FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Rrena i ka këmbët e shkurta! EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Rrena i ka këmbët e shkurta! EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Rrena i ka këmbët e shkurta! EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Rrena i ka këmbët e shkurta! EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Rrena i ka këmbët e shkurta! EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Rrena i ka këmbët e shkurta! EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Rrena i ka këmbët e shkurta! EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Rrena i ka këmbët e shkurta! EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Rrena i ka këmbët e shkurta! EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Rrena i ka këmbët e shkurta!

    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Rrena i ka këmbët e shkurta! Empty Rrena i ka këmbët e shkurta!

    Mesazh nga biligoa Sat 17 Jan 2009, 04:20

    Rrena i ka këmbët e shkurta!



    Ministri Zenun Pajaziti në emisionin

    „Sy më sy“ rrejti nërsy!

    · "Në veri kemi qërime hesapesh mes grupeve, të cilat i konvenojnë qarqeve të ndryshme politike"; "EULEX-i është këtu të na monitorojë"; "Ne kemi marrë përgjegjësitë nga UNMIK-u" - Këto ishin tri rrenat e radhës të Ministrit të Punëve të Brendshme z. Zenun Pajaziti.


    Shkruan: Valdrin Ahmeti - Prishtinë, 15. 01. 2009


    Shumë herë kemi dëgjuar rrena por të cilat disi kanë qenë të buta, edhe pse rrena. Ata që na i tregonin këto rrena mundoheshin që përmes tyre të fshihnin një realitet i cili po ndodhte para syve tanë. Kjo mënyrë (përdorja e rrenave) zatën ishte dhe mbetet mënyra më e mirë për të mbajtur pushtetin në politikën tonë. Këtë mënyrë po e zbaton edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti. Por ai për dallim nga të tjerët që mundoheshin që me rrena shumë të vogla të mbulonin ngjarje, ky po përdor rrena shumë të mëdha. Në vazhdim do t'i shihni tri nga to që ministri i tha në emisionin Sy më sy, ku ai rrejti nërsy.



    1. "Në veri kemi qërime hesapesh mes grupeve, të cilat i konvenojnë qarqeve të ndryshme politike", tha Zenuni. Në veri nuk kemi të bëjmë me qerime hesapesh mes grupeve, por kemi të bëjmë me struktura paralele të Serbisë të cilat çdo ditë e më shumë po mundohen të zyrtarizojnë dhe legalizojnë ndarjen e Kosovës. Por përveq kësaj, Zenuni nuk guxon as të përmend se cilave qarqe politike i konvenojnë këto “qerime hesapesh”, të cilat ministri veçsa nuk i quan vetëm “qërim hesapesh” ndërmjet bandave. Autocensura e tij për të mos përmendur emrin e Serbisë, në këtë rast, tregon servilitetin e tij të zjarrtë.



    1. "EULEX-i është këtu të na monitorojë". EULEX-i çfarëdo dokumenti zyrtar të përdor, do të ishte autoriteti përfundimtar këtu sa i përket interpretimit të po atij dokumenti të cilin edhe e zbaton. Sipas Kushtetutës së Kosovës EULEX-i është autoriteti përfundimtar në Kosovë si legjislativ ashtu edhe ekzekutiv (neni 146). Pasi që në asnjë referencë të EULEX-it nuk përmendet Kushtetuta e Kosovës, dhe EULEX-i është në Kosovë në bazë të Planit të Përbashkët të Veprimit, dhe në bazë të këtij plani EULEX-i ka fuqi ekzekutive në Kosovë (neni 2). Sido që të jetë, EULEX-i nuk është në Kosovë siç po thotë Zenuni.



    2. "Ne kemi marrë përgjegjësitë nga UNMIK-u". Këtu ministri e ka fjalën për marrjen e përgjegjësive në fushën e policisë. Por dihet qartë se EULEX-i është mision për sundimin e ligjit dhe do të ketë shumë kompetenca në të gjitha fushat, por sidomos në ato të gjyqësisë. Për që nuk i ka marrë përgjegjësit nga UNMIK-u qeveria e Kosovës, gjegjësisht MPB-ja, por ato i kanë kaluar EULEX-it në fushën e policisë, tregon qartë emërimi i Sheremet Ahmetit si drejtor i policisë, që është post civil, dhe jo si komiser të policisë. Komisioner të policisë ka EULEX-i, e që bile ai është drejtori i vërtetë, dhe quhet Rainer Kuehn. Bile UNMIK-u as që po shkon nga Kosova në mënyrë që t'ia kalojë përgjegjësitë dikujt tjetër. UNMIK-ut po i dobësohet roli në aspektin e policisë dhe gjyqësisë, por jo edhe roli politik. Roli politik i UNMIK-ut po rritet gjithnjë e më shumë pasi që po është UNMIK-u i cili po negocion me Serbinë në emër të Kosovës. Për që po i rritet roli politik UNMIK-ut tregon edhe shefi i saj Lamberto Zanieri në intervsitën e tij për gazetën Shqip, më 19 dhjetor 2008.



    Por pavarësisht rrenave të mëdha që i tha ministri në këtë intervistë, ai tregoi edhe një të vërtetë e cila është shumë brengosese për çdo qytetar të Kosovës. Ai tregoi se pjesëtarëve serbë të ShPK-së do t'i vazhdohet suspendimi me pagesë. Bile ai tregoi se ka edhe pjesëtarë të pakicës serbe (ai tha "komunitetit serb"), të cilët janë të interesuar të veshin unifromat e ShPK-së. Si të mos jenë të interesuar serbët që të paraqiten si të punësuar në ShPK, kur disa bashkëkombas të tyre paguhen qe 10 muaj pa bërë as edhe një ditë të vetme punë. 300 serbë i kanë lënë vendet e punës, dhe deri tani sipas shifrave zyrtare në vendet e punës janë kthyer vetëm 15 nga ta, e që i bie se 285 persona në Kosovë paguhen pa kryer asnjë punë me nga 219 euro në muaj. Secili prej tyre, këta dhjetë muaj që nuk ka punuar, është shpërblyer me nga 2190 euro. Si të mos kenë dëshirë që edhe pjesëtarë tjerë serbë të punësohen aty, ku nuk duhet të punosh, por vazhdon të paguhesh. Këto dhjetë muaj mospunë nga ana e serbëve, buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar 624,150 euro. Sigurisht që kjo nuk është bërë për ta ulur suficitin buxhetor.

      Ora është Sun 19 May 2024, 16:57