FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

2 posters

    Poezi- nga poete te ndryshem,

    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:06

    Fadil Shyti
    Shqipëria kërkon ribashkim

    (Kushtuar, Jasharëve legjendarë)

    Breshëritë e plumbave barbarë, 
    Mbi kullat tuaja flakadane lirie, 
    Janë gjurmë të pashlyera 

    Të një kohe të zezë barbarie! 

    Janë gjurmë të thella Qëndrese, 
    Si luftuan luanët e lirisë, 
    Me besa-besë e shpresë, 
    Për Ribashkimin e Shqipërisë! 

    Axha Shaban; me Ademin e Hamzën, 
    Me nipa e mbesa, me besa-besë: 
    Ditën, guxuan, paralajmëruan 
    Mauzerëve, t´ua ngrehin këmbëzën, 

    Luftën Çlirimtare Shqiptare, e filluan! 
    Nga nata e zezë shekullore -mizore 
    Kosovën me Vise e zgjuan, 
    ...Drejt fitoreve të reja!... 

    Ashtu, kurdoherë na thërrasin, 
    Me kushtrimin: 
    Përjetë Qëndroni! 
    Shqipëria kërkon Ribashkim! 

    Prekaz, viti 2000
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:08

    SHQIPONJA E FLAMURIT 

    - Ku je nisur, moj shqiponjë 
    në flamurin e të parëve? 
    - Ë shtë sulur për liri 
    Kosova e kosovarëve! 

    - Mos të të vrasin lart në qiell 
    moj shqiponjë e Shqipërise? 
    - Asnjë predhë s'më rrëzon 
    nga tër predhat e Sërbisë.
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:24

    STRALLIT TË SHQIPËRISË ETNIKE

    (Kushtuar, Dedë Gjon Lulit)

    Pas shumë vitesh të errëta robërie, 
    Rrezatoj një hije shprese... 
    Vringëlloi një ditë gëzimi: 
    Në Malësi u dha kushtrim bese! 

    Dedë Gjon Lulit birit të Hotit, 
    Pa iu tremb syri aspak! 
    Ay, nip i Kastriotit, 
    Në Deçiç ngriti bajrak! 

    Ngriti Flamurin e vegjëlisë, 
    Hapi krahë shqiponja krenare, 
    Në ato male të Shqipërisë, 
    Si kudo në trojet shqiptare! 

    Ah! U frikësuan sulltanë e krajlitë, 
    Qe tronditur Evropa plakë, 
    Nga Stambolli në Mal të Zi! 
    Planet e tyre morën flakë!... 

    Shpejt, Evropa thikën gjeti, 
    Trojet tona t´i copëtoi, 
    Por, shqiponja kurrë nuk fjeti,
    Folenë e vet, në Vlorë e dërgoi! 
    v Ballkani u ndez në flakë, 
    Shqipërinë, keq e copëtuan, 
    Kryengritjet tona partizane, 
    Kurrë deri sot s´u shuan!... 

    Kryengritjet nuk do të shuhen, 
    Deri sa të ekzistojë jeta!.. 
    Shqiponja krenare, se pranon gjymtimin, 
    Do t´i ribashkoj trojet e veta! 

    Zvicër, 28 mars 2007
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:25

    GJAKOVËS SIME

    Në fëmijërinë time, 
    Nga shtypja dhe mjerimi
    Më larguan nga ty, 
    E dashura ime Gjakovë! 
    I bëra kaq vite mërgimi: 
    Vite të rënda sa toka e qielli, 
    Vetëm me kthimin tim në atdhe, 
    E di se për mua do të rrezitë dielli! 
    Për ty malli më mbulon si tymi, 
    Për ty malli më djeg si flaka, 
    Kur e vetmuar mbetem pa shokë e shoqe: 
    I them veti nga zemërimi, 
    Ah! Sa shumë u plaka!... 
    Pa atdhe, s ´ka rini! 
    Pa atdhe, s´ ka lumturi! 
    Ka vetëm vuajtje , rënkime, 
    Atje, tretemi në vetmi! 
    I lakmoj shqiponjat, kur fluturojnë, 
    Ua kam lakmi kur ato në Shqipëri shkojnë! 
    A do të vijë dita të kthehem krenare, 
    Në Gjakovën time, në vatrën shqiptare?! 
    Po të kthehesha prapë në folenë time, 
    Që e pata dikur -për pasuritë e botës, 
    Nuk do të ikja më kurrë!... 
    Sa e pafuqishme ndihem larg teje, Gjakovë, Vetëm perëndia e di; 
    Sa dhembje pata në shpirtin e trazuar, Kur u largova nga Ty, Kosovë!...
    Shpresoj dhe veproj: 
    Kohën do ta kemi dëshmitare, 
    Ne, do të ribashkohemi, 
    Moj Shqipëria ime krenare! 
    Vetëm atëherë do të fitojmë mbi vdekjen: 
    Vetëm atëherë besoj dhe fort mirë e di: 
    Do të kemi nderë, do të kemi lumturi!
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:27

    ËNDËRR E KEQE

    Një natë pashë në ëndërr
    Më erdhi një “shkencëtar”, si lugat, 
    Nuk më frikësoi fare, 
    Por më përrallosi gjatë!... 

