FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK

    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK Empty VETVRASJA AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK

    Mesazh nga AGU Tue 13 Jan 2009, 08:53

    VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS PSIKOLOGJIK

    Mesazh nga Nezir Myrta prej Sun Nov 16, 2008 9:55 am
    VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS, INSTIKT PSIKO-SOCIOLOGJIK


    vetëvrasjet në Shqipëri e në Kosovën e pasluftës janë të shpeshta. Po a bëjnë vetvrasje: horrat, rrencat, shpifësit, lajkatarët, mashtruesit, tradhëtorët.... apo të sinqertit, besnikët, guximtarët, njëkohësisht edhe tepër frigacakët e tepër qyqarët? Ju shkrova një shkrim origjinal, anipse duhej të ishte krejt në fund për të parë mendimet e gjykimet e juaja!

    Çka është vetëvrasja, e pse ndodh?

    Vetvrasja fenomen fiktiv psikologjik, vie nga fiks ideja e njeriut -
    ideja fikse - vendosë dhe vetvritet njeriu - po shkaqet janë ndër ma të
    ndryshmet.

    Vetvrasja akt i dobët për dikend - e akt trimërie për dikend, e akt
    neveritës për dikend. Është lehtë të flitet për vetvrasjen, po pyete
    atë vetvrasësin!

    A bën vetvrasje: trimi a frigacaku? Edhe trimi edhe frigacaku. Pse
    trimi? - Kujtoni vetvrasjen e Bajram Currit, Mic Sokolit, Nores së
    Kelmendit etj....

    Mendoj se ka vetvrasje heroike dhe vetvrasje qyqare, e vetvrasja qyqare
    është ma e neveritshmja - neveri e trishtueshme, a trishtim i
    neveritshëm.

    Vetvrasje për shkak të dashurisë së madhe
    vetvrasje për shkak të dhëmbjes së madhe
    vetvrasje për shkak të gabimit të madh në jetë dhe don të shfajësohet
    vetvrasje për shkak të çlirimit të tjetrit, familjes, dhënies fund të problemeve të jetës
    vetvrasje për shkak të frigës nga dikush i rrezikshëm
    vetvrasje për shkak të sëmundjeve psikike, jasht kontrollit të vetvetes
    vetvrasje për shkak të shpëtimit të tjetrit, të dashurit në raste të rrezikshme
    vetvrasje për shkak të shkatrrimit të armikut si heroizëm
    vetvrasje për shkak të çmendisë së personit
    vetvrasje për shkak të gjykimit të thellë pa shtegdalje për të realizuar diç madhore etj.

    e për të gjitha këto shkaqe, duhen orë e ditë e muaj e vite edhe dekada
    e shekuj të flasim... edhe kurrë nuk vie përfundimi i gjykimit! Mendimi
    im personal.

    Vetvrasja është akti ma i guximshëm edhe ma i frikshëm i njeriut. Veç
    vetvrasja si akti fiksideal i njeriut, i ka dy anët e kundërta tok, që
    shkojnë paralel (nëse arritët të më kuptoni).

    ***Ndërsa vetvrasjet i bëjnë njëkohësisht edhe të pasurit edhe të
    varfërit, pasuria e varfëria luajnë të njejtin rol në aktin e
    vetvrasjes së njeriut. Vetvrasësit: pijnë helme, vetvaren, vetvriten,
    vet-hudhen nga lartësitë, vetshpohen me thikë, vetdigjen në zjarr,
    vetmbyten në ujë, vetlëndohen me një trup të fortë në kokë, i
    vetmëshojnë kokës për një masë të fortë (gur, dru, mur etj.)...

    Në të shumten e rasteve, vetvrasësit nuk e bëjnë me qëllim
    definitiv, fiks ideje, po duke provuar shkojnë deri në fund si të
    dyshimtë, por nuk kthehet ma jeta! Mu këto raste edhe janë tek
    shqiptarët e disa popuj tjerë. Vetvrasje nuk bëjnë të pamoralshmit,
    rrencat, tradhëtorët, spijujt, shpifësit, shkurt: njerëzit ma të këqinj
    kurrë nuk bëjnë vetvrasje!

    Vetvrasje bëjnë shumë e tepër të sinqertit, tepër besnikët, tepër
    guximtarët - por edhe tepër frigacakët. Si e logjikoni vetvrasjen e
    vajzave shqiptare, grave shqiptare, duke u hudhur në shkembinj nga
    lartësit, veç mos të iu bijnë në dorë turqve, shkjeve, bullgarëve,
    grekve, romakve e armiqve të kohës?

    vetvrasësi nuk bën aspak mëkat - por bën mëkat ai që shtini ta bëj, pra
    shkaku, shkaktari - sepse vetvrasësi është ma i pastërti, ma i çliruari
    nga mëkatet, ai/ajo po flijohet vetflijohet, për të gjykuar e kuptuar
    shkaktari e shoqëria - që mos të ndodhi ma ai akt neveritës i
    trishtuar, a trishtim neveritës!

    Me aktin e vetvrasjes duhet të merret në studim serioz i gjithë arsenali intelektual i një shoqërie!

    Vetvrasja është një vepër kapitale me mijëra vëllime edhe nuk definohet!

    Ta marrim një shembull: po bletët, pse bëjnë vetvrasje duke u mbytur në ujë pas Amës së tyre?

    Instikti i vetvrasjes: këtu ka me folë gjithditenelume.....

    ( 16.11.08. )

      Ora është Sun 19 May 2024, 16:35