FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI

    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI Empty BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI

    Mesazh nga biligoa Wed 18 Mar 2009, 04:59

    Shqipëria aty ku shqiptarët janë shumicë është racionale, 

    e dobishme dhe paqësore.

     

    BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI

     

    Ne duhet të kërkojmë që Shqipëria të vendoset atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë lidhshmëri territoriale në mes vete. Kjo është zgjidhja më njerëzore dhe më e natyrshme. Kjo nuk është Shqipëri e Madhe. Ky koncept nuk mund të anatemohet si shovinist apo nacionalizëm agresiv. Shqipëria aty ku shqiptarët janë shumicë është racionale, e dobishme dhe paqësore. Dhe, në fund, do ta theksoja bindjen time të plotë se nëse ne vërtet mobilizohemi dhe punojmë seriozisht si komb, bashkimi kombëtar më nuk do të jetë sfidë, por realitet.

     

    Shkruan: Valon Murati - Ferizaj, 14. 03. 2009

    _______________________

     

    · 1.

    Kur flitet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve shtrohet domosdoja e heqjes së tabusë dhe e çmitizimit të kësaj teme. 

    Debati duhet t’i thyejë kornizat në të cilat ajo deri më tani është vendosur. Bashkimi kombëtar është anatemuar tash e një kohë të gjatë, jo pa qëllim, jo rastësisht, si një ide e tejkaluar, romantike, primitive, agresive, që e prish paqen në rajon, që është në kundërshtim me frymën e integrimeve evropiane dhe që është e drejtuar kundrejt të tjerëve. Shpeshherë është dëgjuar të thuhet se një Shqipëri e bashkuar nuk mund të mendohet ndryshe veçse si një vend i mbyllur, si një shtet vetëm i shqiptarëve, si një shtet që i shkel në mënyrën më brutale të drejtat e pakicave që do të jetonin në të. Jo rastësisht koncepti i bashkimit kombëtar është barazuar me konceptin e Shqipërisë së Madhe, e kjo me Serbinë e Madhe, Greqinë e Madhe etj. Për më tepër, shumë herë kemi qenë dëshmitarë që edhe përkrahësit e idesë së bashkimit, kur i kanë vizatuar hartat etnike kanë futur aty territore që sot nuk banohen fare nga shqiptarët dhe kanë lënë hapësirë keqinterpretimi të idesë së bashkimit, me atë të Shqipërisë së Madhe. Kjo pjesë e njerëzve ka kontribuar në folklorizimin e idesë së bashkimit. Andaj, nuk ka dyshim se debati për këtë temë duhet të racionalizohet, duhet të shndërrohet në një debat normal e konkret për një çështje që është me interes për shqiptarët dhe të tjerët. Kjo është sfida e parë në këtë realitet të ri që po krijohet, kur po krijohen mundësitë që tema e bashkimit të mos trajtohet si tabu apo si gogol frikësues për shqiptarët dhe të tjerët.

     

    · 2.

    Kështu, kur këtë temë fillojmë ta diskutojmë dhe debatojmë në terma tokësorë, konkretë dhe racionalë, së pari duhet të përcaktojmë se a ka qenë ndarja një padrejtësi e madhe që i ka shkaktuar shumë vuajtje popullit tonë dhe se a kanë shqiptarët të drejtë të bashkohen? 

    Përgjigja e natyrshme në këtë pikë, që mund të konsiderohet ndoshta edhe konsesuale, është: po. Shqiptarët kanë të drejtë të jetojnë në një shtet.

    E dyta çështje që duhet të trajtohet është se a është i dobishëm bashkimi për shqiptarët. Pra, ne mund te kemi të drejtë të jetojmë në një shtet, por, nëse konsiderojmë se ky shtet i përbashkët nuk është i dobishëm, mund të vendosim të jetojmë të ndarë. Të gjitha analizat e bëra herët dhe tani, madje vetë orientimi i kohëve të fundit i garniturës politikë të Prishtinës kah Tirana, për shkak të vështirësive që po shkaktohen nga mungesa e stabilitetit politik dhe ekonomik të Kosovës, çojnë tek konstatimi se bashkimi kombëtar është tejet i dobishëm për shqiptarët në të tri dimensionet: politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.

    Dhe çështja e tretë, pra e fundit, që duhet të shtrohet këtu (e që jo pa qëllim shumë shpesh shtrohet si e para) është se a mund ta realizojmë sot bashkimin kombëtar. Nëse jo, pse jo? Cilat janë arsyet dhe faktorët që e pengojnë këtë proces. Dhe në përputhje me këto konstatime të punohet për eliminimin e pengesave dhe për realizimin e saj në të ardhmen. Gjithashtu mund të konstatohet se çka është sot menjëherë e realizueshme. Dhe në këtë kontekst integrimi i shqiptarëve në shumë fusha (ekonomike, energjetike, sportive, arsimore, kulturore etj.) do të mund të realizohej, duke shtruar kështu rrugën edhe për realizimin e bashkimit politik në të ardhmen. Nëse ne kemi të drejtë dhe nëse ai është i dobishëm për t’u realizuar, pengesat e sotme nuk do të duhej të na demoralizonin në angazhimet tona drejt realizimit të këtij synimi. Duke i konsideruar krejtësisht të qarta pengesat shumë më të mëdha që i bëhen bashkimit kombëtar të shqiptarëve që ndodhen në viset nën pushtim klasik (shqiptarët nën Maqedoni, nën Mal të Zi e ata të Kosovës lindore të mbetur nën Serbi) dhe përpjekjet për tejkalimin e atyre pengesave atje nuk mund të jenë të njëjta me ato që duhet të bëhen në Kosovë, më poshtë do të përqendrohem në mundësinë e bashkimit të Kosovës me Republikën e Shqipërisë, duke e trajtuar Kosovën Lindore të mbetur nën Serbi si pjesë të Kosovës, si pjesë të kontestit shqiptaro-serb dhe në funksion të zgjidhjes së tij. Përndryshe, një nga pengesat reale, një sfidë është se si të gjendet mekanizmi që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, përkatësisht neni i saj 1.3. që e ndalon këtë bashkim. Dhe problemi nuk është tek një amendamentim i thjeshtë kushtetues, por tek një thyerje e kornizave që i janë vënë shtetit të Kosovës me Planin e Ahtisarit, që në të vërtetë për momentin paraqet një konsensus të një pjese të madhe të faktorit ndërkombëtar. Pra, nga ndryshimi i Kushtetutës dalim tek sfidimi i Planit të Ahtisarit dhe tek shumë nga parimet që ai i ka përcaktuar. Një nga këto parime është ai i multienticitetit, i cili shqiptarët edhe pse janë mbi 90% të banorëve të Kosovës, i konsideron komunitet, pra nuk i trajton si komb dhe si rrjedhim ua mohon të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Sidoqoftë, këto sfida nuk janë të patejkalueshme në qoftë se institucionet e Prishtinës, të fuqizuara edhe nga përkrahja e qytetarëve të vet, do ta sfidonin këtë situatë. Dhe kjo sfidë nuk duhet të mendohet si shpallje lufte bashkësisë ndërkombëtare. Përkundrazi. Drejtësia e çështjes për të cilën angazhohemi dhe vendosmëria jonë për ta arritur qëllimin do t’i shtyjë faktorët ndërkombëtarë që t’i ndryshojnë qëndrimet dhe bindjet e veta karshi këtij problemi dhe do të ripozicionohen në favor të zgjidhjes së drejtë të tij. Vazhdimi i kësaj situate dhe i kësaj letargjie politike në Kosovë mund të sjellë situata shumë të rrezikshme për paqen me shpërthime të pakontrolluara. Në këtë funksion, Lëvizja për Bashkim mendon se rruga e vetme për ta sfiduar këtë rregullim dhe për ta hequr këtë pengesë është zgjidhja e problemit shqiptaro-serb dhe atë përmes zgjidhjes me reciprocitet të problemit të veriut të Kosovës (tri komunat serbe) dhe të Kosovës Lindore të mbetur nën Serbi, që domosdo në fund do të çojë në vetëvendosje për të dy pjesët. Me zgjidhjen e këtij kontesti do të rrëzohej edhe koncepti mbi të cilën është ndërtuar Kosova e sotme - ajo e multietnicitetit dhe komuniteteve dhe shqiptarët do ta fitonin të drejtën për të vetëvendosur, pra për ta shprehur lirisht vullnetin e tyre për shtet të pavarur apo për bashkim me Republikën e Shqipërisë.

     

    · 3.

    Dhe për fund po dua t’i sfidoj disa nga konceptet që i përmenda në fillim, e me të cilat koncepte në të vërtetë mundohen ta luftojnë dhe ta stigmatizojnë idenë e bashkimit.

    Sipas tyre, bashkimi është një ide e tejkaluar, romantike dhe se sot është koha e shteteve qytetare dhe jo atyre kombëtare. Nëse është ide e tejkaluar, pse u bashkua Gjermania në vitin 1990!? Nuk është i largët ky vit. Dhe sot të thuash se nuk ka shtete kombëtare, por qytetare, është vërtet mungesë njohurish elementare për situatën dhe për funksionimin e shteteve moderne. Funksionimi i shteteve kombëtare nuk është fare në kontradiktë me konceptin e shteteve qytetare, sepse sot shumica e shteteve demokratike, edhe kur janë shtete kombëtare, i respektojnë të drejtat e çdo qytetari, pa dallim feje, etnie, gjinie, race etj. Në themel të shteteve që e konsiderojnë veten demokratike është respektimi i parimit të mosdiskriminimit. E tillë është edhe Gjermania e bashkuar. 

    - Nëse është ide romantike, pse po ka tendencë bashkimi në një shtet të vetëm evropian? - Kjo përpjekje nuk qenka romantizëm, por qenka modernizëm! 

    - Po çka nëse dështon projekti i Bashkimit Evropian? 

    - Çka nëse kriza financiare shndërrohet në krizë ekonomike dhe politike? 

    - A duhet ne shqiptarët të mbesim peng i projekteve të tilla dhe të mbesim nën mëshirën e fqinjëve, nëse ndryshimi i rrethanave nuk na gjen të konsoliduar?

    · Projekti i bashkimit është nacionalizëm agresiv, i drejtuar kundër të tjerëve dhe e prish paqen në rajon, - është pohimi tjetër që e kanë në majë gjuhe kundërshtarët e kësaj ideje.

    Në të vërtetë, bashkimi i territoreve të shqiptarëve në një shtet të vetëm, aty ku ata janë shumicë dhe kanë lidhshmëri territoriale vetëm sa do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptarët, të shpërndarë në shumë shtete, të shtypur e të diskriminuar do ta rrezikojnë çdo herë paqen në rajon! Ndërsa shqiptarët në një shtet do të thotë edhe Serbi stabile dhe Maqedoni përfundimisht e konsoliduar. Shqiptarët, të shpërndarë e të shtypur, jo vetëm që vetë mund të jenë burim i destabilizimit për shkak të shtypjes dhe pasigurisë, por munden shumë lehtë edhe të manipulohen për ta destabilizuar rajonin nga faktorë të ndryshëm të jashtëm, kur ata e kanë atë nevojë. Shqiptarët e bashkuar do ta krijonin një shtet stabil, të respektueshëm dhe përafërsisht të barabartë në potenciale njerëzore me fqinjët, si dhe me mundësi të krijimit të një ambienti demokratik dhe të zhvillimit më të madh ekonomik. Në këso rrethanash do të mund të flitej për një integrim me premisa të suksesit edhe në rajon.

    · Dhe, në fund, rreth sintagmës “Shqipëri e Madhe”. 

    Shumë kundërshtarë të bashkimit kombëtar, shqiptarë e të huaj, e barazojnë me vetëdije e pa të, bashkimin kombëtar të shqiptarëve sidomos me konceptin shovinist të Serbisë së Madhe, të Serbisë edhe aty ku “është një varr serb”, të Serbisë në tri dete, të Serbisë aty ku nuk ka serbë. Ky koncept është shovinist, kolonialist dhe luftënxitës. I tillë çfarë ka qenë për më shumë se një shekull. Në të vërtetë, synimi i shqiptarëve nuk duhet të jenë territoret, por njerëzit dhe mirëqenia e tyre. Shqipëria me territore ku sot nuk ka shqiptarë, apo ku shqiptarët janë pakicë, është vërtet Shqipëri e Madhe. Por ne duhet të kemi koncept tjetër. Lëvizja për Bashkim ka tjetër koncept dhe në përgjithësi lëvizja jonë politike e ka pasur të tillë tradicionalisht. Ne duhet të kërkojmë që Shqipëria të vendoset atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë lidhshmëri territoriale në mes vete. Kjo është zgjidhja më njerëzore dhe më e natyrshme. Kjo nuk është Shqipëri e Madhe. Ky koncept nuk mund të anatemohet si shovinist apo nacionalizëm agresiv. Shqipëria aty ku shqiptarët janë shumicë është racionale, e dobishme dhe paqësore. Dhe, në fund, do ta theksoja bindjen time të plotë se nëse ne vërtet mobilizohemi dhe punojmë seriozisht si komb, bashkimi kombëtar më nuk do të jetë sfidë, por realitet.

     

    ( Fjalim i Valon Muratit, përfaqësues i Lëvizjes për Bashkim, në tryezën e organizuar nga Asociacioni Studentor i Institutit “Universum” në Ferizaj, të mbajtur më 13.3.2009. Tema e tryezës: “Bashkimi kombëtar - sfida dhe realiteti”. )

     
    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI Empty Re: BASHKIMI KOMBËTAR - SFIDA DHE REALITETI

    Mesazh nga biligoa Wed 18 Mar 2009, 05:00

    Nga integrimi në bashkim

     

    ËSHTË IRONIKE QË SHQIPTARËVE SOT U NDALOHET BASHKIMI, 

    NË EMËR TË PARIMEVE TË INTEGRIMEVE EVROPIANE

     

    Është ironike që shqiptarëve sot u ndalohet bashkimi, mu në emër të parimeve të integrimeve evropiane (e që në të vërtetë do të duhej të ishte e kundërta, sepse ndalimi i bashkimit është në kundërshtim me frymën e integrimeve). Por integrimet gradualisht do ta krijojnë atë që është ende në fillimet e veta - kapitalistët e vërtetë shqiptarë, të cilët të kombinuar me idealin e brezave të tërë shqiptarëve, do të jenë forca shtytëse për realizimin e bashkimit kombëtar. Në këtë rrugë do të gjenden edhe rrugët për tejkalimin e barrierave politike dhe juridike që e pengojnë këtë proces. Normalisht, krejt ky proces në fund duhet ta marrë edhe pajtimin e popullit përmes një referendumi popullor. Në ato rrethana, personalisht nuk e kam as më të voglin dyshim se cili do të ishte vullneti i këtij populli.

     

    Shkruan: Valon Murati - Prishtinë, 02. 03. 2009

    ________________________

     

      1.

      Kohët e fundit në Kosovë filloi të hapet një debat dinamik për mundësitë e thellimit të integrimeve shqiptare, posaçërisht në lëmin e ekonomisë. Dhe kjo është e kuptueshme në kontekstin në të cilën po hapet ky debat. Lajmi se punimet në rrugën Durrës-Kukës janë afër përfundimit janë nxitësi kryesor i këtij debati të rilindur. Natyrisht, sa herë që viteve të fundit ideja e integrimeve ndërshqiptare (e të mos e përmendim bashkimin kombëtar) shfaqej në diskursin politik zyrtar dhe medial si diçka e tejkaluar, romantike, andaj edhe shumë e dëmshme, ishte rruga ajo që (në fillim si projekt dhe më pas edhe si realitet) ka qenë gjithnjë faktor i cili e ka mbajtur gjallë debatin për këto tema. Në anën tjetër, vështirësitë ekonomike të Kosovës që po vazhdojnë edhe pas shpalljes së pavarësisë, përveç tjerash edhe për shkak të moszgjidhjes deri në fund të kontestit shqiptaro-serb ( që shfaqet përmes situatës në veri të Kosovës, por edhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, e që si pasojë Kosovës i është imponuar jo vetëm një formë e çuditshme e protektoratit ndërkombëtar, por edhe me zgjidhjet e “ofruara” nga Pakoja e Ahtisaarit Kosovën e bën një shtet krejtësisht jofunksionalb ), bllokada e Serbisë ndaj mallrave të Kosovës, vartësia e madhe e Kosovës nga mallrat serbe, maqedonase etj., kanë bërë që njëkohësisht me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, vëmendja e opinionit publik dhe e qeverisë të orientohet drejt shpërthimit të kësaj situate, përmes lidhjeve më të forta me Shqipërinë. Natyrisht, në këtë kontekst, oferta e hershme e qeverisë shqiptare për t’iu dhënë në shfrytëzim Kosovës porti i Shëngjinit përsëri u vendos në rend të ditës. Kështu, dalja e Kosovës në det përmes Durrësit dhe Shëngjinit do të fillojë të bëhet realitet, e me këtë situatë të re do të krijohen edhe raporte të tjera ekonomike dhe politike në rajon. Këto rrethana të reja që po krijohen dhe të vjetrat që po i kushtëzojnë ato, e nxitën në këtë frymë edhe nevojën për krijimin e tregut të përbashkët ( që do të duhej ta vendoste unionin doganor të përcjellë jo vetëm me eliminimin e të gjitha tarifave doganore në mes të dy shteteve dhe vendosjen e tarifave të përbashkëta të jashtme doganore, por dhe me përafrimin e politikave fiskale dhe ekonomike ) dhe, pse jo, siç pat propozime, për një union ekonomik të Shqipërisë me Kosovën. Natyrisht, në këtë situatë të re ka edhe shumë politikë ditore, sepse hapat që duhet ndërmarrë në fushën e tregut të përbashkët dhe të unionit ekonomik janë shumë komplekse, serioze dhe do të hasin edhe në vështirësi politike, sidomos nga faktori ndërkombëtar. E kur vjen tek presioni ndërkombëtar, nuk është vështirë të prognozohet sesi do mund t’i hanë llafet e veta politikanët e Prishtinës. Sidoqoftë, e rëndësishme është se ky debat u hap, filluam të çlirohemi nga vetëcensura dhe filluam të debatojmë në terma racionalë për një temë shumë të rëndësishme, që në të vërtetë përbën boshtin kurrizor të interesit kombëtar të shqiptarëve në Ballkan.

     

      2.

     

      Nuk ka dyshim se procesi i integrimeve ndërshqiptare është një proces i natyrshëm ( edhe nën sfondin e ndalesave ndërkombëtare për bashkim ) dhe madje, si frymë, në pajtueshmëri të plotë me integrimet evropiane. Bashkëpunimet në lëmin e ekonomisë dhe energjetikës që janë krejt në fazën fillestare duhet të thellohen dhe ta marrin formën e plotë të integrimeve, përmes krijimit të politikave të përbashkëta në të dy lëmenjtë. Duke qenë se si Kosova ashtu edhe Shqipëria e plotësojnë njëra-tjetrën në këto fusha, unifikimi gradual i ekonomisë dhe sistemeve energjetike del si domosdoshmëri dhe nevojë. Përveç integrimeve në lëmenjtë e përmendur më lartë, integrimi duhet të thellohet edhe në fushën e arsimit dhe kulturës. Përveç nismave private (mediat, muzika, librat etj.) që kanë avancuar integrimet kulturore, në fushën institucionale nismat janë të papërfillshme (përkundër faktit që ekziston një muaj i kulturës Kosovë-Shqipëri). E të mos flasim për nivelin e bashkëpunimit në arsim, i cili në katër dekadat e fundit nuk ka qenë kurrë më i vogël. Në kohën kur arsimimi është një ndër bartësit kryesorë të zhvillimeve shoqërore, niveli i tij si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri nuk është në lartësinë e duhur. Bashkëpunimi më i thelluar në të gjitha fushat dhe nivelet do ta rriste konkurrencën, do ta rriste mobilitetin e profesorëve dhe nxënësve, do ta rriste numrin e projekteve të përbashkëta shkencore, dhe, domosdo, do ta rriste cilësinë e cila do të krijonte parakushte më të mira edhe për zhvillim ekonomik në të ardhmen.

      Duke qenë se integrimi (jo vetëm në këto fusha) është aq i dobishëm për kombin tonë dhe për të dy shtetet, nga ky prizëm del më shumë se qesharake përpjekja disavjeçare, sidomos e garniturave aktuale politike të Prishtinës (pozitë dhe opozitë) që ta mbysin jo vetëm debatin për këtë çështje, por edhe të punojnë që në opinion të krijohet një frymë anti-Shqipëri. Shumë nga politikanët që ishin bartës të kësaj vije zyrtare, këtë e kanë bërë nga nënshtrimi total ndaj bashkësisë ndërkombëtare (e, siç e tha ish-ambasadori slloven në Kosovë këto ditë, “ky nënshtrim po bëhet i frikshëm për të ardhmen e Kosovës”). Natyrisht, përveç presioneve të ndërkombëtarëve të cilët dëshironin që temën e integrimit dhe bashkimit kombëtar ta impononin si ‘mollë të ndaluar’, si temë me të cilën merren vetëm ekstremistët, njerëzit joracionalë, romantikë dhe demode, kjo garniturë politike, duke filluar t’i ndiejë privilegjet e pushtetit, filloi t’i frikësohet një integrimi a bashkimi të mundshëm dhe rritjes së konkurrencës për pushtet politik në të ardhmen ( që gjithashtu do të krijonte shumë më shumë cilësi si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë në raport me atë se çka performojnë të dy garniturat politike ). Dhe në këtë kontekst është krejtësisht mosmirënjohëse ndaj shtetit shqiptar se si sillen politikanët e Prishtinës, e shpeshherë edhe mediat, duke e injoruar tërësisht rolin e shtetit shqiptar dhe popullit shqiptar të Shqipërisë administrative në avancimin e statusit politik të Kosovës. Megjithë dobësitë e mëdha që ka pasur shteti shqiptar në funksionimin e tij në tranzicionin e gjatë nëpër të cilin kaloi, shumë nga proceset kryesore nëpër të cilat kaloi Kosova në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli nuk mund të mendohen pa të. Vetë zhvillimi i luftës çlirimtare ka qenë krejtësisht i parealizueshëm pa ndihmën e Shqipërisë në të gjithë lëmenjtë. Sidoqoftë, frika nga dështimet e brendshme në planin politik dhe ekonomik, si dhe dështimet në fushën diplomatike të Prishtinës zyrtare, janë duke e shtyrë atë prapë drejt një bashkëpunimi më të afërt me Tiranën. Nuk ka dyshim se ofensiva e Tiranës zyrtare në këtë drejtim është duke e luajtur një rol parësor në këto zhvillimet e fundit ( vetë vendosmëria e saj për ndërtimin e rrugës, përkundër të gjitha kundërshtimeve nga ndërkombëtarët, oferta për portin e Shëngjinit, gatishmëria për bashkëpunim edhe në lëmenjtë e tjerë janë duke e bërë prapë Tiranën piemont të integrimeve shqiptare ). 

     

      3.

     

      Por a është i mjaftueshëm vetëm integrimi? 

