FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR GJATË VITIT 2008...!
12 January, 2009 08:28:00 Albania Today
12 January, 2009 08:28:00 Albania Today
Në vazhdën e pasqyrës së vitit të kaluar lidhur me shfaqjet publike të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, Redaksia “SHQIPËRIA SOT”- “ALBANIA TODAY” prezanton përmbledhjen kronologjike të deklaratave, komunikatave, reagimeve dhe intervistave të drejtuesve të strukturave kombëtare, edhe gjatë vitit 2008.
JANAR 2008
Në çelje të vitit 2008, Sekretariati Vendimmarrës të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) reagoi në Deklaratën Publike nr. 1 (më 8 janar), e titulluar GRABITËSIT ME MASKA PO I ORGANIZON ARMIKU SLLAVO-GREK – ndaj rishfaqjes së bandave grabitëse me maska që përdorën emrin e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc) duke thirrur gjithë popullin shqiptar t’u kundërpërgjigjet hajdutëve. “sepse AKSH nuk e grabit popullin e saj, që e ka lindur dhe rritur, por grabitësit me maska kanë qenë dhe janë vegla të Serbisë dhe të armiqve sllavo-grekë, sepse vetëm këtyre armiqve dhe aleatëve të tyre iu intereson që AKSH-në ta paraqesin si gogol dhe ta komprometojë para popullit shqiptar dhe aleatëve tanë”,
Sundimi ekonomik dhe politik greko-sllav mbi IRJM-në bëhet objekt i Deklaratës nr. 3 të datës 19.01.2008 të Kryesisë së këshillave të FBKSH-së në Luginë të Vardarit - ALEANCA SERBO-GREKE RREZIK PERMANENT PËR BALLKANIN...! Kjo aleancë është bërë shumë të rrezikshme për shqiptarët, sepse nga një anë, Greqia sundon ekonomikisht mbi IRJM-në, por më e rëndësishme për politikbërjen shqiptare, partitë politike shqipfolëse janë kapur në grackat e segmenteve shtetërore serbe që u komandojnë nëpërmjet koalicioneve me partitë politikë sllavo-maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMN (e udhëhequr nga pro-serbi Gruevski dhe e pastruat nga elementet pro-bullgare). Prandaj apeli i FBKSH-së që u bë partive politike shqiptare ishte që “urgjentisht të largohen nga aleancat e tyre me partitë pro-serbe [...] dhe të orientohen në drejtim të Piemontit shqiptar-Tiranës...”.
Deklarata Publike nr. 3 – LARG DUART NGA POPULLI! të datës 18 janar 2008 u kërkoi grupacioneve kriminale të Partisë së Veprimit Demokratik (PVD) në Kosovën Lindore “të ndërpresin terrorin ndaj popullatës shqiptare [...] me çështjen e sajuar të TV Spektri” , duke i paralajmëruar aktorët kryesorë, në rast të kundërt se do të përballen me “drejtësinë kombëtare të popullit shqiptar”.
Kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim Mitrovica u bëri thirrje shqiptarëve të mos dalin në zgjedhjet presidenciale të Serbisë dhe reagoi në prononcimin – JO ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË SERBI!, ndaj kryetarëve të atyre partive që nuk kanë thirrur bojkotimin e zgjedhjeve, sepse “fatin e tyre e kanë lidhur me Beograd”, konkretisht ndaj Riza Halimit, “deputeti i falur në Parlamentin e Serbisë” dhe dy bashkëpunëtorëve e tij të ngushtë, Skendër Destani dhe Shaip Kamberi.
Situata politike në Kosovën Protektorat u bë objekt i Deklaratës nr. 5 të Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së (27 janar 2008) - PAKOJA AHTISAARI NUK E PËRCAKTON PAVARËSINË DHE SOVRANITETIN E KOSOVËS, POR PËRKUNDRAZI, ZËVENDËSON RI-KOLONIZIMIN E KOSOVËS NGA UNMIK NË EUMIK. Në këtë Deklaratë, FBKSH u hoqi maskat politikanëve shqipfolës të Prishtinës që “vazhdojnë të mashtrojnë popullin shqiptar [...] se gjoja shumë shpejt pavarësia na qenka vetëm çështje javësh” , sepse përmbajtja e pakos Ahtisaari vetëm ndryshon emrin e neokolonialistit – EULEX në vend të UNMIK. Po ashtu, në bazë të informacioneve në terren, u urdhërohej të gjithë strukturave të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) të zonës nr. 2 “të rrisin gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë të saj dhe të marrin në mbrojtje enklavat serbe në Kosovë”, të cilat Beogradi kishte qëllim t’i vë në shënjestrën terroriste të veprimeve sulmuese të kontingjentit të saj agjenturor, për t’i akuzuar shqiptarët, njësoj siç kishte vepruar në mars 2004, kur gjatë demonstratave mbarëpopullore të rinisë shqiptare, Serbia dogji kishat dhe manastiret “serbe” dhe për këtë inkriminoi më pas, shqiptarët.
SHKURT 2008
Pa dyshim se shtylla qendrore politike e vitit 2008 qëndron në momentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Megjithatë, zhvillimet e mëpasshme prej atij çasti do të dëshmojnë saktësinë e analizës së Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) që menjëherë pas teatrit bombastik të “shpalljes” reagoi, nëpërmjet Kryetarit të tij – Prof. Dr. Bashkim Mitrovica. “Kosova nuk i ka fituar aspak atributet e shtetësisë, siç trumbetonin
pushtetarët shqipfolës në Prishtinë lidhur nga rrethet antishqiptare
ruso-evropiane”, thuhej në prononcimin EVROPA NUK E KA KORRIGJUAR PADREJTËSINË HISTORIKE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR duke potencuar se riparimi i arbitrariteteve të Fuqive të Mëdha do të ndodhë vetëm kur shqiptarëve do t’u njeh “të drejtën për të vendosur lirshëm dhe pa asnjë ndërhyrje nga jashtë për të ardhmen e vet”.
Para shpalljes së pavarësisë, FBKSH zbuloi se Serbia kishte për të thurrur fije ngatërruese agjenturore me qëllim operativ antishqiptar. Deklarata nr. 6 e datës 12.02.2008 të FBKSH-së – FBKSH DENONCON PLANIN OPERATIV SERB MBI KOSOVËN” zbardhi për opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar se Beogradi nuk kishte ndërmend të sulmojë ushtarakisht Kosovën, por enklavat serbe do të sulmoheshin me akte të ndryshme terroriste të kryera prej kontingjentit të shërbimit sekret serb (dhe të akuzohen shqiptarët për këtë) ashtu që popullatës serbe t’i inskenohet eksodin në zonën e Kosovës Lindore dhe në trysninë e saj, shqiptarët të shpërngulën prej vatrave të tyre. Aftësitë parashikuese të FBKSH-së dhe strukturave të saj do të provoheshin më vonë, kur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të fundit të marsit, ministri i punëve të jashtme të Serbisë foli tamam sipas pjesëve të planit operativ serb. Ndërhyrja e menjëhershme e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili, MINISTRI I JASHTËM SERB – JEREMIÇ PARALAJMËROI SKENARIN QË IA DENONCOI FBKSH (ku ai konstatoi përputhjen midis denoncimit të mëparshëm të FBKSH-së dhe shpifjeve e trillimeve të antishqiptarit Jeremiç) ia dogji Serbisë përfundimisht këtë kartë inskenuese që dëshmoi ende një herë se nuk ka asnjë mëshirë për popullatën civile, edhe kur është fjalë për serbët të stërmanipuluar që banojnë në Kosovë.
Në Deklaratën Publike nr. 2 – NDARJA E KOSOVËS DHE LOJA DOMINO...!, Zëdhënësi Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili shprehu pozitën e Frontit për domosdoshmërinë e krijimit të kufijve etnike në Ballkan, duke filluar nga rikthimi i Kosovës së ngushtë në situatën para vitit 1956, pas të cilit Tito deshi t’ia ndryshojë balancën etnike me rritjen e numrit të serbëve (duke ia dhënë Kosovës Leposaviçi dhe Zubin Potoku, por JO MITROVICA VERIORE) dhe duke zvogëluar numrin e shqiptarëve (me zaptimin nga ana e Serbisë të Kosovës Lindore). Është për të vlerësuar faktin se në FORUMIN PËR KOSOVËN të organizuar nga Gazeta Shqiptare u diskutua mbi këtë Deklaratë: kur presidenti i Shqipërisë administrative z. Bamir Topi deklaroi se nuk beson në lojën domino, u ngritën Adem Demaçi dhe Edita Tahiri në përkrahje të zotit Adili, ashtu që z. Topi lëshoi mbledhjen gjatë pushimit...
Më datën e 28 shkurtit 2008, në Deklaratën nr. 3 të Zëdhënësit Politik të FBKSH-së - MBATJA E KUVENDIT MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR, MË 10 QERSHOR 2008, DOMOSDOSHMËRI E KOHËS..!, z. Adili bëri apel për domosdoshmërinë e mbajtjes së Kuvendit Mbarëkombëtar Shqiptar më 10 qershor 2008 duke nënkuptuar nëpërmjët saj mobilizimin e të gjitha strukturave të FBKSH-së për mbledhjen e fondeve të nevojshme për zhvillimin me sukses të një kuvendi të tillë.
Gjatë muajit shkurt u botua intervistën e kolonelës Saranda Toplica të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) në revistën mujore AS të Shkupit, si dhe intervista e Zëdhënësit Politik të FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili (më 24 shkurt 2008) për agjencinë tonë të pavarur, SHQIPËRIA SOT.
MARS 2008
Në muajin mars, gazeta sllavo-maqedonase “Veçer” fabrikoi se Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili qenka “spiun i CIA-s amerikane”, dhe në Deklaratën nr. 4 të datës , mohoi shpifjen.
Më 6 mars, FBKSH po lëshon një telegram ngushëlluese familjeve të të prekur nga mbytja e një varke me 14 të rinj në Tiranë ...
Zoti Adili dha gjithashtu, një intervistë që u botua në gazetën “Nacional”, kurse agjencia “SHQIPËRIA SOT” publikoi një intervistë me Kryetarin e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Prof. Dr. Bashkim Mitrovica.
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj
» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli
» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa
» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik
» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA
» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA
» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH
» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29
» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU