionit, se e ka trashëgim nderin e themelit të personalitetit, është themeltare, që nuk mësyen turr e në opinion përpara si tjerat përrreth atdheut shqiptar - sepse ka Maturinë e Shqiponjes! -
Vetëm Shqipja Lind Bijë Të Shqipes dhe opinioni i saj është i hapur me kohën!

Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj
» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli
» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa
» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik
» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA
» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA
» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH
» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29
» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU