FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE!

    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! Empty AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE!

    Mesazh nga AGU Tue 13 Jan 2009, 07:44

    AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE



    Shqiptarët ishin të bashkuar dhe u ndanë dhunshëm politikisht!



    Momentin historik përribashkimin e shqiptarëve e bien koha, por na duhet shumë punë e veprime konkrete, për ta zënë momentin historik... Askush nuk mund ta përcaktojë momentin historik me theori politike, po ai vie në kohë të caktuar, qoftë si fat i një popullit, apo si gjysëmfat, për të cilin pretendohet për pavarësinë e Kosovës. Gjithkush edhe ai ma i thjeshti e din se lufta çlirimtare në Kosovë, Kosovë lindore e në irjm ishin për një çlirim të plotë kombëtar, të të gjitha trevave shqiptare të pushtuara padrejtësisht e të aneksuara katër shteteve sllave e shtetit grek - të ribashkohemi në një shtet shqiptar.
    Ky ishte dhe është amaneti historik i shqiptarëve!

    E vërteta qëndron se Lufta Çlirimtare u bë për çlirimin e bashkimin e kombit e tokave shqiptare në një shtet shqiptar! Ky ishte dhe është amaneti i të gjithë luftëtarëve të rënë e të gjallë! Deritash u krye veç në Kosovë edhe aty me ndërskamca politike në vijim - qëllimi ishte Kosova të ribashkohet me Shqipërinë!

    Poashtu dihet pse u bënë tre luftëra çlirimtare nga: UÇK, UÇPMB e UÇKombëtare njerapastjetres. Kjo u bë ngase të gjithë shqiptarët nuk kishin mundësi organizimi të përbashkët përnjëherë, të zhvillojnë një luftë të përbashkët, në të njejtën kohë edhe kundër servëve edhe kundër maqedonëve edhe kundër malazezëve edhe kundër grekëve - por organizimi e lufta filloi sëpari në Kosovë, me angazhimin e të gjitha forcave të mundshme atykëtu, pjesërisht nga të gjitha trevat shqiptare edhe me bazë parapregatitjeje ushtarake nga Shqipëria. Organizimi u bë nga jashtatdheu, kryesisht nga Lëvizja Popullore e Kosovës, ku kishte pjesëtarë nga të gjitha trevat shqiptare - por që nuk mjaftonte për një organizim të mirëfilltë mbarëkombëtarë edhe ashtu si e tillë pësoj disa disfata ndarjeje (jo lëvizja me adresë e ajo pa adresë) dhe krejt në fund mbeten vetëm një numër simbolik shqiptarësh nga të gjitha trevat tona, që mori përsipër formimin e një ushtrie çlirimtare!

    Pas katër luftërave në ish-rsfj, shqiptarët mbeten të fundmit, për ta zbrazur pushkën e lirisë! Rrethanat strategjike bënë të veten, ngase shqiptarët ishin të ndarë politikisht në katër shtete (ashtu sikur janë edhe sot pa Kosovën, por e njejta asimetri politike).

    Lufta me një numër mjaftë simbolik luftëtarësh filloi në Kosovë (1998/99), për tu vijuar tevona në Kosovën lindore, në irjm e deri në çlirimin e Arbanisë (Çamerisë); dhe si pasojë e një rreziku të papërballueshëm ballkanik, pjesërisht u njoftë me njëmijë ndërskamca politike e ushtarake - veç lufta çlirimtare e Kosovës edhe ajo pasoi me demilitarizimin e UÇK-së - çka zhgënjeu gjithë forcat atdhetare ushtarake - ku në një Kosovë gjoja të lirë (12 qershor,1999), si shëmbull i papresedent historik, ushtria çlirimtare që bëri luftën - duhej të çarmatosej e të shpërndahej posi një parti politike e një sistemi të një paraluftes (çka edhe nuk ngjau as me vet LDK e paraluftës çlirimtare), nga një forcë ushtarake, në vend se të marrshojë krenare mbi Kosovën e lirë, iu imponua të riorganizohet në një forcë humanitare, trupa mbrojtëse civile TMK. U shua lufta çlirimtare në Kosovën Lindore edhe në irjm e veç filli në Mal të Zi.

    Shqipëria ishte e para që njohu shtetin falls maqedonas me shqiptarë e toka shqiptare. Rrjedhi zhagitja dhjetëvjeçare e shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më 17.02.2008., e edhe kjo pavarësi e ashtuquajtur multietnike, kushtetutë multietnike, shtet multietnik kur shqiptarët janë mbi 90% - nuk ka se si të shprehet ndryshe, por si lojë me një popull të ngrirë, pa e pyet as marrë vullnetin e tij - ku edhe kjo Kosovë synohet të kantonizohet, si një shtet i improvizuar, ku kurrë në asnjë praktikë politiko-ushtarake botërore, nuk realizohet!

    Gjithë kjo amulli politiko-diplomatike deri në skajet ma të largëta gjeopolitike të botës, e deri në pikat ma të larta të politikës globale, bëri që shqiptarët as të mos ëndrrojnë bashkimin a ribashkimin kombëtar. Dikujt i përshtatet politikisht, udhëheqësive tona në kotare të ndara politike, e deri tek interesat ballkanike e ma gjërë.

    Tashma, lufta politike e të gjitha elitave shqiptare nëpër kotare të ndara, thuaja se ka përfunduar dhe si të tillë politikajt tanë kanë sharruar e fundosur në këtë politikë paqësore të kompromiseve të dhimbshme (siç shprehen politikisht), e duke i izoluar, neutralizuar, paaftësuar të gjithë ata shqiptarë që mbajnë gjallë nervin e ribashkimit kombëtar shqiptar, kudo që ndodhen - e për të mbetur edhe për shumë kohë shqiptarët të vërbuar e të nënshtruar nga servet, malazezët, maqedonët e grekët, ende si robër në tokat e tyre stërgjyshore - mendohet se ia arriten qëllimit të harrohet ribashkimi kombëtar shqiptar!

    Por, jo! Sepse ribashkimi qoftë i pjesëshëm, gradual apo një moment historik mbarëkombëtar do të ndodhë! Do të ndodhi mu atë kohë ku pakkush e ka parashikuar, sepse forcat atdhetare shqiptare, që mbajnë gjallë vetëdijen kombëtare dhe ribashkimin, kurrë nuk shuhen! Do të ndodhi sepse ashtu sikurse sot shihen shqiptarët në theatrin politik ballkanik në mes fuqive Lindje-Perëndim, duke gërrmuar deri në ekstrem, se cila po i shtie rrënjet e interesave të tyre ma thellë, në nëntokën shqiptare ballkanike - shqiptarët vetëm sa vetëdijësohen e kaliten në prizmat politikës kohore, për veprim në hapsirë dhe duhet ditur se nuk ka ma tragjedi shqiptare nën plaf e nën perde theatrore tragjike - fshehtas një bote, ashtu sikur ndodhi me shekuj të tërë...!

    Argumenti historik kryesor i ribashkimit të shqiptarëve është pikërisht prejardhja e përbashkët gjenetike dhe atdhedashuria është arma kryesore e ribashkimit - sepse nëse presim argumente tjera veçsa vetmashtrohemi edhe ma shumë! Shqiptarët janë mjaftë numërikisht, për aq toka sa kanë në Ballkan dhe çdo krahasim gjoja shifror, se nuk mjaftojnë dhe qenkan pak për të bërë gjera madhore - këto janë vetëm vërbëri politike e joatdhetare! Çka është kombi malazez a maqedon për nga madhësia me kombin shqiptar?

    Thirrja atdhetare, se jemi vllazër të një gjuhe, gjaku, historie e gjeogjenetike është ma kryesorja, që nuk guxon të zbehet
    si joargument - por është argumenti kryesor, rreth të cilit siellen të gjitha mekanizmat tjera të argumenteve historike, ekonomike, politike, strategjike etj. na nuk kemi problem se cilen gjuhë ta vendosim brenda kombit tonë, as cilën gjenetikë e gjenealogji strategjike, as cilën histori ta vëjmë në rend të parë kushtetues, as cilën kombësi ta ngritim në piedestal historiko-politik! Na nuk i kemi këto probleme, që i patën dhe i kanë popujt tjerë e kombet tjera!

    Vetëm të vërbërit nuk shohin a nuk duan ta pranojnë se mu kjo prejardhje e përbashkët gjeogjenetike shqiptare, i dalloi shqiptarët nga servët dhe mu ky argument primar bëri që të ndërhyj forca e NATO-s, mbi forcat servo-ruse, sepse u argumentua se shqiptarët e servët nuk kanë asgjë të përbashkët historikisht, as kulturalisht, as gjenetikisht - po janë dy kombe krejtsisht të ndryshme! Mu ky ishte argumenti që Kosova anispe zhagaz 10 vjet, erdhi tek shpallja e pavarësisë! Edhe mu ky argument i përbashkët gjenetik shqiptar, do të triumfojë me ribashkimin kombëtar shqiptar, në një moment historik që do ta bie koha, në një tjetër hapsirë politike, ashtu sikurse edhe u mendua se as Kosova nuk është askund afër pavarësisë më 2008!

    Projektplatformën e Ribashkimit Kombëtar Shqiptar, na nuk kemi nëvojë ta përkthejmë në ndonjë gjuhë tjetër, për t'i bashkuar shqiptarët - por vetëm shqip! Shqiptarët në të gjitha trojet e tyre ballkanike, janë vllazër të një gjuhe e gjaku, ku tok me organizimet në diasporë, pasi të rishqyrtohen disa përpjekje organizative, ku një e ardhme do të ngjajë një përpjekje në Tiranë (14-15 qershor, 2008), e deri në një kompaktësi kombëtare, që e bie koha me përpjekjet tona atdhetare kudo që ndodhemi. - Ribashkimi kombëtar do të ndodhi edhe pa injoruesit, pa kukuvajkat politike, e edhe pa mashtruesit e hipokritët diplomatik shqipfolësa!

    Detyra jonë primare është: nëse ke forca intelektuale, politike, atdhetare e ekonomike-finansiare - hyn në radhët e kombit - nëse jo, hesht e mos pshtyjë përpjetë, mos denigro atdhedashurinë, mos qit pengesa, se vet bëhesh pengesë dhe dukesh sikur i vërbon sytë tuaj me duart tuaja!

    Vendose një gur në kështjellen kombëtare - e mos rrëxo gur!
    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE! Empty Re: AMANETI HISTORIK - RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE!

    Mesazh nga AGU Tue 13 Jan 2009, 07:51

    BASHKIMI ILLIRIAN






    ''Laureshë gazmore, në Skard çurliko

    ngazllo zanat, shtojzovallet, na i zgjo -

    Zhdremit Omzen e të omles bletë -

    Flutro n'kupë qielli me i mjelun retë!

    O Prite n'kreshta agun dritshkreptima!

    Mbushi do kupa me vesë plot vizllima!

    Kupat mbushi, epja Të Pavdekshmes,

    Asaj qerpikgates, Thanes Përëndeshes!

    Ajo ta bekojë tanë rrushin në Dardharë

    E të tanë të dehemi me vënë si nektar!

    O harpa harkëngrehuna le të ushtojë,

    Ato trimnitë e Dardhanve t'i këndojë!

    - Thirri Eres Nanës së Stuhisë -

    Thirri Dillit - Babës së Zjarrmisë!

    T'vijnë pirustët me cjep e me drënë!

    Të këndojnë dhe të dehen me vënë!

    Le t'vijnë Paijonet shtat harklakumë,

    T'vijnë Drillasit për valle t'përvlumë -

    O ata burraa me siguna t'mprehta

    Që për Liri hiç nuk iu dhimbet jeta!

    T'vijnë Bardhanët e Marges shkumzume

    Ata të përëndeshes - Thanes bekume!

    N'Kreshtabardhë ku zihet mjaltë shumë,

    Ku bahet vëna prej rrushit si shkumë -

    Në Ulpianë ku fryhet buka e bardhë,

    Edhe piqen rrunxa e ogiç leshvarë -

    Atje të vijnë Mollosët kordhëtarë -

    T'bijt e Pirruas mbretit zulmemadh;

    Të vijnë Kaonët me çomanga t'randa,

    Bylysarët që kurr s'durojnë pranga !

    T'vijnë Thesprotët me pemë bojdilli,

    Ata Thaullantët me shkreptima qilli!

    Të vijnë Ardianët e Theutes nanë,

    Dasaretët e të hyjnushmes Thanë!

    O krejt illirët kahdo e kah janë -

    Të vijnë të tubohen në Ulpianë!

    M'Besë illirësh sot t'lidhet trimnia

    Nga Thesproti - deri te Delmatia!''

    Odisé️

    ***kjo këngë e lashtë bashkimi të jetë frymëzim yni!

      Ora është Fri 26 Apr 2024, 23:58