    Herë më dukej plak satanik, 
    Herë më dukej i ri, 
    Fytyrën e tij e dalloja, 
    Si një kusarë apo gomar faqezi! 

    Erdhi më pyeti, çfarë je moj? 
    Hiqej se është mik, deshi t´më mashtroj! 
    I tregova se jam: 
    Bijë nga Shqipëria…
    Papritur u egërsua fytyrë e poshtër e tija! 
    Jo, s´je nga Shqipëria ma ktheu; 
    Por,je nga Kosova, je nga kombi kosovar, A se paske dëgjuar, A s´ju kemi thënë më parë?! 
    Filloi të fliste me një serbishte të marrë, Ia ktheva me vrull, ik nga këtej sa më parë! 
    Filloi të më fliste me një gjuhë të trashë, Kinse e bukur kosovare... 
    I mbetej në grykë fjala,ime, 
    Fjala e bukur shqiptare! 

    E mallkova me hidhërim: 
    Ty, t´u thaftë goja, 
    Pse po na nxirrni konflikte, 
    Pa u ndier për këto fare nevoja!.. 

    . Kush ju pagoi, 
    Kush ju mashtroi, 
    Kush ju mundi, 
    Kush ju frikësoi?! 

    Ai më tha përsëri: 
    Ti s´do jesh shqiptare. 
    Do ta keni një identitet të ri! 
    Mos më keqkuptoni, s´ jam armik, 
    Por vula ime, gjendet në sirtarët
    Me firmat Serbi-Unmik. 

    E keni gabim ore faqezi... 
    Kurrë s´do t´mundeni ta ndani, 
    Gjuhën tonë në copa, me barbari- zma, të huaja…
    Ne, e kemi një Shqipëri... 

    Mundimin kot e keni përcaktuar, 
    Kurrë identitetin tonë se ndani: 
    Ne, një ditë me diell shqiptari, 
    Kemi për t´u ribashkuar! 

    Ma ktheu me dinakëri, 
    Dhe, dukej fort i zemëruar: 
    E kërkon Evropa dhe bota; 
    Identitetin tuaj, për ta ndryshuar! 

    Ndryshe, kurrë s´do t´ju ndihmojmë... 
    Ndryshe, s´ do t´ju duam, 
    Ndërrojeni gjuhën tuaj dhe flamurin, 
    E pastaj të shiqojmë! 

    Hiqni dorë nga lashtësia shqiptare, 
    Bëjeni mish-mash, bëjeni kolgomerat, 
    Sa e lumtur jam vërtetë, 
    Që s´i çmenda atë natë! 

    Lugetërit -thonë, vrasin, 
    Lugetërit –thonë, çmendin, 
    Por, kurë s´ do ta arrijnë
    Të na e ndërrojnë gjuhën; 
    Ani, se përkohësisht, 
    Munden me dhunë t´ na e kolonizojnë vendin! 
    Jo, kurrë! As në ëndrra, s´na duhen lajkat! 
    As në ëndrra , s´ na duhet ”ndihma” e tyre! 
    Larg duart nga trojet tona , 
    Me politikën tuaj djallëzore -lavire!
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:28

    KRISTINA RASI

    MALËSIA E MADHE

    Oj Malësi, e bukura Malësi,
    Ty të gjithë të kanë lakmi! 
    Të gjithë, u munduan të bëjnë për vete, 
    Por, Ty, gjithmonë Shqiponjë Krenare mbete! 

    Kurrë nuk ndjeve frikë, moj Malësia jonë, 
    Djem e cuca për ty luftuan! 
    ...Dhe deri në fitore do të luftojnë, 
    Armiqtë nga trojet tona do t´largojmë! 

    Zgjohu vrik, moj Shqiponjë sulmuese, 
    Kundër hordhive pushtuese! 

    Ftoi në log heroizmash: 

    Manastirin dhe Gostivarin, 
    Preshevën ,Bujanocin, 
    Drenicën , Mitrovicën, 
    Çamërinë, Toplicën, 
    Plavën dhe Gucinë, 
    Të qëndrojmë si Shqiponjat, 
    Të RIBASHKOHEMI në folenë tonë shekullore. 
    Me Nënë Shqipërinë! 

