FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Kravatomania dhe intelektualizmi EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Kravatomania dhe intelektualizmi EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Kravatomania dhe intelektualizmi EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Kravatomania dhe intelektualizmi EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Kravatomania dhe intelektualizmi EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Kravatomania dhe intelektualizmi EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Kravatomania dhe intelektualizmi EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Kravatomania dhe intelektualizmi EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Kravatomania dhe intelektualizmi EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Kravatomania dhe intelektualizmi

    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Kravatomania dhe intelektualizmi Empty Kravatomania dhe intelektualizmi

    Mesazh nga biligoa Wed 14 Jan 2009, 04:48

    Në spikamë



    Kravatomania dhe intelektualizmi



    · Çdo proces rigjallërues shoqëror, mund të lindë vetëm nga një intelektualizëm i lartë, pa maska, pa çka nëse edhe pa kravata! Le të shpresohet se kjo do të ndodhë, e “kravatomania” jonë mos t’i gjasojë personazhit të asaj shprehjes popullore: “Dhija e coftë, e bishtin përpjetë”!



    Shkruan: Halil Krasniqi - Prishtinë, 13. 01. 2009




    Duke mos dashur të hyj këtu në histori të hershme të paraqitjes së kravatës, apo në detajet e paraqitjes së mercenarëve kroat para mbretit të Francës Luixhi XIV, dihet se qysh prej fillimit të përdorimit të saj të sotëm-modern rreth vitit 1920, kravata ka pasur dhe ka si qëllim kryesor që t’i shtojë vlerë veshjes së bukur. Në këtë kuptim mund të thuhet se, përdorimi i saj lidhet kryesisht me vlera estetike, apo të bukurën, që në esencë ka të bëjë me formën e bukur. Mirëpo, ata që filluan ta përdorin më së pari, konsideronin se vlerave të tyrë të larta njerëzore ( përmbajtjes! ) duhet dhënë edhe pamje e bukur, në mënyrë që të krijohet një tërësi e bukur. Pra, e bukur si nga përmbajtja, ashtu edhe nga forma. E krejtë kjo tërësi e bukur bëhej më qëllim respekti për palën tjetër.

    Nga ky këndvështrim, synimi që të arrihet diçka e bukur, çkado çoftë ajo, apriori është e mirëseardhur. Edhepse në rastin e kravatës, nga vetë fakti i përdorimit të saj të sotshëm në mënyrë edhe të detyrueshme ( kancelari, adminstratë, banka, e ku mos tjetër! ) , krahasuar me përdoruesit më të parë të saj mund të thuhet se ka devijuar qëllimi i bartjes së saj. Pra, ideja e përdorimit të saj mbartë në vete si qëllim respektin ndaj tjetrit, e jo të imponuarit e respektit prej tjetrit. Rrezaton respekt, e nuk imponon atë. Pa çka se kjo edhe mund të ndodhë. Në raste të tilla, madje edhe nga përdoruesit shumë të rrallë të saj, sot jo kot edhe ndëgjohen zëra si, “desha t’ia hijeshojë dasmën, ndejën, takimin“, e të tjera të ngjajshme.

    Po të nxirret një si parapërfundim nga sa u tha më lartë, dhe po të kihet parasysh edhe nevoja për të ditur arsyen e përdorimit të gjithçkaje, atëherë përdoruesit e saj duhet të rrezatojë vlera krejtësishtë pozitive, sepse përdorimi i saj, siç edhe u tha më lartë, nuk është thjeshtë për shkaqe funksionale, për shembull siç është puna e rrypit të pantollonave, por diçka shumë më tepër.

    Po a lidhet përdorimi i saj në shoqërinë tonë me këto qëllime ?

    Në përgjithësi jo, e me përjashtime po ! Megjithatë, le të përpiqemi t’i argumentojmë pak përgjigjet e dhëna! Po të shikohen njerëzit dhe vendet në të cilat ata i përdorin, mund të thuhet se përdoren aty ku duan që të imponojnë respektin për ta. Në këtë grup hyjnë politikanët dhe të vetëquajturit “intelektualë“. Si të parët, ashtu edhe të dytët, nuk i heqin nga qafa, jo nga respekti për të tjerët por pikërisht nga frika e mosrespektit prej të tjerëve. Nuk është e vështirë t’ia qëllosh në shoqërinë tonë, se bartësit më të rregullt të tyre ose janë njerëz që sillen rreth politikës, ose janë njerëz që mbahen për “intelektualë“. Bile, këta të dytët përdorimin e kravatës e shohin si të drejtë ekskluzive të tyre. Nuk janë kriteret aq komplekse të sociologëve të ndryshëm të kulturës që duhet përmbushur për t’iu afruar të qenit intelektual, por vetëm përdorimi i kravatës. Që i bie se, të krijohet një pamje prej intelektuali duhet bartur patjetër kravatë. Aq shumë i frikësohen mos përdorimit të saj. Si argument për këtë mund ta sjell faktin se, nuk më ka rënë të takoj njeri të profesionit bujk që bartë kravatë (s’e kam fjalën kur punon në arë). Bile kam ndëgjuar ndër ta t’i thonë njëri tjetrit se, “çka ma ke qitë ti atë kravatë, a mos ke kryer shkollë e je intelektual a?“.

