FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
MBI TË GJITHA DASHURIA! EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
MBI TË GJITHA DASHURIA! EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
MBI TË GJITHA DASHURIA! EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
MBI TË GJITHA DASHURIA! EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
MBI TË GJITHA DASHURIA! EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
MBI TË GJITHA DASHURIA! EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
MBI TË GJITHA DASHURIA! EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
MBI TË GJITHA DASHURIA! EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
MBI TË GJITHA DASHURIA! EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    MBI TË GJITHA DASHURIA!

    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    MBI TË GJITHA DASHURIA! Empty MBI TË GJITHA DASHURIA!

    Mesazh nga AGU Sun 03 May 2009, 05:20

    Nezir Myrta / MBI TË GJITHA - DASHURIA!




    Hyjnore është shprehja e Haki Stërmillit: Dora që përkund djepin - rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë!

    Se femra shqiptare mbanë mbi kurriz e mendje gjithë jetën familjare, kjo s'don shumë mend. Dy fjalë janë të njejta për nga logjika e kuptimit esencial thelbësor: femra e shtëpia, në daç thuaj femër o shtëpi! Shtëpia është femra - femra është shtëpia.

    Se femra jonë mbanë gjithë peshën e jetës familjare - s'do mend. Na duket si e çuditshme dhe penduese shprehja: djali është dielli i shtëpisë, kur duhet njësoj të respektohen e duhen, po a e dini se vet nanat tona i duan djemtë ma shumë edhe motrat i duan vllazërit ma shumë se motrat - por një gjë është reale - vllau e don motrën ma shumë se vllaun, anipse ajo nuk mund t'i del në ndihmë krah vllait, sikurse vet vllau.

    Pse na duket se femra është më e pahatër, e pse djali duhet ma shumë nga prindërit? Nuk është se ka ndonjë nënçmim a diskriminim (anipse duket sipërfaqësisht), por e vërteta qëndron se trollit i duhen djemtë, ushtarët - se toka jonë u mbuall gjithmonë me gjak mashkujsh dhe nuk është se djali duhet ma shumë, por e ka kërkua koha e përgjakshme gjithmonë dhe posa lindet foshnja, gëzimi është në kulm kur lindet djali! Sepse në vendet e civilizuara, ku nuk kishte luftëra një kohë të gjatë, është krejt njësoj të lindet djalë a vajzë.

    Femra shqiptare mbajti gjithë peshën e jetës, atë peshën e rëndë shfarosëse të robërisë shekullore dhe ofshanë prore, si ta ketë shtëpinë plot djem, plot burra - është ajo ofshama mos të mbetet shtëpia e shkretë e të mbyllet dera me therra! Gati askush nuk e studjoi femrën tonë, psikologjinë e saj, mundin e saj, qendrersen e saj stoike përballë rrebesheve të kohërave flakë e shkrum e prush gjaku! Breznitë shqiptare sikur po kalojnë mbi këtë qendresë jetike kohërash të femres sonë edhe gati pak i kushtojmë kujdes, si të hyjmë në atë botën e brëndshme të femres sonë, e të flasim nga atje - se çfarë do të thot të lindesh e të jetosh!

    Femra shqiptare e sotme, këtu është thelbi i çështjes - përkundër përbuzjes shekullore, kur vet populli e atdheu ishte i përbuzur edhe sot në trevat shqiptare ende nën okupim e pushtime barbare, që as e prekim kokën, se jemi ende nën pushtime të egra, që na pijnë gjakun e djerësen të huajt, nën qeveri të huaja e në troje tona - femra e sotme, të përpiqet ta kuptoj realitetin e mentalitetin e mashkullit sado i çuditshëm të i duket nganjëherë e shpeshherë, të bindet fort e mirë, se vetëm gjaku shqiptar, është ai që mbanë gjallë historinë shqiptare dhe të mos hamendësohet të lidhet me të huajt assesi!

    Sot kemi mjaftë femra intelektuale, ku inteligjenca femërore edhepse e brishtë, le të gjurmoj thellë në genin e saj në gjenetikën e mendjes shqiponje dhe të përballoj e sfidojë çdo problematikë familjare, të anashkalojë huqet e veset e personalitetit të ka fat të jetës së saj - apo që mendon patjetër të lidhet me gjakun e saj gjithsesi, të ketë poatë zemërgjërësinë e nënave tona e gjysheve tona, poatë durimin e çelnikosur amtar, që theu gjith disfatat e jetës dhe ta mbajë të pathyeshme dashurinë!

    Femra e sotme, poashtu tok me mashkullin, edhepse përkundër vështirësive të jetës, që jeta ishte - si me bre çelik me dhëmb (thënie e lashtë) - mbi të gjitha disfatat të mbajë dashurinë, duke mos e përzier me kushtet, mosmarrëveshtjet, keqkuptimet, tragjiken familjare etj., dashurinë ta mbajnë anash në kulmjete, mbi të gjitha dashuria, e paprekshme, e parrenuar, e paepur - mbi të gjitha dashuria dhe kurrë nuk kemi asnjë tragjikë familjare edhe përkundër tragjikës eventuale që i kanoset vet jetës, shtëpisë e familjes! Të kemi djepa sa ma shumë, se mjaftë patëm varre! Gjith jeta na shkoi n'për shekuj: djepa e varre! E dini atë shprehjen e lashtë: rrnoj për inat të hasmit!


    Respekt për të gjithë diskutuesit!

    (3 MAI 2009)

      Ora është Fri 17 May 2024, 09:24