FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Poezi- nga poete te ndryshem, EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Poezi- nga poete te ndryshem, EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Poezi- nga poete te ndryshem, EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Poezi- nga poete te ndryshem, EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Poezi- nga poete te ndryshem, EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Poezi- nga poete te ndryshem, EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Poezi- nga poete te ndryshem, EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Poezi- nga poete te ndryshem, EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Poezi- nga poete te ndryshem, EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

2 posters

    Poezi- nga poete te ndryshem,

    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 08 Jan 2009, 21:12

    DHEMBJE KRENARE
    Ka kohë që gjendem në kujtime-pikëllime,
    Udhëtoj e udhëtoj rruzullit tokësor,
    Për ngushëllime, për gjakun e derdhur arbëror;
    Në çdo vatër shqiptare.

    Ta ndajë:

    Me të gjithë, e për të gjithë,
    Dhembjen krenare!

    Dhembjen ta kthejmë në forcë!
    Forcën në Unitet Gjithëkombëtar!
    E ta ribashkojmë, lulëzojmë Shqipërinë Etnike,
    Për të cilën ranë zemrat heroike!            Fadil SHYTI


    Edituar për herë të fundit nga Orfe@ në Fri 09 Jan 2009, 23:11, edituar 2 herë gjithsej
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 08 Jan 2009, 21:14

    MALLËNGJIM

     

    Ku ka respekt dhe edukim, ka forcë dhe bashkim!

     

    ...Është natë von, më merr mallëngjimi,

    Për odat tona dikur ; aty ku bëhej bashkimi,

    Mblidheshin burra me vepra heroike,

    Këndoheshin këngë të lashta epike!


    Motrat dhe gratë tona krenare,

    I mbanin odat me bujarinë shqiptare,

    Si Zanat e malit, nderonin pa pushim…

    Me pritjen bujare plot edukim!...

     

    Dëftoheshin -trajtoheshin, ide të larta !

    Përballë armiqve si të qëndrojmë,

    Me besëlidhjen e madhe shqiptare!

    Trojet tona si t´i ribashkojmë!

     

    E fillonte fjalën plaku,

    E përfundonte i riu…

    Logu i burrave, e hapte fjalë-valën…'

    Të hiqej qafet, okupatori shkja- ziu!..........

     

    Odat tona, dikur kështjella,

    Rrënonin shtete armike,

    Me ide të thella…

    Krijoheshin Komitete!…

     

    Komitete Shpëtimi,

    Përhapnin rreze lirie,

    Nga kullat tona…

    Të hiqeshin ato re të zeza,



    Fadil SHYTI
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 08 Jan 2009, 21:17

    R o b ë o r i e!



    Kudo në trojet shqiptare,

    E patën qëndresën e kishin folenë,

    Shqiptarëve ua rritën shpresën,

    Armiqve ua bënë benë!



    Kanë kaluar vite, shekuj do vinë,

    Histori jona me rrebeshe,

    Nga këto baza popullore,

    E mbajti të fortë Shqipërinë!



    Fadil SHYTI
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 08 Jan 2009, 21:21

    Për Shqipëri

    Eh, sa e sa trima
    Ikën me sy hapur
    E sa e sa trimëresha
    Nuk i mbyllën sytë!


    Eh, sa e sa heronj
    Nuk i prehu qetësia
    E sa e sa gjenerata
    Prehja nuk i qetësoi


    E prapë nuk u bë
    Shqipëria
    As sot


    Kur do të arrijmë që
    Dinjitetshëm ta themi
    Ne
    Bijtë e Shqipërisë
    Jemi!


    Mehmet BISLIMI
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 08 Jan 2009, 22:02

    Poezi- nga poete te ndryshem, Ademjasharinetiraneic8cr1
    POEMË: ADEM JASHARI

    Kjo Kosovë fortë po qanë,
    Po vajton e mjera nanë!
    Një burrë trim me pas kanë,
    Zot ksaj toke sot me i dalë.
    Me i dalë zot mëmëdheut
    Si në kohën e Skëndërbeut
    Si në at' kohë dikur moti
    Kur ishte gjallë Kastrioti;
    Që Sulltanat si la kurrë
    Në Arbri me vendos flamurë!
    A esht' afrue dit' e bardhë?
    Si në Krujë kur patë ardhë!
    Me ardhë prapë e mej pa me sy
    Si e kanë nda ket Shqiptari!
    Shum po vu'n Kosova nën Sërbi!
    Si nën kthetrat e korbit të zi!
    Kjo Drenica po fol vetë;
    Ende trimat nuk më kanë vdekë!
    Ende trimat i kamë gjallë
    N' ball Serbies për me i dalë!
    Sllobodanin për me e ndalë.

    Pushkë e fortë ku paska kris?
    Pyet Kosova, djepi Shqipnis?
    N' Prekazin e Ahmet Delisë,
    Lufton Ademi kunder Sërbisë!
    Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
    Per të gjallë s'u dorzue kurrë!
    Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
    Në Mars ngritet legjenda vet!
    N' kamë po çohet Legjendari,
    Komandantë Adem Jashari.

    Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
    Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti!
    Si re e zeza' kur prishet moti!
    Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
    Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
    Pesmij trupa po parakalojnë!
    Tetëdhjet tanke po i dërgojnë!
    N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
    Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
    Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
    Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
    N'Polac n'Llaush stacionohen,
    Tre katunde keç po rrethohen!
    Nga Llausha e kanë lajmrue,
    Ademit i kanë tregue;
    Veç Prekazi është rrethue!
    Ademi djemve u paska thanë;
    Çojnu trima gjithë në kam,
    Mitraloz e bume mej marrë
    Gjith n'pozicjone për me dalë,
    Shkau Prekazin don me kallë!
    Shkau neve na paska mësy,
    Në Prekaz ushtria don me hi!
    Qoftë përhajr Ademi po thot,
    Njëqind vjet kemi pritë si sot.

    Te Jashart boll janë mundue,
    Dajt nga Llausha per me shkue.
    Askush s'mundet me u afrue!
    Ndihm Ademit s'po mujn mej çue!
    Shum keç shkiet e kan' rrethue!
    Si me lisa me e gardhue!
    Rrethimin t'gjall mos me kalue,
    Askush i gjall' mos me shpëtue!
    Topat e shkaut po kërsasin,
    Kullen Ademit ja godasin!
    Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
    Barot e hekur ngado gjëmojnë!

    Jashart kanë nis me kendue
    Edhe me kangë tuj luftue!
    Pushkë e kangë s'po i ndalin!
    Zakon u kishte lën i pari,
    Tuj këndue lufton Shqiptari.

    Çou nipash, daja po m'ja ban
    Ishte plak besa daja Osman
    Edhe Ademit çka i ka than;
    O Adem ti je si djal i ri
    Krejt prapa nuk mujë të t' rri
    Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
    Nje besë të Zotit po t'a jap
    Për Ty një pushk se la pa e zbraz.

    Britë Ademi, lëshon një za;
    Ku të kam Hamëz more vlla?
    Mbahu fortë, qëndro o burrë,
    Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
    Kurrë at' pushkë mos me ja nda
    Kem me u djegë me shka ka!
    Jem në luftë qe njëqind vjet,
    Sot ësht' koha me tregu vetë
    Me hek qafe serbin përjetë.
    Adem Jashari keshtu po flet,
    Po u thotë aj familjes vet:
    Se ket punë kur e kem nisë
    S'kena ba mend me lan përgjisë,
    Amanetin në vend do ta çojmë
    I madh' e i vogël dot luftojmë,
    Jashart krejt me u farue!
    Po na fund kena me fitue.

    Plot tre ditë e plot dy net,
    Pushka në Prekaz po kërsetë!
    N'ditën e parë shpëtojkan krejt
    Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.

    Dit' e dytë para se po zbardhon,
    Komandir Ilija shka po bon?
    Nja tridhjet milic po i urdhron,
    Të tridhjet t' Arkanit janë kanë!
    Prej Ushtrisë largue janë,
    Kullës s' Shabanit i shkojn pranë!
    E kcejn murin janë hi n'oborr!
    O Ademi edhe poj heton
    Një za djemve po jau lishon,
    Fort Ademi edhe po bërtet!
    Djem e nipa po mi thërret,
    Po i leshon zë vëllaut vet;
    Priti Hamëz të gjallë mos i le.
    A dhe Hamza të gjall s'po i le!
    Sa po mujn shkijet po i palojnë,
    Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
    S'po i lan shkijet të gjall me hi
    Në prak me ju shkelë në shtëpi,
    Kishin brenda rob e fëmi!
    K'shtu Ademi besën e kish ba;
    Në dorë të shkaut mos me ra
    Me ka krejt kam me u vra!
    Kurrë Kosovën vet' nuk e la!
    Me ka krejt pa u farue!
    Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
    S'kam me l'shu, shkijet me pushtue!
    Brez pas brezi e kem trash'gue,
    Iliret kët tok' kanë sundue,
    Dardan-kosovar kanë luftue!
    Kurr Kosovën se kanë dorzue.
    Amanet t'parët lanë naj kanë;
    Kurrë Kosovën mos me e dhanë
    Kurr Serbies mos me ia lanë.
    Sa po mundë shkije po vret
    I kanë vrarë njëzet e tetë!
    Nja dy t'gjallë i kanë zanë!
    Ademit shka na i paskan thanë;
    Fort po e lusin, bej po i bajnë
    T'gjallë me na l'shue a nuk ban?
    Edhe Ademi po m’ i ngon;
    S'kena ardh ketu me luftue,
    Po me zorë na kanë çue!
    Çaj Ilija na ka urdhnue.
    Atëher Ademi po menon?
    Shqiptari e ka pas zakon
    Me liru aj që vetin dorzon.
    Adem Jashari burrë azgan
    Të dy serbet po i liron!
    Njërit shka çka i paska thonë?
    Shko Ilijes fjalë i çonë;
    Baca Shaban ty a t'ka thanë,
    Besë në ju nuk ban me nxanë!
    S'kemi pas kurrë besë me shka,
    Gjithë n' tradhti na kanë vra.

    Plot dy ditë e plot dy netë,
    Po na zbardhë dita e tretë!
    Në Prekaz pushka po kersetë!
    Jashart me Serbi tuj luftue!
    Se kan nder mend me u dorzue!
    Me u dorzu kurrë të gjallë!
    Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
    Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
    Farun shumë ushtar e milic!
    Shum' ushtar e milic të vrarë!
    Nëpër oborr e nëpër arë,
    Nja treqind të vramë i lanë!
    Si duaj kashte me u kanë
    Permbi trupat e shkive t'vramë
    Shokët e tyre po kalojnë!
    Drejt Jasharve ushtria shkojnë!
    Sikur drapri n'arë tu korrë,
    Si me drapër mej pre mu konë!
    Si kall'zi gruri nëpër tokë.
    Pa shpirt sllavt bien si borë!
    Ademi n' mitraloz tuj korrë!

    Ushtria e Serbisë u farue!
    Jashart nuk dojn me u dorzue.
    Komandira edhe Gjeneral,
    Thojn Ademi nuk jepet i gjallë!
    Krejt Serbia k'tu me u kanë!

    Gjeneralat po urdhnojnë;
    Granatimet po i shpeshtojnë!
    Shumë predha kullën qëllojnë!
    Barot e hekur po lëshojnë!
    Gjylet ishin kanë mallkue,
    Rob e fmi i paska farue!
    Rob e fmi granata i vret!
    Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
    Bacën Shaban me nipa krejt!
    Jet Ademi veç me djal t' vetë!
    Babë e bir po bajn gajret
    Po qëndrojn si me u kanë tridhjet!

