FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

3 posters

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    avatar
    Vera
    Ushtar
    Ushtar


    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 49
    Location : Prishtine

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga Vera Wed 11 Mar 2009, 20:41








    O Hashim, pse re në "dashuri" për sllavët dhe jo për Shqiptari?!
    Hajt bacë t'u rrit mendja... (Thënie Gjakove)

    Shkruan: VERA DUSHI

    Në shkrimin e fundit e prof.dr.Mehdi Hyseni mora vesh për deklaratën tepër të turpshme të Hashim Thaçit, që pohoi : " Jam i gatshëm për një duarshtrëngim me Boris Tadiqin (edhe pse Beogradi po kërkon pranga edhe qeli për mua), sepse Kosova dhe Serbia kanë të ardhme euroatlantike dhe nuk duhet të shikohen edhe më tutje si në periudhën e Luftës se Ftohtë.”



    Konsideroj se e kam detyrën të reagoj ndaj këtij manifestimi "dashurie" të Hashim Thaçit ndaj Boris Tadiçit. Askush nuk ka të drejtë të kokëtojë si femrat të prishura, të rrugëve, me pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë.. Kush e bën këtë gjë, herë maskuar, por mbi të gjitha kur e bën këtë hapur dhe pa fijë turpi, meriton fjalët më të ashpra. Aq më shumë kur është prej atyre liderëve të ish ushtrive çlirimtare, që do të duheshin të ishin më të përkushtuarit, sepse e kanë betuar dikur se deri në vdekje do te luftojnë për ribashkimin e atdheut në një shtet të vetëm kombëtar dhe pikërisht këtë betim e kanë shkelur.
    Do të duhej të gjithë të mësojnë prej armiqve se si po mbrohet kombi. Sllavo-grekët, të cilat e dinë fort mirë cilat troje po u përkasin shqiptarëve, të cilët e dinë fort mirë se nuk u përkasin shteteve të tyre pushtuese, nuk duan aspak të heqin dorë prej politikës së tyre antishqiptare. Po japim si shembull se si po trajtojnë ata problemet, duke nisur nga një dialog (i botuar në Balkanweb) midis ministrave të punëve të jashtme grek e sllavo-maqedonas - Bakojanisi dhe Milloshovski, i zhvilluar në Nju-Jork më 18 shtator 2008, në kontekstin e mosmarrëveshjeve të të dy shteteve për emrin e IRJM-së. Bakojanisi tha atëherë: "Ju, Sllavët, keni ardhur këndej në shek.e VII-t mbas Krishtit e nuk mund të keni lidhje me popullin antik maqedon e me Maqedoninë Antike, të cilët kanë ekzistuar gjatë kushedisa shekujve të para Krishtit". Milloshovski replikoi: "...dhe një gjë tjetër po ju them zonjë - më mirë është që të merremi vesht shpejt e shpejt, se ju e dijni fort mirë dhe ne e dijmë fort mirë se cilit komb i përket emri Maqedonië, prandaj është më mirë ta mbyllim këtë punë, ju mbanie atë pjesë që keni, kurse ne ta mbajmë këtë pjesë të Maqedonisë". Konkluzioni i Bakojanisit ndaj kësaj është shumë domëthenës: "për cilin komb e ke fjalën, për Shqiptarët ? Për ata mos u mërzitë fare, ata janë në gjumë e nuk dijnë as vetë se kurë do të zgjohen, se po u zgjuan ata, na mori dreqi edhe neve edhe juve !....prandaj duhet të merremi vesh sa më shpejt...". Ngushtësisht me tekstin, do të pohojmë se territori i Maqedonisë antike nuk ishte njësoj me territorin e IRJM-së të sotme. Por e kemi dhënë këtë trajtesë, për të kuptuar edhe një gjë: Pushtuesit e dinë shumë mirë natyrën e shqiptarëve, kanë frikë prej trimërinë e kombit shqiptar, sepse kur po mbledh gjithë potencialet çlirimtare, forca goditëse ndaj pushtuesve po i shkatërron, por pikërisht liderushët pa parime kombëtare po vihen në gjumë popullin. Dhe pushtimi zgjatet akoma..... Nëse elitat shqiptare do të vepronin me të njëjtën këmbëngulje, së paku në nivelin e tre luftërave të fundit çlirimtare, bishti kolonial sllavo-grek do të ishte pritur... e shqiptarët të lirë.
    Më keq, në kohën kur Serbia nuk do të hyjë në BE, pa Kosovën e rikolonizuar (edhe pse do t'i konvenojë edhe këtë variantë) Hashim Thaçi po pajtohet me këtë deklaratë (dhe qëndrimi është dytë i këtij lloji, sepse në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe në një intervistë të dhënë në EuroNews më 17 shkurt 2009|) me projektet antishqiptare integruese evropiane që Kosovën me Serbinë e shohin bashkë në BE, kurse Shqipërinë, jo. Ai pajtohet me "Kosovën e pavarur" në varësi të EULEX-it dhe Beogradit, Kosovën "multietnike" e copëtuar, me komunat serbe të lidhura midis tyre dhe me Serbinë (Republika e re Srbska) dhe me të gjithë të "mirat" që përjashtojnë të drejtën e vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar.
    Por me këto "dhurata prej qiellit" kurrë atdhetarët shqiptarë nuk do të pajtohen.
    Zgjohuni shqiptarë sa më shpejt, t'i merrte dreqin pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë!
    Rreshtohuni shqiptarë radhëve të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe strukturave të tij, duke përfshirë edhe të Armatës Kombëtare Shqiptare, sepse ky formacion politiko-ushtarak paraqet kundërvënien më të fortë ndaj pushtimit dhe kolonizimit sllavo-grek!

    Prishtinë, 11 mars 2009
    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Re: Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga AGU Thu 12 Mar 2009, 02:20

    Vera,

    Shkrim shumë me vend e në kohë të duhur. Njeriu kur vetmohon vetveten para armiqve të tij, sidomos një pushtetar, ai vetmohon edhe një vend të tërë, duke u fshehur vetëm me kokën e tij, si struci në zall, kjo është dekandencë e ultë jovetëm politike, por edhe personale e kombëtare!
    avatar
    Vera
    Ushtar
    Ushtar


    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 49
    Location : Prishtine

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Re: Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga Vera Thu 12 Mar 2009, 15:27

    AGU,
    Nuk mund te konceptoj se si mund keta politkane te ndryshohen rrenjesisht 360 grade... te behen nga atdhetare, ne sherbim te pushtuesit. Une do te parapelqeja sinqerisht, disa mijera here vdekjen.
    avatar
    bashkim_presheva


    Numri i postimeve : 1
    Join date : 04/03/2009
    Age : 111
    Location : shqiperi etnike

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Re: Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga bashkim_presheva Thu 12 Mar 2009, 17:34

    vall nuk ju duket e mjaftushme 100 vite roberi e serbo-sllavit lloojit thaci vall si mund ky fare lloji te harroj vuajtjet e familjeve shqiptare per 100 vite me radh dhe si ka moral njerzor te dal me deklarat dhe ti kerkoj nje krimineli miqesi.Ne vend qe serbo-sllavet ti kerkojn popullit shqipetare falje per krimet e bera dhe te shperblehen demet e luftes nga okupatori ky lloj thaci del me deklarata dhe kerkon miqesi TURP TURP duhet tju vij do ju mallkoj gjiri i nenave do ju mallkoj buka qe e hani e uji qe e pini
    Mallkuar qofshi per jete
    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Re: Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga AGU Fri 13 Mar 2009, 01:29

    Vera shkruajti:AGU,
    Nuk mund te konceptoj se si mund keta politkane te ndryshohen rrenjesisht 360 grade... te behen nga atdhetare, ne sherbim te pushtuesit. Une do te parapelqeja sinqerisht, disa mijera here vdekjen.

    Vera,

    Imponimet ndryshojne njeriun, por jo atdhetarin. Këta janë vet antarë të pushtetit ndërkombëtar, ende nuk ka pushtet që udhëheqë vet, por pushtet u pushtuar: në Kosovë 1 vjet, e në Shqipëri (97,
    vjet). Dredhia që iu bë luftës çlirimtare dhe vet popullit, u pa e shihet - po nuk zgjatë shumë, sepse tash është kohë dinamike politike, ashtu sikurse është jetë dinamike. Kuptohet se ka sakrifica me vetëdije e pavetëdije, por atë që po bëjnë pushtetarët tanë të pushtuar, me direktiva të tjerëve - i takon tranzicionit, e sa zgjatë mvaret prej neve...!
    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Re: Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga AGU Fri 13 Mar 2009, 01:43

    bashkim_presheva shkruajti:vall nuk ju duket e mjaftushme 100 vite roberi e serbo-sllavit lloojit thaci vall si mund ky fare lloji te harroj vuajtjet e familjeve shqiptare per 100 vite me radh dhe si ka moral njerzor te dal me deklarat dhe ti kerkoj nje krimineli miqesi.Ne vend qe serbo-sllavet ti kerkojn popullit shqipetare falje per krimet e bera dhe te shperblehen demet e luftes nga okupatori ky lloj thaci del me deklarata dhe kerkon miqesi TURP TURP duhet tju vij do ju mallkoj gjiri i nenave do ju mallkoj buka qe e hani e uji qe e pini
    Mallkuar qofshi per jete

    Ajo është çështje politike, trik politik, po mvarët kush mbetet i mashtruar e kush mashtruesi! Shumë panevojë, po paraqiten liderët tanë ofrues aq të sinqertë edhe me armiqët, gjoja duke mos i konsideruar ashtu, gjoja fqinjësi etj., duke krijuar panik të panevojshëm në popull - ngase panë autoritetin e Sakeshvillit dhe krejt çfarë bëjnë në aspektin diplomatik, janë vetëm robot të politikës ndërkombëtare. Përpara ishte populli i pushtuar, e sot janë pushtete të pushtuara, përderisa nuk krijohet fuqia ushtarake e mirëfilltë! Po, aktrimet politike të panevojshme, që u bënë e po bëhen - gjoja për paqje e qetësi, duhej të ishin më të rezervuara, me një indiferentizëm politik e ma shumë si ngritje e prestigjit të popullit. Kahjet historike devalvojnë pikërisht nga këto aktrime politike, sepse nuk ishte as ështëatdhetare, qënë sy të popullit, t'i jipet kurajo e përkrahje viktimizuesit, më shumë se sa viktimes popull, ende pa u tharë gjaku i derdhur për lirinë. U fillua për çlirim e ribashkim, e shih çfarë ndodhi, sepse nuk ishim të zotët, të përmbledhnim të gjitha territoret tona nën ish-rsfj, në një kompakt (edhe jasht shtetit amë, ashtu do të kishim përparsi historike), përderisa Bosnja u nda dhe u prish Karta e Helsinkut, me republiken serve atje! Sa përqind morem pjesë në luftën çlirimtare - aq përqind kemi fitore!
    avatar
    Vera
    Ushtar
    Ushtar


    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 49
    Location : Prishtine

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Re: Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga Vera Fri 13 Mar 2009, 09:17

    AGU,
    Me siguri vihen ne veprim sherbimet e fshehta, agjenturat e ndryshme qe ose i kane detyruar te ndryshohen, ose u kane ofruar poste e ofiqe. Ne nje situate te tille, nje atdhetar nuk duhet te pranoje as me detyrim, as me "miresjellje" ndryshimin. Para armikut duhet rezistuar, qofte edhe duke u sakrifikuar. Ky eshte koncepti im dhe kur u vura para situateve konkrete, nuk besoj se kam gabuar.
    Kjo dredhi qe iu be lufterave clirimtare e kane cuar shqiptaret nen varesi nderkombetare-serbe ne Kosove, dhe nen kolonizim te serishem te serbo-sllavo-maqedoneve ne Lugine te Presheves (Kosove Lindore) e Lugine te Vardarit. Por te mos mendoje aske se perpjekjet per clirim dhe ribashkim kombetar jane ndalur. Ekzistimi i Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar dhe te strukturave te tij do t'u prish planet e pushtuesve dhe bashkepunetoreve te tyre. Jam e bindur per kete!
    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Re: Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga AGU Sat 14 Mar 2009, 08:08