      Nëse e marrim dhe e analizojmë procesin e integrimeve evropiane, shohim se problemi kryesor që pengon thellimin e integrimit deri në fazën e krijimit të një shteti evropian të përbashkët, janë barrierat dhe interesat e ndryshme politike. Edhe përkundër integrimeve ekonomike, - që në kuadër të BE-së jo vetëm që kanë krijuar tregun e njësuar ( single market ) i cili mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve, por në pjesën më të madhe të shteteve të BE-së është krijuar edhe unioni monetar, - bashkimi politik nuk po bëhet. Ende ka interesa të ndryshëm politikë, ende ka politika të jashtme divergjente, ende ka animozitete në marrëdhëniet në mes të shteteve, ende ka identitet shumë të fuqishëm kombëtar, ende ka kujtesë mbi historinë e kaluar të hidhur me njëri-tjetrin. Krejt ky sfond kompleks shoqëror po bëhet pengesë për realizimin e ëndrrës së shumë idealistëve të kaluar, por edhe i shumë entuziastëve të sotëm për Shtetet e Bashkuara të Evropës. Në këtë fazë të zhvillimit të vet, BE madje dështoi në vendosjen e një kushtetute të BE-së, e njëkohësisht po ka telashe në përcaktimin e politikave të përbashkëta të mbrojtjes dhe atyre të jashtme. Të mos përmendim tani edhe krizën financiare, e cila ka rritur nacionalizmin ekonomik në shtetet anëtare, e që është krejtësisht kundër frymës dhe parimeve të ekzistencës së BE-së. Nëse e krahasojmë këtë situatë me integrimet shqiptare do të shohim se pengesat që ekzistojnë në mes të shteteve evropiane për ta thelluar integrimin në drejtim të krijimit të një entiteti të përbashkët politik, nuk vlejnë edhe për shqiptarët në Ballkan. Shqiptarët, kudo që jetojnë, i kanë të përbashkëta historinë, gjuhën, kulturën. Vuajtjet i kanë të shkaktuara nga të tjerët dhe për të dalë nga situatat e rënda kanë luftuar e janë përpjekur bashkërisht. Shqiptarët e krahinave të ndryshme nuk kanë luftuar kundër njëri-tjetrit dhe nuk kanë dashur të jetojnë të ndarë, por janë ndarë dhunshëm kur u krijua shteti shqiptar. Shqiptarët i kanë të përbashkëta sukseset dhe dështimet. Shqiptarët kanë interesa të përbashkëta jo vetëm ekonomike, por edhe politike e të sigurisë, sepse ata të bashkuar do të ishin jo vetëm një treg më i madh, që do të thoshte investime të brendshme e të jashtme më të mëdha, e që do të rezultonte me një zhvillim më të lartë ekonomik, por ata do të ishin edhe një forcë reale politike në rajon, një forcë që do të balanconte të tjerët ( e jo të tjerët t’i balancojnë forcat në dëm të mbajtjes së shqiptarëve të ndarë e të pushtuar ) dhe kështu përfundimisht do të stabilizonte politikisht tërë rajonin. Në këtë kontekst, në një moment të caktuar të zhvillimeve ekonomike dhe politike integrimi nuk do të jetë i mjaftueshëm. Rezultatet e afrimit në fushat e tjera do t’i bënin të panevojshme pengesat që dalin në zhvillimin normal të një kombi nga sistemet e ndara administrative dhe juridike. Ekzistimi i dy shteteve do të ishte pengesë për zhvillimet dhe avancimet e mëtejme ekonomike, por edhe në fushat e tjera. Duke pasur parasysh se në rastin tonë nuk ekzistojnë pengesat politike dhe historike që ekzistojnë në nivelin evropian, atëherë edhe rezultatet këtu do të jenë sigurisht të ndryshme dhe së paku më të shpejta se ato në nivelin evropian. Është ironike që shqiptarëve sot u ndalohet bashkimi, mu në emër të parimeve të integrimeve evropiane (e që në të vërtetë do të duhej të ishte e kundërta, sepse ndalimi i bashkimit është në kundërshtim me frymën e integrimeve). Por integrimet gradualisht do ta krijojnë atë që është ende në fillimet e veta - kapitalistët e vërtetë shqiptarë, të cilët të kombinuar me idealin e brezave të tërë shqiptarëve, do të jenë forca shtytëse për realizimin e bashkimit kombëtar. Në këtë rrugë do të gjenden edhe rrugët për tejkalimin e barrierave politike dhe juridike që e pengojnë këtë proces. Normalisht, krejt ky proces në fund duhet ta marrë edhe pajtimin e popullit përmes një referendumi popullor. Në ato rrethana, personalisht nuk e kam as më të voglin dyshim se cili do të ishte vullneti i këtij populli.

      Ora është Wed 15 May 2024, 09:16