FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    JO, NUK NDAHET O MITROVICA…!

    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! Empty JO, NUK NDAHET O MITROVICA…!

    Mesazh nga biligoa Wed 14 Jan 2009, 04:30

    Në fillim të vitit



    JO, NUK NDAHET O MITROVICA…!



    · Lexova në një të përditshme se për organizimin e manifestimit Flaka e Janarit në Gjilan (përvjetori i vrasjes së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës), partneri i koalicionit ka kërkuar ta organizojë një manifestim për Ibrahim Rugovën, presidentin e ndjerë! Ndryshe, nuk do ta nderojnë këtë manifestim. Opinioni e di shumë mirë se kur UÇK-ë bënte luftë titanike për çlirimin e Kosovës, në rrethana krejtësisht të pabarabarta, politika pacifiste e formoi FARK(C)-un, jo për të bërë luftën por për ta penguar ate!

    · Me lehtësi të padurueshme dhe pakuptueshme, në shumicën e manifestimeve dhe promovimeve politike barazohen emrat e Adem Jasharit, kryeheroit të Kosovës dhe shqiptarisë me emrin e Ibrahim Rugovës, presidentit të ndjerë! Krahasim më të pavend, më të paqendrueshëm, më të papranueshëm nuk e besoj se mund të ketë! Mjafton të krahasohet jeta, veprimtaria dhe veprat që kanë lënë pas! Asgjë më tepër!


    Shkruan: Behxhet Sh.SHALA * - Prishtinë, 11. 01. 2009


    Edituar për herë të fundit nga Orfe@ në Wed 14 Jan 2009, 04:34, edituar 1 herë gjithsej
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! Empty Re: JO, NUK NDAHET O MITROVICA…!

    Mesazh nga biligoa Wed 14 Jan 2009, 04:31

    Shkelzen Maliqi, Veton Surroi, Blerim Shala dhe Halil Matoshi

    - katër musketarët e patriotizmës shqiptare!



    “Jo, nuk ndahet o Mitrovica” ishte një këngë e kënduar nga një këngëtare e njohur në kohën kur bisedohej për statusin e Kosovës. Kjo nuk ishte vetëm këngë por edhe ”kontribut” konkret i estradës muzikore të Kosovës në ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës anipse ky kushtrim patriotik dhe folklorik lëshohej ekskluzivisht për shkaqe të përfitimit material, pra kishim të bënim me komercializimin e politikës përmes muzikës tallava. Më vonë i këndohej edhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ju kujtohet ajo kënga: “mirë se erdhe Skenderbeu trim” me rastin e përurimit të përmendores së Skenderbeut, në sheshin po me të njëjtin emër. Një këngëtare shumë atraktive më herët këndonte se: “ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën” ndonëse ishte shumë e qartë se sa për Ibrahim Rugovën Kosova nuk do të bënte ushtri as për 500.000 vjet! E kështu me radhë, pas çdo zhvillimi, pavarësisht nga rëndësia dhe efektet, rapsodët dhe “yjet” e estradës prodhonin këngë dhe këngë!

    Shqiptarët janë të njohur për dëshirën e tyre që të jenë të kënduar për të bëmat apo të pabëmat e tyre qoftë edhe në nivel rruge, kafeneve të pista, restoranteve bordello që kanë mbirë anekëndë Kosovës martire pas përfundimit të luftës etj. Në të shumtën e rasteve, cilësia e këngëve ka qenë shumëfish më e fortë se “ veprat “ e atyre që u janë kënduar këto këngë me porosi. Janë shqetësuese disa raste kur disa këngë kanë qenë shumë nën nivelin e veprave dhe madje, me antivlerën e tyre kanë qenë fyese për personalitetet e këngëve! Më pati bërë shumë përshtypje kur në vitet e 90-ta, vetëm sa isha kthyer nga burgu, nëpër kafene dhe tregje të pemëve dhe perimeve, tregje të automjeteve, tregje të kafshëve, rapsodët e çastit këndonin këngë për Shkelzen Maliqin, Veton Surroin, Blerim Shalën dhe Halil Matoshin! Kisha frikë se, meqë, u bënë pjesë e folklorit dhe patriotizmës shqiptare, do ta pësonin nga regjimi i atëhershëm serbë i cili nuk u linte askund vend patriotëve të devotshëm! Ju kujtohet se e patën burgosur edhe Azem Vllasin. E kërcënonin edhe Mahmut Bakallin, Fadil Hoxhën dhe patriotët e tjerë! Fatmirësisht, Sinan Hasani dhe Ali Shukriu ishin në vende të sigurta!

    Po t’i kthehemi këtyre katër musketarëve të patriotizmës shqiptare. Ata shkuan në Amerikë, përtej detërave dhe oqeaneve për ta mbrojtur çështjen shqiptare, deri në Wiskey-n e fundit! Fati i tyre ishte një laramani, më së keqi e pësoi Halili që, si peng lufte ( shihe, lufte !) u syrgjynos nëpër aushvicat e Serbisë! Një thënie popullore thotë se: “trimave u prinë fati”. Kjo më së miri po vërtetohet këtu, falë Zotit! Merreni me mend se çka do të ndodhte me Kosovën nëse ndonjëri prej këtyre do ta pësonte! Po të mos ishte Shkelzen Maliqi si do ta kuptonim se Adem Demaçi është jodemokrat dhe marksist-leninist që nënkuptohet edhe enverist, si do ta dinim se Albin Kurti është tiran, jodemokratik, sadist dhe mohues i lirisë së të tjerëve!

    Pastaj, po të mos ishte Vetoni (Surroi) si do ta kuptonim se Adem Demaçi ishte aq i fortë sa të ishte kundër krejt botës, kush do të kujdesej për shqiptarët e Luginës së Preshevës ( si ra ai nga pushteti filloi terrori kundër shqiptarëve të Luginës ), kush do të tregonte se populli shqiptar është popull fashist dhe se komandantët e ish-UÇK’së kanë qenë sfilatistë të Çarls Darvinit, majmunë me një fjalë. Blerim Shala ka qenë alter ego i çdo zhvillimi në Kosovë, pas të 90’tave. Asnjë takim i rendësishëm apo bisedime rreth Kosovës nuk janë bërë pa hijen e tij, prej Xhejms Bejkerit e deri te Marti Ahtisari!

    Halili (Matoshi) është figura më tragjike në këtë kuartet kalorësish politikë! Ka vuajtur shumë në burgjet e Serbisë që esencialisht ia ka dëmtuar shpirtin e tij romantik. Nga një intelektual krempite ( i butë) u shndërrua në përbindësh - gladiator medial. Albin Kurtin e e ka fikcion, Lëvizjen Vetëvendosje, obsesion! Me vetëmohim të madh, sakrifica dhe pasion e mbron identitetin kosovar të shqiptarëve multietnik, më tepër se vet Ahtisari! Pas Hashim Thaçit është personaliteti publik që vishet me më së shumti shije. Vishet si Al Kapone dhe Laki Luçano në vitet e hershme të karrierës së tyre por përkah energjia për ta mbrojtur identitetin kosovar lirisht mund të themi se është fotokopje origjinale kosovare e aktorit Rasell Kru ( gladiatori i famshëm ). Gladiatori përdor forcën fizike, Halili e përdor shpatën politike! Po çka i lidhë këto katër personalitete me Mitrovicën ku nuk është kryetar Bajram Rexhepi, kryetar i zgjedhur në mënyrë legjitime? Këto katër personalitete e dinë shumë mirë se Mitrovica është ndarë në Rambuje e jo pse ish komandantët e UÇK-së kanë dashur të jetë kështu. Ngase ata, në vend të angazhoheshin për Mitrovicën kanë vjedhur, plaçkitur dhe uzurpuar lokale, banesa dhe shtëpi të serbëve! Në fakt ka diçka këtu të vërtetë, disa ish komandantë të ish UÇK’së u patën bërë përrallë duke u shndërruar në dhunues, zhvatës, shantazhues dhe madje ka të tillë që edhe sot janë në vende që asnjë shtet normal nuk do të lejonte.

    Në Kosovën e Ahtisarit dhe të Tinës, po bojka, po bojka! Këtyre nuk u ka interesuar as Kosova e lere më Mitrovica! Mitrovica është ndarë në Rambuje dhe kjo ndarje pastaj është legalizuar dhe tani po legjitimohet përmes procesit të decentralizimit dhe 6 pikave të Sllobodan Banit. E ashtuquajtura (mendermethënë ) shoqëria civile, ajkë e së cilës ka qenë katërshja që e përmenda, minus Halilin që nuk ka luajtur ndonjë rol aktiv, në emër të zhvatjes së fondeve marramendëse ka krijuar përshtypje se ndamja e Mitrovicës ishte domosdoshmëri meqë shqiptarët ushtronin terror ndaj serbëve dhe se serbët është dashur ta gjejnë një strehë të sigurt ku, së paku do të ruanin jetën e tyre! Kjo ishte e pavërtetë ordinere dhe manipulative aq më parë kur dihet se Mitrovica e Veriut ishte dhe mbeti strehë për kriminelët e të gjitha profileve dhe etnive përfshirë këtu edhe shqiptarët! Shumë shkurtimisht bëra përpjekje të ilustroj arsyet pse është ndarë Mitrovica e të cilat janë ekskluzuvisht të natyrës politike dhe strategjike!

    A mund të bashkohet Mitrovica ashtu siç dëshiron shumica?

    Kjo për momentin është e pamundur e ky moment mund të zgjasë me vite. Ndërkombëtarët nuk janë të interesuar ta bashkojnë Mitrovicën, ata e kanë konservuar këtë gjendje, institucionet e Kosovës nuk i pyet askush! Serbët e instrumentalizuar nga Beogradi në mënyrë paqësore asnjëhere nuk do të integrohen ndërkaq që çdo përpjekje e dhunshme për bashkim do ta përshpejtonte edhe ndamjen faktike dhe fizike të kësaj pjese të Republikës së Kosovës dhe kjo është ajo shpata e Demokleut që i mbështetet në qafë liderëve aktual të Kosovës dhe atyre që do të vinin pas tyre. Këtë përgjegjësi as nuk do ta marrin liderët e sotit e as ata që vijnë nesër! Këtë, në mënyrë fantastike e përdorin dhe keqpërdorin faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë të cilët e kanë si gogol këtë situatë për shqiptarët ndërkaq që ekstremistëve serbë dhe Beogradit ua ofrojnë si xhoker! Në lojën cic-mic, ky pozicion njihet si shylevek, cilën kokërr ta lëvizësh, fiton. Këtu qëndron pra fitorja e Serbisë, për momentin! Nuk është se nuk ka zgjidhje për problemin e Mitrovicës, ajo ekziston dhe mund të realizohet. Por jo me korin e kukuvajkave të cilët të vetmën notë muzikore, refren, slogan politik, angazhim konkret e kanë : “ mos e provokoni situatën dhe mos bini pre e provokimeve”. Këtyre nuk do t’u ndihmojë as zëri i bukur i Shkurte Fejzës në këngën :” jo nuk ndahet o Mitrovica “.


    Edituar për herë të fundit nga Orfe@ në Wed 14 Jan 2009, 04:35, edituar 1 herë gjithsej
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! Empty Re: JO, NUK NDAHET O MITROVICA…!

    Mesazh nga biligoa Wed 14 Jan 2009, 04:32

    Dy propozime … për Mitrovicën



    Deri më tani ishin vetëm dy propozime për zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës, prodhime dhe propozime vendore. E para: e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që propozonin të dërgoheshin pjesëtarët e TMK-së, njësiti special i SHPK-së dhe që çdo familje shqiptare ta kishte nga një të punësuar në SHPK. Të shohim më vonë se çka doli nga ky propozim. Propozimi i dytë ishte ai i liderit të AAK’së i cili fillimisht propozoi që çdo serbi t’i paguhet një shumë e caktuar eurosh, dikush thoshte 2000 e dikush 5000, si çmim për integrim si edhe projekte zhvillimore ekonomike që do t’i ndante nga vartësia ekonomike që serbët e Kosovës e kanë nga Beogradi. Së voni doli edhe me një propozim për formimin e nënstacioneve policore aty ku jetojnë shqiptarët. Ishte në fakt edhe një propozim i liderit të PSDK’së, zotni Agim Çekut, për përdorimin e forcës në emër të integrimit të serbëve dhe rikthimit të sovranitetit. E meta kryesore e këtij propozimi është se në këtë propozim nuk beson as vet propozuesi, zotni Agim Çeku dhe se, edhe po të ishte në pozitë ta bënte këtë, nuk do ta bënte!

    Propozimi i Ramushit as që u mor parasysh, u shndërrua në batuta dhe shërbeu si mjet për ta luftuar ate si lider politik. Së pari, serbët aspak nuk do të kundërshtonin t’i merrnin ato 2000 apo 5000 euro të Ramushit dhe përsëri do t’i shërbenin Serbisë. Shembull i gjallë janë policët serbë të SHPK’së, marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe i shërbejnë Serbisë, përmes UNMIK-ut! Pastaj, nëse i tërë buxheti i Kosovës ndahet për serbët, gjithashtu të Kosovës dhe nëse Serbia e vlerëson se ka përfitime strategjike politike, do të jetë në gjendje ta ndajë trefishin e shumës së buxhetit të Kosovës. Ramushi ka bërë huqje sa i përket propozimit për formimin e nënstacioneve policore. Sipas propozimit gjithpëfshirës të Ahtisarit, e të cilin e kanë përkrahur të gjithë liderët politikë ( edhe Ramushi është lider ), të gjitha institucionet e Kosovës, të gjithë deputetët 500 euro të Kuvendit të Kosovës, formimi i nënstacioneve policore është paraparë të realizohet vetëm në vendbanimet e banuara me serbë! Për hir të informimit objektiv!

    Propozimi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk është refuzuar në tërësi. TMK’ë nuk mund të dërgohet atje sepse është shpërbërë, në mënyrë të dinjitetshme, pasi e ka përfunduar misionin (nuk e di cilin mision), me sukses !!! Propozimi që çdo shtëpi shqiptare ta ketë një të punësuar në SHPK-ë , prodhon efekte që Serbia, përkundër mijëra policë, paramilitarë dhe eksponentë tjerë të dhunës që i binden ligjeve të Serbisë, të dërgojë edhe forca shtesë, me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Është pranuar propozimi për dërgimin e njësisë speciale të SHPK’së, në atë pjesë të Kosovës. Pyeteni Ali Kadriun, kush e rrahu, kush e arrestoi dhe kush e mbajti disa orë në stacionin e policisë në Mitrovicën e Bajramit ( pjesa jugore ) kur bëri përpjekje të hyjë në shtëpinë e tij dhe ta rinovojë atë. Bashkë me Ali Kadriun, mund ta pyetni edhe Halit Baranin!


    Edituar për herë të fundit nga Orfe@ në Wed 14 Jan 2009, 04:36, edituar 1 herë gjithsej
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! Empty Re: JO, NUK NDAHET O MITROVICA…!

    Mesazh nga biligoa Wed 14 Jan 2009, 04:32

    Sfilatat dhe dekoratat ose dekoratat me porosi



    U bë modë që politikanët, edhe ata të Shqipërisë edhe të Kosovës, çdohere kur janë në krizë, kur duan ta fitojnë apo forcojnë një pozicion politik apo kur duan të injektojnë një dozë autoriteti egos së tyre, si edhe kur duan ta demonstrojnë patriotizmën e tyre organizojnë vizita zyrtare në të dy shtetet. Madje ato vizita edhe kushtëzohen. Aty ndahen mirënjohje, lëvdata, falendërime dhe dekorata, varësisht nga nevoja dhe niveli! Kush e çmon kohën dhe dëshiron të kursejë para dhe mund, organizon vizita në ato qytete apo lokacione ku do të dekorohet, i mbledhë një dyzinë dekoratash dhe medalone, sikur xha Teme i Portokallisë dhe, i nderuar kthehet në vendin e vet! Për veten time jam bërë krejt horë! Kohëve të fundit më kanë ardhur, disa herë miq nga Shqipëria dhe nuk kam qenë në gjendje t’ua ndajë as një dekoratë, medalon, lëvdatë, falenderim etj! Më ka shkuar fytyra, për pesë pare!


    Edituar për herë të fundit nga Orfe@ në Wed 14 Jan 2009, 04:36, edituar 1 herë gjithsej
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! Empty Re: JO, NUK NDAHET O MITROVICA…!

    Mesazh nga biligoa Wed 14 Jan 2009, 04:33

    Iluzionistët dhe shantazhistët



    Lexova në një të përditshme se për organizimin e manifestimit Flaka e Janarit në Gjilan (përvjetori i vrasjes së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës), partneri i koalicionit ka kërkuar ta organizojë një manifestim për Ibrahim Rugovën, presidentin e ndjerë! Ndryshe, nuk do ta nderojnë këtë manifestim. Opinioni e di shumë mirë se kur UÇK-ë bënte luftë titanike për çlirimin e Kosovës, në rrethana krejtësisht të pabarabarta, politika pacifiste e formoi FARK(C)-un, jo për të bërë luftën por për ta penguar ate! Pastaj, ky rivalitet u bartë edhe në terrenet politike. Me rastin e dekorimit të heronjve, Fehmi Ladrovci dhe Xhevë Lladrovci - Krasniqi, si kundërshpërblim u bë dekorimi i kol. Ahmet Krasniqit, i vrarë në rrethana të panjohura në Tiranë, Shqipëri në kohën kur bëhej luftë e ashpër në Kosovë! Me lehtësi të padurueshme dhe pakuptueshme, në shumicën e manifestimeve dhe promovimeve politike barazohen emrat e Adem Jasharit, kryeheroit të Kosovës dhe shqiptarisë me emrin e Ibrahim Rugovës, presidentit të ndjerë! Krahasim më të pavend, më të paqendrueshëm, më të papranueshëm nuk e besoj se mund të ketë! Mjafton të krahasohet jeta, veprimtaria dhe veprat që kanë lënë pas! Asgjë më tepër! Adem Jashari është i pakrahasueshëm, nuk ka nevojë për shoqërues. Mjafton vepra e tij që e bën të pavdekshëm! Ajo është përmendore për të gjitha kohërat, kudo ku jetojnë shqiptarët dhe ata që e duan dhe luftojnë për lirinë, në tërë botën. Deri më tani, ne ia kemi zënë frymën Adem Jasharit, duke i caktuar shoqërues të panevojshëm! Mirëpo, në Kosovën e Ahtisarit dhe Tinës, edhe kjo, po bojka, po bojka!

    Sponsored content


    JO, NUK NDAHET O MITROVICA…! Empty Re: JO, NUK NDAHET O MITROVICA…!

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Tue 07 May 2024, 12:31