Shkelzen Maliqi, Veton Surroi, Blerim Shala dhe Halil Matoshi
- katër musketarët e patriotizmës shqiptare!
“Jo, nuk ndahet o Mitrovica” ishte një këngë e kënduar nga një këngëtare e njohur në kohën kur bisedohej për statusin e Kosovës. Kjo nuk ishte vetëm këngë por edhe ”kontribut” konkret i estradës muzikore të Kosovës në ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës anipse ky kushtrim patriotik dhe folklorik lëshohej ekskluzivisht për shkaqe të përfitimit material, pra kishim të bënim me komercializimin e politikës përmes muzikës tallava. Më vonë i këndohej edhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ju kujtohet ajo kënga: “mirë se erdhe Skenderbeu trim” me rastin e përurimit të përmendores së Skenderbeut, në sheshin po me të njëjtin emër. Një këngëtare shumë atraktive më herët këndonte se: “ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën” ndonëse ishte shumë e qartë se sa për Ibrahim Rugovën Kosova nuk do të bënte ushtri as për 500.000 vjet! E kështu me radhë, pas çdo zhvillimi, pavarësisht nga rëndësia dhe efektet, rapsodët dhe “yjet” e estradës prodhonin këngë dhe këngë!
Shqiptarët janë të njohur për dëshirën e tyre që të jenë të kënduar për të bëmat apo të pabëmat e tyre qoftë edhe në nivel rruge, kafeneve të pista, restoranteve bordello që kanë mbirë anekëndë Kosovës martire pas përfundimit të luftës etj. Në të shumtën e rasteve, cilësia e këngëve ka qenë shumëfish më e fortë se “ veprat “ e atyre që u janë kënduar këto këngë me porosi. Janë shqetësuese disa raste kur disa këngë kanë qenë shumë nën nivelin e veprave dhe madje, me antivlerën e tyre kanë qenë fyese për personalitetet e këngëve! Më pati bërë shumë përshtypje kur në vitet e 90-ta, vetëm sa isha kthyer nga burgu, nëpër kafene dhe tregje të pemëve dhe perimeve, tregje të automjeteve, tregje të kafshëve, rapsodët e çastit këndonin këngë për Shkelzen Maliqin, Veton Surroin, Blerim Shalën dhe Halil Matoshin! Kisha frikë se, meqë, u bënë pjesë e folklorit dhe patriotizmës shqiptare, do ta pësonin nga regjimi i atëhershëm serbë i cili nuk u linte askund vend patriotëve të devotshëm! Ju kujtohet se e patën burgosur edhe Azem Vllasin. E kërcënonin edhe Mahmut Bakallin, Fadil Hoxhën dhe patriotët e tjerë! Fatmirësisht, Sinan Hasani dhe Ali Shukriu ishin në vende të sigurta!
Po t’i kthehemi këtyre katër musketarëve të patriotizmës shqiptare. Ata shkuan në Amerikë, përtej detërave dhe oqeaneve për ta mbrojtur çështjen shqiptare, deri në Wiskey-n e fundit! Fati i tyre ishte një laramani, më së keqi e pësoi Halili që, si peng lufte ( shihe, lufte !) u syrgjynos nëpër aushvicat e Serbisë! Një thënie popullore thotë se: “trimave u prinë fati”. Kjo më së miri po vërtetohet këtu, falë Zotit! Merreni me mend se çka do të ndodhte me Kosovën nëse ndonjëri prej këtyre do ta pësonte! Po të mos ishte Shkelzen Maliqi si do ta kuptonim se Adem Demaçi është jodemokrat dhe marksist-leninist që nënkuptohet edhe enverist, si do ta dinim se Albin Kurti është tiran, jodemokratik, sadist dhe mohues i lirisë së të tjerëve!
Pastaj, po të mos ishte Vetoni (Surroi) si do ta kuptonim se Adem Demaçi ishte aq i fortë sa të ishte kundër krejt botës, kush do të kujdesej për shqiptarët e Luginës së Preshevës ( si ra ai nga pushteti filloi terrori kundër shqiptarëve të Luginës ), kush do të tregonte se populli shqiptar është popull fashist dhe se komandantët e ish-UÇK’së kanë qenë sfilatistë të Çarls Darvinit, majmunë me një fjalë. Blerim Shala ka qenë alter ego i çdo zhvillimi në Kosovë, pas të 90’tave. Asnjë takim i rendësishëm apo bisedime rreth Kosovës nuk janë bërë pa hijen e tij, prej Xhejms Bejkerit e deri te Marti Ahtisari!
Halili (Matoshi) është figura më tragjike në këtë kuartet kalorësish politikë! Ka vuajtur shumë në burgjet e Serbisë që esencialisht ia ka dëmtuar shpirtin e tij romantik. Nga një intelektual krempite ( i butë) u shndërrua në përbindësh - gladiator medial. Albin Kurtin e e ka fikcion, Lëvizjen Vetëvendosje, obsesion! Me vetëmohim të madh, sakrifica dhe pasion e mbron identitetin kosovar të shqiptarëve multietnik, më tepër se vet Ahtisari! Pas Hashim Thaçit është personaliteti publik që vishet me më së shumti shije. Vishet si Al Kapone dhe Laki Luçano në vitet e hershme të karrierës së tyre por përkah energjia për ta mbrojtur identitetin kosovar lirisht mund të themi se është fotokopje origjinale kosovare e aktorit Rasell Kru ( gladiatori i famshëm ). Gladiatori përdor forcën fizike, Halili e përdor shpatën politike! Po çka i lidhë këto katër personalitete me Mitrovicën ku nuk është kryetar Bajram Rexhepi, kryetar i zgjedhur në mënyrë legjitime? Këto katër personalitete e dinë shumë mirë se Mitrovica është ndarë në Rambuje e jo pse ish komandantët e UÇK-së kanë dashur të jetë kështu. Ngase ata, në vend të angazhoheshin për Mitrovicën kanë vjedhur, plaçkitur dhe uzurpuar lokale, banesa dhe shtëpi të serbëve! Në fakt ka diçka këtu të vërtetë, disa ish komandantë të ish UÇK’së u patën bërë përrallë duke u shndërruar në dhunues, zhvatës, shantazhues dhe madje ka të tillë që edhe sot janë në vende që asnjë shtet normal nuk do të lejonte.
Në Kosovën e Ahtisarit dhe të Tinës, po bojka, po bojka! Këtyre nuk u ka interesuar as Kosova e lere më Mitrovica! Mitrovica është ndarë në Rambuje dhe kjo ndarje pastaj është legalizuar dhe tani po legjitimohet përmes procesit të decentralizimit dhe 6 pikave të Sllobodan Banit. E ashtuquajtura (mendermethënë ) shoqëria civile, ajkë e së cilës ka qenë katërshja që e përmenda, minus Halilin që nuk ka luajtur ndonjë rol aktiv, në emër të zhvatjes së fondeve marramendëse ka krijuar përshtypje se ndamja e Mitrovicës ishte domosdoshmëri meqë shqiptarët ushtronin terror ndaj serbëve dhe se serbët është dashur ta gjejnë një strehë të sigurt ku, së paku do të ruanin jetën e tyre! Kjo ishte e pavërtetë ordinere dhe manipulative aq më parë kur dihet se Mitrovica e Veriut ishte dhe mbeti strehë për kriminelët e të gjitha profileve dhe etnive përfshirë këtu edhe shqiptarët! Shumë shkurtimisht bëra përpjekje të ilustroj arsyet pse është ndarë Mitrovica e të cilat janë ekskluzuvisht të natyrës politike dhe strategjike!
A mund të bashkohet Mitrovica ashtu siç dëshiron shumica?
Kjo për momentin është e pamundur e ky moment mund të zgjasë me vite. Ndërkombëtarët nuk janë të interesuar ta bashkojnë Mitrovicën, ata e kanë konservuar këtë gjendje, institucionet e Kosovës nuk i pyet askush! Serbët e instrumentalizuar nga Beogradi në mënyrë paqësore asnjëhere nuk do të integrohen ndërkaq që çdo përpjekje e dhunshme për bashkim do ta përshpejtonte edhe ndamjen faktike dhe fizike të kësaj pjese të Republikës së Kosovës dhe kjo është ajo shpata e Demokleut që i mbështetet në qafë liderëve aktual të Kosovës dhe atyre që do të vinin pas tyre. Këtë përgjegjësi as nuk do ta marrin liderët e sotit e as ata që vijnë nesër! Këtë, në mënyrë fantastike e përdorin dhe keqpërdorin faktorët vendimmarrës ndërkombëtarë të cilët e kanë si gogol këtë situatë për shqiptarët ndërkaq që ekstremistëve serbë dhe Beogradit ua ofrojnë si xhoker! Në lojën cic-mic, ky pozicion njihet si shylevek, cilën kokërr ta lëvizësh, fiton. Këtu qëndron pra fitorja e Serbisë, për momentin! Nuk është se nuk ka zgjidhje për problemin e Mitrovicës, ajo ekziston dhe mund të realizohet. Por jo me korin e kukuvajkave të cilët të vetmën notë muzikore, refren, slogan politik, angazhim konkret e kanë : “ mos e provokoni situatën dhe mos bini pre e provokimeve”. Këtyre nuk do t’u ndihmojë as zëri i bukur i Shkurte Fejzës në këngën :” jo nuk ndahet o Mitrovica “.
Edituar për herë të fundit nga Orfe@ në Wed 14 Jan 2009, 04:35, edituar 1 herë gjithsej
Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj
» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli
» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa
» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik
» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA
» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA
» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH
» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29
» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU