FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
BURRNESHA - FEMRA BURRNORE EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
BURRNESHA - FEMRA BURRNORE EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
BURRNESHA - FEMRA BURRNORE EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
BURRNESHA - FEMRA BURRNORE EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
BURRNESHA - FEMRA BURRNORE EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
BURRNESHA - FEMRA BURRNORE EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
BURRNESHA - FEMRA BURRNORE EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
BURRNESHA - FEMRA BURRNORE EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
BURRNESHA - FEMRA BURRNORE EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    BURRNESHA - FEMRA BURRNORE

    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    BURRNESHA - FEMRA BURRNORE Empty BURRNESHA - FEMRA BURRNORE

    Mesazh nga AGU Fri 08 May 2009, 11:34

    Nezir Myrta / FEMRA BURRËRORE (BURRNESHA)




    Këtu nuk ka të bëj me fjalën grua as vajzë, e nuk ka rëndësi si spjegohet nëpër fjalorët skjarimi i këtij termi, por duhet lidhur me origjinalitetin e vet personit femror, që paraqitet në shoqëri si një mashkull, për disa shkaqe:

    1. Femra e lindur me veti psiko-fizike ma shumë mashkullore, se sa femrore - lindje natyrale

    2. Femra e formuar qëllimisht, apo e vetformuar me veti psiko-fizike mashkullore për shkaqe mungese të mashkullit në famijle, në raste ku ishte lindja prore e vajzave pa asnjë djalë dhe nga shfarosja e mashkujve të asaj familjeje nga gjakderdhjet e hakmarrjet e kohës, gjakmarrjet, luftërat etj.


    nën 1. Femra si kuriozitet mashkullor, mund të lindet me veti e tipare dhe karaktere e vese mashkullore, vetiu natyralisht dhe edhe kjo është përcaktuar shkencërisht - por edhe respektivisht e lindur njëherit edhe me tipare fizike mashkullore - në të parë, pamje mashkulli. Ashtu sikur kemi lindje të mashkujve me cilësi të poatilla femërore - mashkull feminist, që kurrë nuk bëhet burrë, as përnga konstrukti psiko-fizik, edhepse është mashkull.

    Femra maskuliste dhe mashkulli feminist - kontraste gjenetike.
    Shumë gra janë burra dhe shumë burra janë gra, në aspektin psiko-fizik

    Aty ku e lidhë dikush me fjalën ang. woman, unë a kam nxierr këtë fjalë me perardhje illirishte - vo+men(t), ku fjala emër man (njëjësi), men (shumësi), për emrin - njeri-u, e lidhi me fjalën shqipe - ment (mend), si alternim i tingullit - d=t, ku kemi fjalët shqipe të hershme - ment, mëntja, mëtja, që rrjedh mbiemri shqip - i mëntshëm (tsh=ç) dhe del - i mençëm, i mençur - pra mandja përcaktoi njeriun, si zotërues i botës, por jo zotërues i natyrës dhe rrodhi në disa gjuhë gjermanike - man ger. burrë, bashkëshort, ang. man, men, ku origjinalisht theksohet po sikurse ajo fjala shqipe e hershme për fjalën - mënd, mëndje, mënçur, ku rrodhi në gjermanisht - mentsch (menç) - njeri dhe man - burrë. Kurse për fjalën Woman, e nxierri si njeri me vo (vezë femrore), nga fjala e hershme shqipe - vo (vezë), që në lat. rrodhi ndrrimi i tingujve, nga vo, në ov dhe ashtu fjala woman, do të thotë njeri me vo, vezë që çelin, krijojnë embrionin, në onin e femres.

    Kurse për femrën mashkullore, burrërore, në gjuhët e huaja i thonë direkt - mashkull - man, oh man!...

    Në shqip, femra e cila lindet me tipare mashkullore psiko-fizike, dallohet nga fëmijëria, kur ajo si fëmij e vajzë, rrin e luan vetëm me djem dhe krejt pak rrin me femrat, vajzat...sepse tiparet e saj nuk e lënë të rrij në rrethe femrore. Ajo femër duke u rritur, formon cilësit e mashkullit, si në fjalë, mendje e të shprehur, gjeste e sjellje, poashtu edhe në fizikun e saj, trupin e saj, që i duket gati mashkullore. Unë kam pasë një kushërinë, që gjithë fëmijërinë e rininë e saj ishte në shoqëri me mashkuj, e qethnin si mashkull (jo asnjëherë nuk i kishte flokët e gjata si femër), ruante bagëtinë e punonte me dy vllazërit e saj edhe në raste konkrete e veshur si mashkull dhe dilte edhe në sakrifica mashkullore, sipas situatës... dhe kur e kanë martuar në moshën 29 vjeçare, iswhte e fuqishme, e zhvilluar dhe duheshin nja 10 gra të forta duke iu ndihmuar edhe një burrë, ta pregatisnin për nusërinë, që sot ka 7 djem, të gjithë burra... Femër e lindur mashkullore, 29 vjet pa futur krahër në flokë, veç me gishta i krehte.

    JO veç vajzë e grua burrërore, por FEMËR BURRËRORE, me fjalë e vepra burrërore, me karaktere burrërore, se ka burrë e burrë, ku as vet burrat nuk janë krejt burra, sikundër as vet gratë, nuk janë krejt gra - sepse ka burrë e mbiburrë - ku është një shprehje e lashtë: ashtu sikur gratë kanë burra, poashtu edhe burrat kanë burra dhe ai është burrë i burrave - pra BURRË I BURRAVE x.y. apo siç i kanë thënë Ramadan Shabani i Kievës, Kosovë.

    Nën 2. Femra që për shkaqe sociologjike, gjenetike, ku gjëndja sociale ishte e mjerueshme, apo në mungesë të lindjes së një djali, që shtëpia të ketë mashkull, e mos të mbyllet dera me therra - apo nga hakmarrjet, gjakmarrjet, luftërat, sëmundjet vdekjeprurëse të gjinisë mashkullore etj. femra ka vendosur edhe me ligj e kanun edhe pa të, të betohet para prindit se - prej sot jam burrë në këtë shtëpi, familje dhe nuk ka me thanë kush, se kjo shtëpi nuk ka burrë - kjo votër ka burrë, e ai burrë jam unë dhe e ka ndrruar edhe emrin në emër mashkullor edhe ka punuar e vepruAR si mashkull shtëpie derisa ka vdekë, sikurse ato dy-tre rastet e sipërme...

    Kjo formë a ky fenomen ishte i vetdetyrueshëm, me vetvullnetin e saj, pa asnjë shtymje a imponim nga askush as nga familja, por me dëshirën e saj, përkundër mungesës së profilit natyror të saj psiko-fizik mashkullor - e ka dhunuar vetveten personalitetin e saj qëllimisht - të bëhet BURRË SHTËPIE - BURRNESHË, me doke e zakone të formuara mashkullore dhe kurrë jo që nuk është martuar as kishte marrrëdhënie seksuale, a dashuri me dikend - por e ka menduar vetveten gjithmonë gjatë gjith jetës - mashkull - MASHKULLORE dhe pikërisht toponomi Mashkullore, që është sot, duhet ta ketë prejardhjen nga ndonjë femër mashkullore e tillë duke iu dhënë emërtimi krejt një vendi...

    1. Burrneshë (femër e lindur me veti psiko-fizike mashkullore, burrërore, e martuar, nënë) dhe

    2. Burrëreshë (femër e formuar si mashkull, kurrë e martuar, as kurrë e dashuruar, as seks).

    ka këtu me folë gjithditenelume...

    nxierre 'i kashtë, dalin gjashtëWink

    (Mai. 08. 09)

      Ora është Fri 17 May 2024, 08:48