    Vera,

    Mund të ndodhin shumë çudira, po nëse vërtet trikat si ky janë politik, që nuk ka mundësi të jenë, ngase ai foli zhveshur, si lutje edhe nënshtrim, sikur të ishim symbiozë politike me pushtetin serv, që nuk po mundkemi të bëjmë asgjë pa ta, duket sikur ndikim i jashtëm - por unë dyshoj shumë, a mos po bëhen robot politik të hypnotizuar, gati të gjithë liderët tanë, duken të tjetërsuar, të çuditshëm në veprimet e tyre politike, sikur të kenë marr aspirina 'qejflie', se përndryshe nuk ka mundësi të ndryshojë njeriu kështu, që deridje mbrojti interesin e luftës e të popullit! kuptohet se dikush duhet të jetë aty në këtë skenë politike ashtu si është - por nuk do të doja të jemë i përzier aty, se do të plasja... E vetmja punë e veprim i pastër, sot është të kyçemi të gjithë shqiptarët në rradhët e frontit tonë FBKSH, por jovetëm si veshtrues të rrjedhës së ngjarjeve, aty ku duhet vepruar konkretisht. Veprimi në këtë frontlidhje është i natyrave të ndryshme, po qëllimi të jetë i njejtë, ashtu si ke vepruar, e veproj, e veprojnë pjesa tjetër jona - se vetëm kjo forcë është jona (tjerat po shihen në terren, si duken e veprojnë, sa patën e kanë suksese) - kjo është forca që rri gjithmonë zgjuar, kurr nuk fle (anipse dikujt i duket se fle), forca që është brënda shqiptarit, që don, mundet e ka guxim shqiponje të veprojë në kohë të duhur - anipse kjo forcë jona duket e prezantuar nga një person! Ata që janë të vetëdijshëm, njohin qëllimin, kudo ndodhen veprojnë, po sot duhet vepruar shumë me mend, me methoda prefide, mbi ato të armiqve, duke tejkaluar formen e veprimit të huaj, që jam i sigurtë se mund ta tejkalojmë, sepse ata shihen hapur e fshehtë sado përpiqen të mbulohen, dihet qëllimi i tyre, t'i mbajnë, sa më gjatë në faktorin kohë, sa më gjatë trevat e popullin tonë ta mbajnë të nënshtruar, në të gjitha pjesët e atdheut: në shtetin amë, në Kosovë, e në trevat ende të pushtuara - vetëmse me forma e methoda të ndryshme sipas pështatjes politike e diplomatike! Më këto fjalë (që lexon gjithkush dhe nuk janë fjalë vetëm mes meje e teje) dua të them: jemi aktiv kudo ndodhemi,me të drejtën tonë në parime të drejtësisë botërore, mjaftë më ky popull jetoi i nënshtruar dhe i robëruar, i copëtuar politikisht e tash edhe kombëtarisht - është një komb i pandarë, kompakt me të gjitha pjesët e këtij mekanizmi kombëtar - kemi një veprim të drejtë kombëtar e natyror, duke ia bërë të ditur kthjelltë armiqve e politikës ndërkombëtare, se nuk ka Europë të bashkuar - me shqiptarë kombëtarisht të copëtuar!

    Dredhat politike, që ta shtynë pushtetin serv, ta pranojë pavarësinë, duke nënçmuar frytët e luftës çlirimtare, gjoja do shkojnë bashkë në BE si dy shtete të veçuara e me shqiptarë të copëtuar, nuk vlejnë mëtutje! Le ta dinë edhe ata shqiptarë, që mundohen me çdo kusht t'i mbrojnë interesat e tyre personale, grupive a partiake, që duken duke ndenjur indiferent ndaj FBKSH-së, se e vetmja forcë që duhet t'i besohet e veprohet direkt me të, është kjo dhe të gjejnë forma veprimi tok, në moment e kohë të duhur, që mos të bëhet vonë për asnjë shqiptar!
    avatar
    Vera
    Ushtar
    Ushtar


    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 49
    Location : Prishtine

    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Re: Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga Vera Tue 17 Mar 2009, 09:29


    AGU,
    Ashtu eshte. Edhe mua me duken robot
    ë politikë që automatikisht veprojnë, sikur të ishin të hipnotizuar. Kur hapin gojrat, lëshojnë "bajga" të ngjashëm me vrerin e pushtuesve dhe kolonizatorëve, kur veprojnë, sikur të ishin shtyrë nga një forcë e padukshme e së keqes. Nuk kanë moral, nuk kanë etikë. "Barku mbi të gjitha" dhe asgjë tjetër, në trurët e tyre të lobotemizuar. Ata e sabotuan dhe e sabotojnë në çdo moment Frontin, sepse e dinëse po u bë ribashkimin kombëtar, do t'u qendrojnë këmbët ku qendron tani kokat e tyre dhe anasjelltas. Prandaj, duhet një herë të mobilizohemi dhe përreth e brenda FBKSH-sëtë punojmë për idealin tonë të përbashkët, Shqipërinë e Ribashkuar.

    Sponsored content


    Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre... Empty Re: Politikanet shqipfoles dhe turpet e tyre...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Mon 20 May 2024, 14:08