    Ushtria kull's iu afrue
    Dham n'dham me çetnikët tuj shkue!
    Një plumb ishte kanë mallkue,
    Adem Jasharin ka qillue!
    Ademin keq e paska marrë
    Edhe Ademi jet' po ndrronë!

    Djalë i vetëm po më lufton!
    I gjallë kullën s'po e dorzon!
    Brenda ushtrinë s'po e lejon,
    Të gjallë shkiet si len me hi
    Si lenë gjallë mej hi në shpi.
    Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
    Edhe djalin e merrë timi!
    E merr flaka, era barotit
    Në gjoks i bjenë gjylja topit!
    Gjylja topit veç po ma vretë
    Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
    Sa për plumba se kishim dertë!
    Familja ime me një shtetë
    Ke tu luftue treqind vjetë!

    Autor: Fejzulla Duraku
    Bruksel,05.03.2008
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Fri 09 Jan 2009, 22:48

    Vëllezër Shqipëtarë,



    të prekim urtësinë,
    të zëm udhën e mbarë,
    të ngjallim Shqipërinë..

    Shqipëria ka qenë
    dhe do të jetë,
    po sot në ditët tona
    të metë të mos ketë.

    E ka nderuar Zoti
    gjithënjë Shqipërinë
    ish fort mirë qëmoti,
    do bëhet dhe taninë.

    Naim Frashëri
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Fri 09 Jan 2009, 22:49

    T H I R R J E
    Në ligjet e të jetuarit
    nuk ka drejtësi për të gjithë
    as dashuri të mjaftueshme
    një dhuratë e tillë mungon
    po unë u bëj thirrje lexuesve
    të ngritën kundër padrejtësisë
    dhe diellin ta ngrejmë me duar
    me sa më pak dhimbje
    me sa më pak vuajtje
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Fri 09 Jan 2009, 22:57

    SHQIPËRIA ETNIKE: Shefki Ollomani

    SHQIPËRIA ETNIKE

    Gurthemeli i Pellazgjisë,
    është krijesë e Përëndisë,
    Panteoni i përëndive,
    është vullneti i hyjnive,
    embrion për shqiptarinë,
    këtu Zeusi kish selinë.

    Është legjendë mitologjike,
    është baladë e lashtë kreshnike,
    është etni pellazgjike,
    është hyjneshë ilirike.

    Është tempulli i Dodonës,
    piedestali i Shqiponjës,
    është altari i lirisë,
    sot është zemra e Ilirisë,
    është rilindja e Arbërisë.

    Është si Dielli kur rrezon,
    porsi Hëna kur ndriçon,
    është kështjellë gur mbi gur,
    është Shqiponjë e Flamur,
    është Feniks që nuk vdes kurrë.

    Është burim e gurrë lirie,
    është betim e gjoks rinie,
    është ylber e yll gjithësie,
    është kala - themel Shqipërie.

    Është prush që përvëlon,
    është këmbanë që ushton,
    është rrebesh që shkatërron,
    ortek bore që mbulon,
    është tërmet që tmerron.

    Është si lulja plotë me erë,
    dallëndyshe në pranverë,
    është kullë brezash me bajrak fisi,
    vatër arbërore me bardhësi plisi.

    Është zjarr e vullkan,
    është stuhi e uragan,
    është furtunë e bubullimë,
    është rrufé e vetëtimë,
    është top e jatagan,
    është princ e kapedan,…
    që luftojnë për vatan.

    Është gjaku ynë që nuk falet,
    zemra jonë që nuk ndalet,
    është si buka në çerep
    dhe si uji nën një kep,
    është si ajri n'atmosferë,
    është si drita në humnerë,
    pa të cilat s'ka jetë as nderë.

    Shqipëria Etnike është e gjallë,
    si baroti e guri strallë,
    është një rrënjë që s'shkulet fare,
    ëndrra jonë mijëravjeçare,
    është si nuse me kurorë lavdie,
    zanë e bukur Ilirie.

    Kjo Shqipëria jonë Etnike,
    është trimëreshë heroike,
    që nuk njeh asnjë pushtet,
    derisa të bëhet Shtet.
    FBKSH-d
    FBKSH-d
    Ushtar
    Ushtar


    Numri i postimeve : 13
    Join date : 08/01/2009
    Age : 39
    Location : Ne front

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga FBKSH-d Sun 11 Jan 2009, 14:42

    Nehat Jahiu




    Nëno,



    Dikush më shumë e dikush më pak

    në vendin tonë na quajnë ardhacakë,

    harruan djersën e gjakun në fusha e male,

    harruan eshtrat e të parëve në këto varre.



    Nëno,



    Ti vatër e ngrohtë,vatër e imja e lashtë,

    sa here ti prenë degët,ti aq më shumë lëshove shtat,

    sa herë që të huajt ta shkelën tendën tokë,

    bijtë e tu të ledhatuan,nuk të lanë të derdhësh lot.



    Nëno,



    Sa herë deshën në themele të ta shkulin gurin,

    mbi varret tua ti lartë e më lartë ngrite flamurin,

    sa herë që të pushtuan dhe ngapak na u lodhe,

    por çdoherë tokën tënde me drith e mbolle.



    Nëno,



    Unë, biri yt, me mall e dashuri të përqafoj,

    plagët që të huajt ti dhanë,kurrë nuk ti harroj,

    shekuj me radhë nuk iu gjunjëzove gjithëkujt,

    tokën tënde nuk ia lëshove askujt.



    Nëno,



    Sa herë që të kaploj stuhia e dimri,

    në arat tua ti mbolle lule prilli,

    arat tua kurrë djerrina nuk të mbetën,

    bijtë e tu asnjëherë nuk të lane vetëm.



    Nëno,



    Te kjo tokë,tokë e kuqe,

    kanë mbirë shumë lulëkuqe,

    kanë rënë në varr shumë nuse,

    shumë trima lulëkuqe nëpër varre,

    vdekja e tyre shkruar nëpër fusha e male.



    Nëno,



    Te kjo tokë me lisa,

    janë këtu buka e rrita,

    gjakëra të ngjizur në rasa guri,

    shkaba qëndisur tek flamuri.



    Nëno,



    Te kjo tokë,tokë e fortë,

    arat mbjellë me eshtra,dje e sot,

    lule skuqur me gjak arbror,

    te ti nënë me shumë morte.



    Nëno,



    Te kjo tokë janë vrarë shumë,

    u derdh gjaku,u derdh lumë,

    të bleruara janë mal e fushë,

    dasmë bënë dasmorët me krushq.



    Nëno,



    Te kjo tokë,tokë shqiptare,

    mbijnë lulëkuqet përmbi varre,

    mbijnë lulëkuqet për çdo ditë,

    e trimat e lirisë vijnë për ti ujit…



    Nëno,



    Kala e lashtë sa guri,

    sa shkaba tek flamuri,

    nuk të lane trimat të shtrihesh për dhe,

    thanë: trojet këtu i kemi,këtu kemi le.



    Nëno,



    Korbat tu hodhën e të hodhën barot në sy,

    deshën ti verbojnë,të të mos njohim ty,

    po kush se njeh nënën,nënën tonë,

    këtu është djepi shekullor,djepi ynë.



    Nëno,



    Si lulet tinëzisht,kur i palos e hidhura brymë,

    për tokën tënde tanksat ty tu shtrinë,

    ta hodhën helmin për të helmuar

    ne ta puthëm token e në zemër të shtrënguam.



    Nëno,



    Me helm korbat gjakun,deshën ta pijnë,

    deshën të ta helmojnë e ti nxjerrin sytë,

    plagët,nënë, me ujin tënd ti shëruam,

    rrënjët më thellë në token tënde ti lëshuam.



    Nëno,



    Shumë plagë të dhanë,

    e për ty çfarë nuk than[,

    oh,sa të dëshpruan,

    po nuk të gjunjëzuan.



    Nëno,



    Eh,ç,mundime të dhanë,

    e të qetë nuk të lanë…,

    plagët vet i shërove,

    dhembjet larg i mërgove.



    Nëno,



    Nuk iu nënshtrove dhunës,

    roje bën maje kullës.



    Nëno,



    Kala e fortë,kala muri,

    ndërtuar mbi shkëmbinj guri,

    Nëno, moj kala me mure të trashë,

    legjendë e një populli të lashtë.



    Nëno,



    Muret e tua,o sa të larta!

    të mbrojti pushka,të mbrojti shpata,

    nuk të lanë të shkrihesh si bor[,

    trimat për ty thurrën kurorë.



    Nëno,



    Shumë i dashur është vendi i lindjes,

    kur prej pragut sheh rrezën e drtës,

    vetëm në ty jam i qetë dhe krenar,

    djersë, gjak…,e eshtra të kemi falur.



    Nëno,



    Dashuria më djeg,zemrën ma kall,

    kur ti nënëloke më del përball,

    e unë tretem e tretem në mendime,

    kur hyj e dal në të dhembshurat kujtime.



    Nëno,



    Te ti jam rritur me rrezet e hënës,

    me kafshatën e bukës në fund te magjës,

    buzën ma lagu molla e ruajtur në gji,

    në djep druri më përkundi dora jote me ëmbëlsi.



    Nëno,



    Këtu te ti kemi lindur,oj nënë,

    te ti pamë diell e hënë,

    këtu ku lulen e pare çel pranvera,

    dhe baltës si mjaltës i vjen era.



    Nëno,



    Këtu te ti kemi lindur,oj nënë,

    stërgjyshrit vatrat ku na i kanë lënë,

    këtu,ku dhe ferrat të bukura janë,

    ku prindrit tanë varret i kanë.



    Nëno,





    Këtu tek ti kemi lindur oj,nënë,

    bukën dhe ujin ku na e kanë dhënë,

    këtu ku dielli dhe hëna na gëzojnë,

    ku gjyshërve tanë eshtrat iu pushojnë.



    Nëno,



    Në tendën rrasë të gurit,

    e mu në zemër të flamurit,

    kemi qenë dhe jemi,

    te ti emrin shkruar e kemi.



    Nëno,



    Këtu kemi qenë kur lind dielli,

    e kur lulet na i çel prilli,

    për here të pare,shekuj me radhë,

    diellin e zjarrtë kemi dëshmitar.



    Nëno,



    Këtu kemi qenë kur lind hëna,

    kur na buzëqeshi e dashura nëna,

    për herë të pare,shekuj me radhë,

    hënën e artë e kemi dëshmitar…



    Marrë nga poema “Rrënjët i ke në këtë tokë Ilire”
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Sun 11 Jan 2009, 17:45

    Poezi nga Dalan Luzaj

    Ditë të mirë, paç Mëmëdhe!

    Ditë të mirë paç Mëmëdhe!
    Gjaku yt kënd më kënd shpërndarë.
    Sa më larg aq më pranë na ke
    Gjithësesi të urojmë për mbarë!
    Natën e mirë, paç Mëmëdhe!
    Si u errën bijtë e vuajtur, bijtë e tu aty?
    Për shpërblim jepu dy pashë dhè,
    Për gjithë ç’vuajtën, ndizu një qiri!