    Kjo tregon qartë perceptimin e gabuar nga ta, e të imponuar ndaj tyre nga “ekskluzivistët“ e kravatës. Ndoshta edhe ata do të kishin dëshirë ta bartin ndonjëherë, por i frikësohen ”të drejtës eksluzive” të përdorimit të saj vetëm nga ”intelektualët”. Apo, për të qenë korrekt me këtë kategori shoqërore, pikërisht ata e përdorin më së shumti mu atëherë kur duhet dhe si duhet. Pikërisht këta më ka rënë edhe t’i dëgjojë tek thonë, “ po pritoj bre, por më vie keq t’i shkojë dosido i veshur në dasëm “.

    Duke mos qenë objekt i këtij shkrimi dhe duke mos dashur të hap ”front” se, cilës kategori të shoqërisë në vendin tonë i takon përdorimi i saj, më duhet të përgjigjem pa e zgjatur se, përdorimi i saj nuk është domosdoshmërishtë i lidhur me ndonjë kategori shoqërore. Askush nuk duhet t’i frikësohet mosbartjes së saj, e në të njëjtën kohë, pa dashur të banalizohet tema, duhet pak përgjegjësi gjatë bartjes së saj.

    Le të paramendohet tani një njeri me kravatë mu në mes të oborrit universitar, duke e hudhur mbështjellësin e cigares para këmbëve të veta. Është ndodhi e vërtëtë. Apo një njeri me kravatë duke ecur rrugës, por mezi shihet nga pluhuri. Në të dyja rastet më mirë, më praktike do të ishtë mospërdorimi i saj. Në rastin e parë, shkak i arsyeshëm i mospërdorimitt të saj është vetë ai njeri me “edukatën” e tij të lartë, kurse në të dytin ambienti në të cilin jeton ai njeri e ku shkak është fukarallëku i lartë.

    Për ta ilustruar arsyeshmërinë e përdorimit të saj më duhët ta marrë një shembull të vërtetë. Ia kisha pasë lakmi një djaloshi, teksa pinte kafe në mbrëmje, në një kafiteri, i veshur bukur, me flokë të rregulluara mirë, ndërsa e kisha parë gjithë ditën me rrobe pune aq shumë të zhytyra, se puna e tij ishte të pergatiste betonin. Kishte punuar gjithë ditën një ndër punët më të rënda fizike, e tani si një zotëri i vërtetë, me paratë dhe mundin e vet çlodhej pak. Jo gjatë punës me beton, por tani, “ah sa hije do t’i kishte kravata“, mendoja me vete.

    A nuk duhet që shoqëria jonë ta ndjekë shëmbullin e djaloshit? A duhet që së pari t’i përvjelim mëngët, e të luftojmë për dijen, pastaj ta zhdukim pluhurin nga rrugët tona, letrat nga oborret e shkollave tona?!!! Çështë gjithë ky përdorim vend e pavend i saj, apo kjo dukuri që pa hezitim mund të quhet “kravatomani”?!

    Për ta thënë troç, përdorimi i kravatës hëpërhë është i parakohshëm në vendin tonë, sepse nga njerëzit me kravata bëhen gabime, që mund të grupohen në ato që tregojnë nivelin e ulët të dijes, si:

    - Tolerancës i thuhet demokraci, e tolelarantit demokrat;

    - Kontekstit i thuhet kontest;

    - Vetëm njeriut me diplomë i thuhet intelektual;

    - Turpërohesh nëse nuk vjedh, e krenohesh kur vjedh;

    - Harrohen të mirat e tua, e përvetësohen të këqijat e huaja;

    - Mendimi i shumicës quhet e vërtetë absolute, e mendimi i vetëm injorohet fare;

    - Durimi i padrejtësisë quhet mençuri, e luftimi i saj kokëfortësi;


    Si dhe në ato gabime që tregojnë nivelin e ulët të përgjegjësisë, të karakterizuara me veprime, si :

    - Ministria nuk i shërben vendit, por familjes e mëhallës (as te komuna nuk arrin);

    - Shkelet gjaku i derdhur për liri, duke u betuar para tij;

    - Në emër të popullit vritet populli;

    - Në emër të lirisë, lind robëria;

    - Në emer të bashkimit, përditë krijohen ndarje;

    - Në emër të diturisë, lind padituria;

    - Në emër të zhvillimit shkatërrohet pasuria;

    - Në emër të qeverisjes lind anarkia;

    - Në emër të së ardhmes, shkatërrohet historia;

    - Në emër të drejtësisë, ushqehet padrejtësia;


    Çdo proces rigjallërues shoqëror, mund të lindë vetëm nga një intelektualizëm i lartë, pa maska, pa çka nëse edhe pa kravata! Le të shpresohet se kjo do të ndodhë, e “kravatomania” jonë mos t’i gjasojë personazhit të asaj shprehjes popullore:

    “Dhija e coftë, e bishtin përpjetë”!

      Ora është Wed 08 May 2024, 04:30