FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR

    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR Empty LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR

    Mesazh nga AGU Tue 13 Jan 2009, 06:30

    LUFTA NË MAQEDONI 2001 - LUFTË E SHTYPUR!

    Tash e keni filluar mirë, të gjindet udha e vërtetë e lirisë. Ju lexova thellë në këtë themë edhe ma shumë ju lexova mesrreshtave, filii i zgjidhjes se problemit asht i mbarë, po sa keni dhënë mendimin e lirë të plotë - pak!

    Vëreni! Pa mendim tëlirë nuk ka liri njeriu. Po edhe dietari ma i madh i kësaj bote, as 20% nuk ka dhënë mendimet e plota në shkrimet e tij, për shumë shkaqe: ekonomike, politike, sociale, diskriminuese, tragjike etj. Edhe këtu tash sa po fillon mendimi i lirë real - po duhet njohuri të shumëta, me ardhë deri tek e vërteta duhet - dituri gjenerale, për të kuptuar pse fillon një aksion, një demostratë, një grevë, një kryengritje, një betejë, një luftë - sepse krejt shkon shkallë-shkallë. Me u ngjitë përpjetë duhen shkallë, ose krah fluturues!

    Nismëtari i themes e quan luften në irjm një krizë (2001) -keq!

    Me ardhë deri tek lufta duhet kaluar disa shkallë, shumë përpjekje, planprogram ideatorësh, revolucionaresh të vërtetë - të ditur, të drejtë e trima. E se si vie deri tek lufta:


    1. Grevë
    2. demostratë
    3. betejë
    4. kryengritje
    5. revolucion
    6. LUFTË
    7. Luftë ndëretnike
    8. Luftë rajonale (regjionale)
    9. Luftë kontinentale
    10. Luftë Botërore!

    Lehtë asht të flasesh në forum, por vështirë të shprehesh për kohen e Mufailëve, Elez Isufëve etj. Në lojëra të vogla mund të jeshë dikushi - po nëato të mëdhatë dukesh i vogël sa një gogël - në lojërat e Marathones - Lojërat e Vdekjes!

    Lufta asht loja e eshtrave!

    Lufta në Maqedoni 2001, ishte luftë e shtypur nga fuqitë, ajo ishte luftë e vërtetë (pamarrparasyshë pjesëmarrjen shqiptare në përqindje, se na jemi mësuar keq tëjetojmë parazit në luftë e në paqje - një a dy persona punojnë e mbajnë 10 antarë familjeje - 2-3 përqind luftojnë të kenë liri 7 milion shqiptarë?)

    Duhet të thohet E Vërteta bac: të diegu a të freskoi! Po nëse thom të vërteten - do të të kafshojnë të parët - qent tuaj! Eme tëkafshua qeni yt, nuk ke ilaç - kurse me tëkafshua qeni i huaj, e shëndoshë plagën, varren - me një pasulë (fasule të zieme)!

    Përderisa druhemi ta thomë të vërteten - nuk ka liri as bashkim. Krejt kjo botë polufton për BASHKIM, unitet, që imagjinohet shteti i botës - SHTETET E BASHKUARA TË BOTËS
    planeta Toka - një shtet, një Atdhe i njeriut! Po kjo mbetet gjithmonë andërr, imagjinare!

    Shuarja e luftërave e revolucioneve ka ndodhë gjithmonë në histori, shuarje me gjak - ashtu sikur ndodhi me luften shqiptaro-maqedone (që nuk kanë identitet, por janë bishtnuar si mbeturina bullgaro-servo-ruse - sepse makedhonët illirian ishin e janë po ata shqiptarët e sotëm nën irjm). Makedhonët illirian kishin symbolin kombëtar - Diellin Shpërthyes Rrezatues dhe Diten e Hillindenit, ILLINDENI, DITA E HILLIT! Makedhonia illire, që sot shtrihet një pjesë nën irjm, e pjesa tjetër nën grekët, nuk ka fare të bëj me këta maqedonët e sotëm, ku Tito formoi republikë fallse (1945), e maparë ishte territor i pushtuar nga bullgarët, grekët etj. (Historik i vockëlWink.

    Tash për çka luftuan (2001) edhe duhet të luftojnë shqiptarët e sotëm nën irjm?