    08 Janar 2009
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Mon 12 Jan 2009, 04:21

    Fadil SHYTI, Suedi

    TY TA KUSHTOJ
    ( VËLLAUT TË IDEALEVE, KUSHTRIMIT )

    Vite plot stuhi,
    Ngarendin si kuaj,
    dhe si ujq të tërbuar
    më bëjnë mua të vuaj.
    Më kujtohet:
    Jeta mbi këto peripeci,
    Mjerisht na kishte takuar.
    Na kishte takuar mjerisht,
    Me flakë të përcëlluar.
    E, mua më bëhej sikur lexoja
    Klithmat e burokracisë,
    Thirrmat ogurzeza të tradhëtisë.
    Kushtrimin - zjarr të vegjëlisë.
    Të shikoja vëlla, vetullrënë,
    Të qetë, por veç pa qetësi,
    Të shikoja vëlla të pangrënë
    Tek çapiteshe si në pafundësi.
    Ishe kush ishe, një shqiptar
    Një atdhetar i vëretë,
    Ty, ishe në revolucionar,
    Kapedan i furtunave në Det-Jetë!
    Qëndruam së bashku
    Dhe kurrë nuk u lodhëm,
    Aty, ku e desh Liria
    Si meteorë malësorë,
    Aty u ndodhëm.
    I kuq je, Flamur!
    Se me gjak je ngjyer.
    Do të doja që sot,
    Sot e nga mot,
    Dhe me gjakun tim
    Të ishe Ty, i lyer.
    Sa kapriçjoze, qenka jeta:
    Na ndau vëlla më vëlla,
    Me dallgët e veta,
    Të hidhurën me vete e ka!
    Por, unë vëlla s´të harroj,
    Njëherë e kemi bërë betimin,
    Për atdheun, truallin tonë,
    E kemi hedhur fuqishëm kushtrimin.
    Oh, këndej në kurbet!
    Ndjenjat më vërshojnë lum,
    Mendimet më godasin si çekan,
    Shqetësimet më lënë pa gjumë.
    Vëlla, kemi nënë e baba,
    Kemi fis e çfarë nuk kemi,
    Por, para Kosovës hallemadhe,
    Bij´të së njëjtës Nënë jemi!
    Tek meditoj, këtu në burgun e mërgimit,
    S´e harroj çastin e largimit,
    Dhe bashkë me kafashatat, gëlltis,
    Lotët e dhuruara prej mërgimit.
    Heu, sa mallë ndiej për Ju,
    Mallë që shpirtin ma përvlon,
    Por, dije vëlla, se zemra
    Çdo çast tek Ty më dërgon!
    Më dërgon me një mesazh,
    me gjakun e zemrës, shkruar,
    Mijëvjeqarin që po afron,
    Trimërisht, së bashku,
    Dhe me shokët e një ideali,
    kemi për ta kaluar.
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Mon 12 Jan 2009, 04:25

    DERI KUR?...

    Heu, se na mori lumi!...
    E dot nuk na doli gjumi,
    Na kaploi dehja "demokratike",
    Me thirrma histerike,
    Heroizma shqiptare,
    Sosë rrugën te liria.
    Me diplomaci thinjake
    Jo, s´bëhet Shqipëria.

    Deri kur, deri kur...
    Qënka thënë të presim?!
    Që qiellit ndezur flakë
    Lirinë n´tokë ta zbresim?

    Jemi shtet me emrin Dardan,
    Republikë e Kosovës tash,
    A nuk do të jemi shtet sovran
    Në truallin tonë, pash më pash?

    Europa dhe bota "demokratike"
    Shikon që derdhet gjak.
    Këputet diku një trëndafil,
    Diku këputet një zambak.

    Deri kur, deri kur...
    Kosovë - Nëna ime,
    Do t´ ma bësh zemrën copë
    Dhe shpirtin thërrime?!


    Fadil SHYTI
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Mon 12 Jan 2009, 18:44

    T H I R R J E
    Në ligjet e të jetuarit
    nuk ka drejtësi për të gjithë 
    as dashuri të mjaftueshme
    një dhuratë e tillë mungon
    po unë u bëj thirrje lexuesve
    të ngritën kundër padrejtësisë 
    dhe diellin ta ngrejmë me duar
    me sa më pak dhimbje
    me sa më pak vuajtje
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty HAKERIME

    Mesazh nga biligoa Wed 14 Jan 2009, 05:54

    Që nga Jugu ne Veri mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,
    Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t'ju përgjigjet : peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,
    ësht' kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr Zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjve;
    hani, pini e rrembeni, ësht' bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar decorata "Grand Cordon"!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t'ju thërres'
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes'

    dhe të quheni përhera luftëtar' e patriot',
    Po ka një Zot qe s’do duroje, shume lavdi të madhit Zot
    Grand Cordon i zotris'sate, që në gji të kan ' vendosur,
    ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;

    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
    ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s'keni patur as nevoj' as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

    As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet...
    Teksa fshat' i varfer digjet... kryekurva nis e krihet!
    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar' në errësira!

    Ç'na pa syri, ç'na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
    Dallavera nëpër zyra, dallavera në Pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'

    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bënet si të duash, kukuvajk' dhe dallandyshe...

    kukuvajka gjith’ me lajka, neser silleni bujar,
    nën dorë e nën maska, shkoni jepni një kapar!
    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera...

    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
    Edhe ju të robëruar, rob në dor' të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj', puthni këmbën e armikut!

    Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe "bej" i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vëndi qënka sofr' e qorrit, vlen për goj' e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull', shoku shokut krreni sytë...
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir' njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit' që nis e vrëret do mbaroj' me bubullimë,
    ky i sotmi zër' i errët, benet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit' për goj'!

    A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor'
    nuk ësht' yti, nuk ësht' imi, është i kombit arbror,
    ësht' i syrit në lot mekur, ësht' i vëndit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni... po e drejta dermon hekur!


    shkruar nga autori Ali Asllani në vitin 1942
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Sat 17 Jan 2009, 15:19

    Ç A M Ë R I A



    Nga Kasam Shaqirvela



    Gjithmonë të ndjekur

    Ngahera të vrarë

    Prej Andartësh

    Dhe Fanariotësh

    Të Idesë së Madhe

    Që ngrihej lugat mbi dhe

    Pllakosur kujë e gjëmë mbi ne

    Në mëkate zhytur

    Nga farë e jona,

    Dhe laneti ngritur

    Nga soji i huaj

    Si Venizellos

    Zografos dhe Zervas

    Për Megaloidenë

    E “Vorio Epiri”-it

    Që zemra u plas

    Vërshuan në Çamëri

    Llava ujqish t`uritur

    E hiena turinj ngjyer





    Me gjak Çami, të

    Pafajshëm, përlyer

    Masakra në fëmijë,

    Gra edhe pleq

    Situata makabre

    Të shekullit të ri

    Kryer nga grekë

    Aty në Çamëri.

    Oh! Paramithi?

    Ç’pësove ti

    Asaj nate pa hënë

    Sa e sa trima çamë

    Për lirinë tu vranë

    Për vendin mëmë

    Pa dallim feje

    Ortodoksë-grekë

    Apo turq-myslimanë

    Sepse ishin të një gjaku

    Madje të lindur nga

    Të njëjtët Baba dhe Nënë

    Që kohët i ndanë me:

    Gjuhë, fe dhe tjera anë.





    Po vallë shqiptari çu bë ?

    A u shkri si bora ndër male

    A u tret si kripa në det pa zë?!

    Jo, jo?! -ai u nda në:

    latinë, grekë dhe turq

    Sipas feve që mori

    Gjatë historisë, si dhe

    Nga proceset e copëtimit,

    E pastaj përvetësimit, të

    Tokës së Nënë Shqiptarisë.
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Sat 17 Jan 2009, 15:21

    Zëri nga pellgu i gjakut



    Shkruan: Afrim Morina



    * * *

    Kur i pate shkruar

    Letër

    Taranta Babus

    I tregove historinë e

    Romës

    Që nga rita e Romulit dhe Remit

    Me qumësht ulkonje

    Kovat me gjak

    Legjionet e vdekjes

    Që përgatitëshin të shkojnë

    Atje

    Se u kishte mbet syri

    Madje edhe në dhit

    T’uaja



    *



    Letra më erdhi edhe mua

    Në Lepogllavë

    E lexova...

    Thash

    Edhe për ne

    përgatitën legjionet e vdekjes

    nga pasardhësit e

    ujkut të çalë

    për qingjat tanë



    *



    Kaluam stuhi dhe uragane

    U përballëm edhe me

    Legjione të vdekjes



    *

    Arrita në Romë

    Nuk e rilexova letrën Tënde

    e pash me sytë e mi

    ate që nuk ia the

    Taranta Babus

    Se Roma

    Ishte ngritur në jë pellg

    Gjaku



    Pash pjesë gjymtyrësh

    Në çdo gdhjendje

    Guri



    *



    Nga themelet ngritnin

    Kokën

    Raca të ndryeshme

    Gumzhinin gjuhët

    Veshët më buqitën

    Nga një zë

    I pellgut të gjakut

    Nga jam unë

    Çdo guri

    Copat e mishit

    I ka të pastruara

    Me gjak

    Dhe në gjak

    Noton



    19.10.2002, mbi Adriatik
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Sat 17 Jan 2009, 15:25

    NJË JETË PËR NJË IDEAL
    (Elegji për Shaban Polluzhën)
    Nga Kasam Shaqirvela
    Jetën, gjithmonë e kemi mbajtur në trastë
    edhe bukën bashkë me kripën në janxhik1
    hudhur mbi shpinë e lidhur me besën bast
    gjithmonë i dham’ lirë, si për mik e armik ?!
    Maleve të Drenicës kalonim janar-shkurtin-’45,
    në gjamë?!
    ditën, e hanim veten bashkë me diellin shpellave?!
    natën, e matnim Atdheun e Vogël, me pëllëmbë,
    për pëllëmbë!
    ia numronim varret edhe yjet, me shpresën
    se mbesëm2.
    derisa nuk ndodhi tradhëtia, që disa herë
    na përsëritet
    që nuk po ndalet, por shtohet, shtohet e bile rritet ?!
    ***
    Atdheu gjithmonë kërkon therorë; flijohen
    gjeneratat
    për tokë e popull që as shitet e as blehet, sepse
    ka Shabana, që lindi nëna luana, sa e sa tjerë
    1 Strajcë lëkure
    2 mbetemi
    që s’harohen,
    atyre fama u rri zgjuar përmbi kokë. Kurorë
    për dëshmorë !
    Për ty Drenicë, edhe sot s’po më ndalen lotët, dua
    me t’qa !
    me u zhgërry n’vaj, me e qetësu shpirtin e vram, ah!-me e
    shpërla!
    të shumta janë masakrat që mbi ty t’i kanë ba3, kush pra?
    bastardhët e kuq, si tufa hienash tu turrën n’hata ?!
    në gjak t’kuq e t’zi, të kanë ngjyer dhe të kan’ la4
    të kanë fyer, të kan’ lyer, të kanë sha edhe të kan’vra ?!
    e ti s’lëshove za, se s’lëshove za dhe as ke qa, por ke ba
    sevda !
    vdekjen me sy hapur e ke pa?! Nuk je gjunjëzue !
    por ke këndue! Nuk je tremb se ke luftue me u çlirue...?!
    e gjithë kët’ ta kanë ba për me t’shpërngul ?
    që farën tënde me ta zhbë a me ta shkul
    nga vendi yt, ul e përul?
    në vendin tand, një farë dreqi me e pru këtu
    për me e ngul ?!
    se kush tjetër kish me e ba, përveç sllavit tralala,
    hordhitë çetnike të sojit karpatian, që
    i thirrim shkja
    pollën UDBA , OZNA e do Brigada t’kuqe-Komitete
    që i sollën Kosovës, shum’ të zeza; kijamete ?!
    ***
    E!-ti Shaban, tribun i vegjëlisë së Shqiptarisë !
    s’e njohe kurrë më parë rrenën dhe tradhëtinë
    çiltërisht kape pushkën me shokët e idealit
    për t’ia sjellë vendit të shtrenjtën Lirinë
    As pesha e viteve, as dimri me acar
    s’ta ngriu gjakun tënd në vlim,
    për çlirim !
    por fjala e dhënë, i rrejshmi premtim ?!
    që laro shqiptarët ta dhanë n’Pazar
    3 bërë
    4 larë
    ta këputi shpirtin, kur n’besë të prenë
    po ato, që në shqipen tënde të thirrën
    n’takim
    natën e errët ta zunë rrugën me rrenë
    të rrethuan shpirtshiturit, me një arsyetim !
    mbrojtjen e Kosovës, ta quajtën dezertim….?!
    Ne qemë vrarë, prerë dhe plaçkitur
    edhe më parë, kur nuk qe lufta e dytë
    vendi ishte djegur, kallur e zhuritur
    nga luftërat Ballkanike që na patën mbytë?!
    ***
    Por, kjo tani, më e rënda na doli, se
    brenda vetë neve, dreqi i kuq, dreqër të zi polli
    e ti ranë vëllai-vëllait; ballistë e partizanë
    njërët, plisin e bardhë mbështjellur me flamur
    tjerët, yllin e kuq pesëcepësh ngjitur në ballë
    nuk u vranë të tjerë përveçse shqiptarë ?!
    nga plane sllave me qëllime të caktuara
    në kuzhinat ruse, bukur mirë të gatuara
    e me do mëlmesa-Bylmeza vendi, të ftilluara ?!
    ***
    Ah!- mendjeletët, shqiptarët medet ?!
    i besuan mobilizimit të shpikur nga sllavi
    njërët ia mësyjnë Pazarit, tjerët në Fushë të Sremit
    pa burra e lanë tërë vendin e vet ?!
    ata që su pajtuan dhe nuk i kapi kalemi
    u derdhën maleve, shkrepave luftuan
    tjerët ndër burgje i masakruan i mbytën !
    nëpër puse e gropa, si t’ishin kafshë i qitën...!?
    ***
    Ti Drenicë, moj Zonja Plakë
    Ato ditë janari ’45, me acar
    Ti e tëra po digjeshe flakë
    Se s’pranoshe me t’qitë n’pazar
    Tu dhims kulla me plis të bardhë
    Ajo kullë aty në Rezallë
    Qi i ndejti armikut ballë për ballë
    Ç’kuptim të djeshëm mba ?
    E ç’simbol të sotëm ka ?
    Një kullë në Rezallë të Drenicës
    Emblemë e qëndresës dhe sakrificës !
    Tetovë, 9 prill, 2008
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Sat 17 Jan 2009, 15:49

    KUR SHQIPTARI MBËSHTETET PËR MURI
    Kur shqiptari mbështetet për muri
    Do të tregojë se si u fitua flamuri
    Flamuri kuq e zi i Skënderbeut
    I Gjergj Kastriotit -birit të dheut
    Birit të dheut të gjithë shqiptarisë
    Nënës së shqiptarëve Ilirisë-Shqipërisë
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Sat 17 Jan 2009, 15:52

    Z Ë R I PRESHEVËS
    Ngritemi që të j e t o j m ë
    ngritemi që të ndërtojmë
    ngritemi të bëjmë më shumë
    Kosovë është Presheva, hej!..
    Si të jetojë nën terr të huaj
    me duart e tij të përgjakura
    me drejtësinë e të çmendurit
    Me atë që vetëm më vret
    Në këtë t o k ë denbabaden
    unë kam varret e stërmoçme
    të rënët e të gjitha kohrave
    këngët e të gjitha betejave
    O ti që flet krejt ndryshe
    K o s o v ë është emri im
    Kosovë është g j a k u im
    Shqipëri është Presheva, hej!...
    Rrustem Geci - Dortmund
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Sat 17 Jan 2009, 15:54

    ADEM JASHARI
    Betohem se nuk kam vdekur !
    Në çdo r r e z e të diellit
    unë kam pikat e gjakut
    flamurin tim të betejave
    të guximshmit e luftës
    Në çdo pëllëmbë Kosove
    Kosova kremton Kosovën
    Shtet në radhë të shteteve
    Popull në mes të popujve
    Në këtë tokë denbabaden
    Kosova ka një a d r e s ë
    që nga pellazgët e moçëm
    deri te shqiptarët e sotëm
    Kosovë, shqiptar, Shqipëri
    betohem se s´kam vdekur
    flamuri do pyet për mua
    po thuani… jam në valle!..