    Betohemi në Flamur e Nderë! 
    Me Armatën Kombëtare Shqiptare, 
    Do t´i mbrojmë si kurdoherë; 
    Trojet tona etnike shqiptare! 

    Asnjë çast s´kemi harruar: 
    FBKSH -ja , është betuar: 
    Kombin tonë, me djersë e gjak, 
    Përsëri, ka për ta RIBASHKUAR!
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:30

    Mona Agrigoroaiei

    GJYKATA POLITIKE UNMIKISTANEZE

    Flakë!!

    Shqiptarë,
      Hidhni në flakë, digjni,
    Gjarpërinjtë robërues!
      Të sistemit mashtrues!
    Dhe, flakeni tmerrin helmues,
      Që luftën donë ta burgosë,
      Ta çrrënjosë!
    E kështu të varrosë
      Definitivisht,
      LIRINË.
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:31

    Fadil SHYTI

    NDARJE TRAGJIKE

    (Tragjedia hapi kthetrat, nga vitet 1878-2007) 
    Lokemadhja Shqipëri, 
    I mati me sy bijat veta: 
    Çamërinë dhe Kosovën, 
    I vështroi cila më shumë qenka rritur, 
    E pa se Çamëria më shumë kish hedhur shtat, 
    Kosova po e zbukuronte tokën, 
    Çamëria dhe Ulqini detin! 
    Ulqini po e vështronte Lokemadhen
    Nga prehri i përgjakur... 
    Zoti, apo djalli u hidhëruan?! 
    Kësaj, nuk i dihet! 
    Stuhitë morën valë... 
    Rrufetë s´kishin të ndalë! 
    U bë si tërmet, u tundën fusha e male, 
    Papritur, ulërimat ,ujqërve u dëgjuan: 
    Të ardhur nga Karpatet me bekimin e Evropës, 
    Ata, pamëshirë ia ndanë Lokemadhes Shqipëri, 
    Fëmijët prej dore,... 
    Sokëllimat e shqiponjave shkrepave, 
    Bënin kërdinë!... 
    Përgjakeshin, përflakeshin me tragjeditë shekullore! 
    Dhe, shekujt kanë kaluar... 
    Lufta për ribashkim, kurrë s´ka pushuar! 
    Dhe shekuj të tjerë do vinë: 
    Luftën kurrë s´do ta ndalë Lokemadhja, 
    Ta bëjë të RIBASHKUAR, Shqipërinë!
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:32

    Fadil SHYTI

    PSE PO VONOHET LIRIA?!

    Po na vonohet liria sepse: 
    Ende po kalëron, sundon: 
    Padituria, pabesia... 
    Po na vonohet liria sepse: 
    Po sulmon interesi, verbëria... 
    Po sundon liderizmi, servilizmi! 
    Po na vonohet me vite e vite, 
    Sepse, horra dhe qorra politikë: 
    Pa turp e frikë: 
    Po dialogjojnë, zezojnë, 
    Me të huajt dhe me armik! 
    Po na vonohet liria, 
    Sepse, deri sot nuk po i dihet vlera: 
    Janë bërë bashkë rosa e derra... 
    Nuk po rriten lulet nën ferra! 
    Po na vonohet kështu liria, 
    Prandaj, po heq si mos më keq. 
    E jona Shqipëria! 

    Suedi, 14.08.2006
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:32

    Kushtuar, heroit tonë të madh Adem Jasharit

      Ay,
      Është krenaria, 
    Ay, është dhembja, 
    Ay është dashuria jonë, 
    Më e madhe në shekuj, 
    Që e lindi Shqipëria! 
    Ay, qe uragani shekullor, 
    Që na të bënte të zgjohemi, 
    E kurrë të mos dorëzohemi! 
      Në furtuna të qëndrojmë, 
      Derisa, Shqipërinë ta RIBASHKOJMË!
    A ju ka ngjarë: 
    Kur flitet o këndohet vepra e tij... 
    T´u shkojnë lotët rrëke?! 
    Ay, nuk bëri vetëm për veten, 
    Ay, bëri e dha gjithçka, 
    Për ne!
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:35

    DITA E PAVARËSISË SË GJYSMËSHQIPËRISË!

    NGA 28 NËNTORI 1912- tës!

    Një e treta e rrezeve të diellit, 
    Shqiptarët i ngrohin, 
    Po pjesët tjera, 
    Kombin se arrijnë.... 
    Ajo GJYSMËSHQIPËRI ngrohet e ftohet... 
    Gjymtyrët e saj, të përgjakura…
    Nga acaret shekullore, po ngrinjë!...

    Sponsored content


    Poezi- nga poete te ndryshem, - Faqe 2 Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sun 19 May 2024, 16:00