    Duke menduar, vepruar e luftuar dhe flijuar ma shumë për fe se sa për atdhe - një organizim me një përqindje shumë të vockël - pas Luftës në Kosovë (1998-1999), nën organizimin e udhëheqjen e UÇK-së dhe pas Luftës në Preshevë, si Kosova Lindore, nën udhëheqjen e UÇPMB-së - po për të njejtin qëllim - çlirimin e tokave shqiptare nga pushtuesit dhe bashkimin në një shtet shqiptar ballkanik (sepse përndryshe të gjithë dëshmorët eheronjtë e rënë, nëse shohin gjendjen e sotme shqiptare, do të pendoheshin pse ranë në altarin e atdheut) -
    më 2001 FILLOI LUFTA SHQIPTARO-MAQEDONE:
    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR Empty Re: LUFTA NË IRJM 2001 - LUFTË E SHTYPUR

    Mesazh nga AGU Tue 13 Jan 2009, 06:33

    LUFTA NË MAQEDONI (2001) ishte luftë e shtypur me terror e gjakderdhje.Gjakderdhje në luftë e gjakderdhje pas luftës së shtypur! Unë e quaj sikur një ''komunë parisi'' (1789-91), njëluftë e shtypur me gjakderdhje, që ka pasoja shumëma të rrezikshme, se sa të vijohej deri në fund.Shkaqet e asaj shtypjeje ishin shumë: gjoja për hirë të Kosovës, për hirë të Ballkanit, sepse shqiptarët heret a vonë do të jenë vet varri i ballkanasve, sepse janë të coptuar padrejtësisht, histerikisht, barbarisht - në pesë shtete të huaja, të pushtuar si kope bagëtishë me toka e me popullësi shqiptare dhe po të vijohej lufta në irjm, do të shkatrroheshin pesë shtetet ballkanike fqinje të shqiptareve dhe doemos do të rifillonte një Luftë eTretë Botërore!

    Shkaqet tjera pse u shua Lufta në irjm (2001) janë:

    - interesat e fuqive në Ballkan,
    - drejtpeshimi politik Lindje-Perëndim,
    - ndihma politiko-diplomatike dhe ushtarake për ruajtjen e një shteti falls,
    - ndarja e ushtrive shqiptare në ideologji politike, anipse nëpjesëmarrje shumë të vogël në krahasim me numrin shqiptar, ku edhe në Kosovë kishim pesë ushtri të ndryshme - epër të njejtin qëllim,
    - ftohja e vullnetit të popullit, nga shqipfolësit e miqët e armiqët - gjoja nuk bëhet asgjë veç shkatrrim,
    - mosnjohja e realitetit historik e vetëdija e ultë kombëtare,
    - mosnjohja e mirëfilltë e organizatorëve e liderëve të luftës,
    - bajraktarizmi liderian, se kush po bëhet i pari i atdheut,
    - ngritja a kryengritja e vetem gjymëtyrëve të Trungut Shqiptar, me ndonjë pjesëmarrje të vogël gjenerale shqiptare,
    - si pasojë vetnjohja e AlbanisëE Para njohu Maqedoninë,
    - mosrespektimi i luftës së drejtë e keqpërdorimi i mjetëve të luftës,
    - mosaftësia e një liderit të përbashët të luftës apo e një shtabi ushtarak gjeneral, me paaftësi politiko-diplomatike, në njohjen e botës me një Luftë të Drejtë Çlirimtare,
    - lënia në udhëkryq e popullit nga liderët në vlugun e luftës dhe shkruaja e tyre në bashkinë maqedonase - ata qëluftuan apo organizuan vet luftën, u futen në parlamentin maqedonas,
    - injorimi i njëase të popullit, se luftëtarët janë shkatrrues të mirëqenies në irjm,
    - injorimi i luftës edhe vet nga Kadare e disa intelektual tonë, se ata luftëtarë janë shkatrrues, e epitete ndër ma çnjerëzoret, ma anitshqiptarët, njollosje, deformim lufte etj.
    - mospjesëmarrja masive e popullit në luftë çlirimtare,
    - pikëpamjet theologjike në dem të shqiptarëve,
    - mashtrimi i liderëve e rënia e tyre në tradhëti kombëtare, duke e lënë popullin në gjakderdhje e terror,
    - tradhëtia ndaj dëshmorëve të lirisë, që nuk e çuam amanetin e tyre në vend,
    - tradhëtia ndaj luftëtarëve të gjallë, torturat e masakrimet mbi familjet e tyre dhe mbi krejt popullsinë shqiptare në irjm,
    - sakrifikimi i popullit, në baza udhëzimesh e marrëveshtjesh politike të kota, veçsa të shtypet lufta e të ndreqet samari i popullit,
    - mosuniteti i liderve politik shqiptar, përçarjet e iantet personale në dëm të popullit e atdheut,
    - shpresat e thyera se ma mirëdo të jetohet në një shtet me ata që luftuam, se sa të vijohej lufta deri në fund,
    - interesat personale, partiake, profituese, mbi kurrizin e popullit,
    - moszbatimi i vullnetit të popullit shqiptar, pikërisht nga lideret politik shqiptar,
    - mos-hapja e procesit historik të Makedhonisë illire, që shtrihet në dy shtete sot: irjm e grek,
    - lufta e armiqve për pushtim - ma e fortë se sa e shqiptarëve për çlirimin e tokave tona (ma shumë luftoi i huaji për pushtim, se sa ti vet për tokën tënde),
    - ndikimet diplomatiko-politike të jashtme, duke shfrytlzuar paaftësitë e liderëve ushtarak gjatëluftës, epolitik gjatë shuarjes me gjak të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
    - herrja e shkatrrimi, ndjekja, persekutimi, torturat ndaj liridashësve e revolucionarëve të vërtetë të kombit gjithkah e deri këtu ku jam, nga forcat e fshehta e të hapura armike,
    - dezinformimet e deformimet informative, politike, strategjike për një luftë të drejtë shqiptaro-maqedonase, nga shtypi i shkulur shqipfolës, e analistët e rrëmë, pseudoshkencorët etj.
    - mosnxënia e momentit historik në veprimin në kohë të duhur në luftë e në shtypje të luftës me gjakderdhje,
    - mosangazhimi total i popullit në njëluftë çlirimtare, nga hasmeritë mesveti, inatet personale, kokëfortësia, mosnjohja...
    - dështimi i ndimave finansiare e ushtarake grupeve ushtarake, ku mbeten si ekspedita kaçake të shkuara, kur duhej bashkim,
    - droja nga rreziku se Shkupi do të kthehet në Shkupin Shqiptar,
    - droja se Arbania e Lashtë, do të kthehet në vendin Amë,
    - dëmtimi i personaliteteve kombëtare deri tek këta shqiptarë që thonë të vërteten edhe këtu në këtë forum...

    e shumë shkaqe tjera që i dijmë foertmirë, po nuk duam, nuk dijmë e nuk guxojmë të veprojmë, e mu për këto shkaqe sot nga lufta çlirimtare u kthyem në PROTESTË, u kthyem në fill të fillimit të luftës përsëri, gjoja me mjete politike e revolta, për nxierrjen e të burgosurve liridashës që dergjen e torturohen burgjeve me huj si ndaj bishave edhe vrasjeve në moh, masakrimeve të familjeve e qyteteve të tyre - derisa të shuhet gjithçka liridashëse shqiptare edhe të vijojë mashtrimi politik për vënien në gjumë robërie shqiptare në trojet e veta edhe për shumë kohë!!!

    Ky asht realiteti historik!

    Me dy mendje asgje nuk punohet as luftohet as veprohet!

    Me një mendje kryhet puna, veprimi e lufta, përndryshe do të jemi edhe ma fatkëqinj se sa të kishim luftuar të gjithë secili shqiptar për trollin e vet!!! Pasojat janë tash shumë ma të rënda për secilin shqiptar, sepse sa ishte e shkurtër udha e bashkimit kombëtar gjatë luftës - po aq e gjat asht udha tash edhe me sakrifica edhe shumë ma të mëdha!

    postscriptus:
    (këto janë mendimet e mia personale origjinale edhe në këto
    dy shkrimet e fundit, pa asnjë korrigjim, po direkt në letër) - që kurrë, SA TË MARR FRYMË ME MUSHKËRI TË ATDHEUT, E SA TË MË RREH PULSI I GJAKUT ME ZEMRËN E ATDHEUT nuk mbeten të FUNDIT!!! Përcaktoje vetveten, me një mendje!

    27.09.08

      Ora është Sun 19 May 2024, 19:01