    Rrustem Geci
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Sat 17 Jan 2009, 15:56

    KRYENGRITJE
    Nuk di pse himni hesht
    Dhe vargjet e himnit
    Se Flamuri i Ahtisarit
    Nuk m´i shkon as varrit
    Nuk di pse himni hesht
    Kosovën kudo e ndanë
    Me 11 gërshërë e prerë
    Me 11 gërshërë e ndarë
    Nuk di pse himni hesht
    Koha është të ngritemi
    Flamuri bërë n´Bruksel
    Na vë gjëmba me tel
    Nuk di pse himni hesht
    Pyesin të gjitha epokat
    Pyesin të ardhshmit
    Pyet dhe shekulli ynë
    Nuk di pse himni hesht
    Pse hesht gjeniu popull
    Koha është të ngritemi
    kudo që janë shqiptarët


    Rrustem Geci
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Sat 17 Jan 2009, 15:57

    E P I R I
    Bijë e kuqe e gjakut
    bijë e ashpër e betejave
    ti që plagët i shndrron
    në këngë dhe fitore
    Ngritu o e mirë, ngritu
    shtrëngoj grushtat tuaj
    bashkohu me popullin
    vet ta bësh të ardhmen
    Të dashuruar të lirisë
    prijsa të së ardhmes
    shumë janë qytetarët
    që presin urdhërat tuaj
    Bijë e kuqe e gjakut
    bijë e kuqe e betejave
    unë prej teje mësova
    të jem i bukuri yt
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:01

    BesËprerËve

    Revoltë ndaj atyre që veprojnë kundër Ribashkimit të Shqipërisë! 

    Me një fytyrë dukeni, 
    Njëmijë fytyra i keni! 
    Si minjë labirintheve breni, 
    Të dështuar jeni! 

    Jeni të prapë o bukëshkalë! 
    Me qindra shekuj prapa, 
    Ecni mbi tokë, si të pa kokë, 
    Kurrë s´ecni me hapa! 

    Mashtrues të çoroditur, 
    Ah! Populli s´po ju njeh, 
    Juve, o të babëzitur! 
    Veçse sherrin ua sheh! 

    Mbaheni me krekosje, 
    Ngriteni me llafe të kota! 
    Prej veprave tuaja të poshtra, 
    Neveritet dhe çuditet bota! 

    Ju, e shkelni besën, nderin, 
    E përdhosni dhe flamurin, 
    Ju lirisë ia pini gjakun, 
    Atdheut ia prishni nurin! 

    Gjeni juaj monstër e keqe! 
    Atdheut po i sjellë veç kobe, 
    Nga prapakthimet kryeneqe, 
    Mbytë ideja juaj robe! 

    Deri kur o ju kokëderra, 
    Do t´ju shkojë kungulli mbi ujë?! 
    Të pakurriz, xhelatë përhera, 
    Jeni vënë n´shërbim të huaj! 

    Pa menduar e peshuar: 
    Vala popullin ku e qet, 
    Ju që shpikni dhe komb tjetër, 
    Një komb jemi or të shkretë! 

    Shqipëria e RIBASHKUAR, 
    Ore horra ju pengon, 
    Se pastaj nuk mund ta zhvatni, 
    Pasurinë e atdheut tonë! 

    Ju, mjeranë besëprerë! 
    Nuk mendoni për Shqipërinë, 
    U ka marrë koka erë, 
    Të mbuluar me marrëzinë! 

    Shumë të etur për nderimet, 
    Nga të huajt e zi dinakë, 
    Si s´po shihni o të uruar, 
    Që po futeni në batak! 

    Të verbuar nga premtimet, 
    Për integrimet në Evropë! 
    Fatkeqësi me ndarje t´ kombit, 
    Po përhapni, nëpër botë! 

    Po harroni o të krisur! 
    Evropa për ne nuk bashkohet! 
    Prap këndon këngën e vjetër: 
    Shqipëria të ricopëtohet! 

    Pansllavizmi nga Karpatet, 
    Si kulçedra me gjarprij, 
    Të uritur me shumë orekse, 
    Po e kafshojnë, nënën Shqipëri! 

    Mos harroni o kopukë, 
    Anemikë, kozmopolitë, 
    Koha do t´ju dënojë idhshëm, 
    Po pajtoheni me armik! 

    Mos provoni të mbani copa! 
    Kot e ka ai që provon, 
    Një ditë Kombi do ribashkohet, 
    Gjithësesi, heret a vonë! 

    Sot Shqiponja e trazuar, 
    Kur ju sheh, sa po tronditet! 
    Kur zgërdhiheni me armiq, 
    Me flatra rrufeshëm valvitet! 

    Trupi saj mjaft u copëtua! 
    Gjatë qëndroi! E ndarë një shekull, 
    Gjaku ynë kurrë nuk shterret, 
    Për ta bërë Shqipërinë t´ paprekur! 

    Ju, Shqipërisë krajata i sillni, 
    Veç ato në koka i keni, 
    Me turpe-krimet që po bëni, 
    Asgjë tjetër veç Hiqër jeni! 

    Kështu Shqiponja alarmoi, 
    Ajo kurrë s'e humbë QËNDRESËN! 
    Kundër saj kush ngriti kokën, 
    Si tradhtar e vrau veten!


    Edituar për herë të fundit nga Orfe@ në Thu 12 Feb 2009, 01:04, edituar 1 herë gjithsej
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:03

    PËR TY SHQIPËRI

    Freskia malore, 
    Dhe ngrohtësia detare 
    Ma përshkojnë, 
    Zemrën, shpirtin!... 
    Kur flas me ty Shqipëri! 

    Flaka e zjarrit më përcëllon! 
    Tymi sytë po m´i verbon! 
    Kur ty oj Nënë Shqipëri: 
    Kaq shumë më mungon!...
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga biligoa Thu 12 Feb 2009, 01:06

    Fadil Shyti
    RIBASHKIMI KOMBËTAR

    Na duhet si uji, 
    Na duhet si buka! 
    Na duhet si ajri, 
    Na duhet si dielli! 
    Na duhet si toka, 
    Na duhet si qielli! 
    Me Shqipëri të ndarë: 
    Jeta s´ ka kuptim! 
    Nuk gëzohet paqja, 
    Pa RIBASHKIM! 
    Prapë na kërcënon lufta, 
    Atdheu, s'po gjen shpëtim!

    Sponsored content


    Poezi- nga poete te ndryshem, Empty Re: Poezi- nga poete te ndryshem,

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sun 19 May 2024, 16:15