FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Kosova përballë agjendës rrënuese... EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Kosova përballë agjendës rrënuese... EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Kosova përballë agjendës rrënuese... EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Kosova përballë agjendës rrënuese... EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Kosova përballë agjendës rrënuese... EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Kosova përballë agjendës rrënuese... EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Kosova përballë agjendës rrënuese... EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Kosova përballë agjendës rrënuese... EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Kosova përballë agjendës rrënuese... EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Kosova përballë agjendës rrënuese...

    biligoa
    biligoa
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 308
    Join date : 08/01/2009
    Location : MK. DIBËR

    Kosova përballë agjendës rrënuese... Empty Kosova përballë agjendës rrënuese...

    Mesazh nga biligoa Sun 11 Jan 2009, 17:56

    Kosova përballë agjendës rrënuese...

    Nga Bekim Rexhepi

    Është e vërtetë qe Serbia po e vë në provën e saj te radhës, po e vë prapë në mur për shënjestër te saj të radhës Kosovën dhe politikën e saj pasive. Serbia e filloj e para duke i terrorizuar dy fshatra shqiptare në Luginën e Preshevës, me pretekst për ti arrestuar disa shqiptar, e bëri shpejtë dhe mjaftë spontane arrestimin e shqiptuarve te pafajshëm, duke i tërhequr madje edhe zvarrë. Kështu brutaliteti i policisë serbe, i policisë speciale me maska u promovua qëllimisht ne opinionin e brendshëm.
    E para se: Serbia po e lufton terrorizmin, duke aluduar edhe ne atë ndërkombëtar, ku sipas Serbisë edhe shqiptaret janë të përfshirë në këtë terrorizmi?!.
    E dyta: me këto arrestime Serbia, i japë shembullin e keq shqiptarëve në Luginën e Preshevës (në Serbi) se brutaliteti serb vazhdon dhe se Serbin nuk e ndalon asgjë karshi shqiptarëve!.
    E treta: Serbia më këto arrestime e shfajëson vetveten dhe orvatet ti tregojë Botës të kundërtën e saj, gjithnjë duke i vënë shqiptarët ne bankën e zezë, se ja janë këta shqiptaret qe nuk qetësohen, dhe se pikërisht shqiptaret edhe ne serbi po e kërcënojnë Serbin me terrorizëm!.


    Kosova dhe Shqipëria reagoi mjaftë butë ndaj kësaj ngjarje, reagimet e te dy shteteve ishin gati e, ma shumë deklarative, aq deklarative sa qe shpejtë u harrua kjo ngjarje, e që qe e favorshme për politiken kosovare ta gjykoj Serbinë për politikë obstruksioniste dhe për ti ndihmuar shqiptarëve atje dhe për ti mundësuar më shumë qetësi. Nuk u kërkua qe pas këtyre ngjarjeve, të ketë një monitorim ndërkombëtar sepse Serbia vazhdon të ushtroj dhunë dhe diskriminim në Luginë te Preshevës. Madje edhe po të kërkohet ashtu siç e kërkon Serbia ne Kosovë, me serbet minoritar, të cilët e kanë gjithçka të lirë. Të përmendim disa liri te tyre: E kanë të lirë të hedhin granata ku të duan, e kanë të lirë ta mbajnë Kosovën të enklavizuar, e kanë të lirë ti rrënojnë pikat kufitare të Kosovës me Serbin. E kanë të lirë ti rrëmbejnë dhe ti djegin pronat e shqiptarëve, pa u ndëshkuar as edhe një herë, e të tjera, e të tjera si këto.
    Ndërsa, shqiptaret ne Luginë te Preshevës, nuk i kanë këto liri, nuk i kanë as te drejtat e tyre minimale. Duhet thënë pa ngurrim se zëri i tyre po mbytet me brutalitet dhe diskriminim serb. Po mbytet zëri i shqiptarëve në Luginë të Preshevës edhe nga mospërkrahja e shqiptarëve të Kosovë e të Shqipërisë, të cilët edhe të pa koordinuar, e ngrenë zërin vetëm sa për te treguar pak koherencë politike, qe s’ia vlen as te diskutohet.
    Nga pikëpamja për të menduar më konkretisht, dhe jo më parimisht, lidhur me ngjarjet në Serbi dhe në Kosovë, mendoj se duhet të ketë një zhvillim tjetër të ngjarjeve, sepse zhvillimet dhe ngjarjet e deritanishme nuk përkojnë me realitetet politike qe kanë shqiptaret në Serbi dhe serbet në Kosovë. Derisa shqiptaret ne Serbi i kërkojnë te drejtat e tyre elementare brenda shtetit serb dhe nuk mund ti arrijnë dot, sepse Serbia nuk e do qasjen e shqiptarëve ne sistemin shtetëror serb. Dhe derisa serbet në Kosovë kërkojnë enklavizimin e Kosovës sa me shumë qe të jetë i mundur, e pastaj edhe ndarjen e Kosovës duke bërë këtë më dhunë etnike, dhe duke e shfrytëzuar pasivitetin politik të Kosovës.
    Mendoj, se duhet të kërkohen bisedime ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë, për ti ofruar realitetet politike të shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë. Duhet ndihmuar serbët në Kosovë qe te integrohen në shtetin e Kosovës dhe te jetojnë pa frikë. Gjithashtu edhe shqiptaret në Serbi duhet tu epet shansi te integrohen në shtetin serb qe të jetojnë më mirë dhe pa frikë nga brutaliteti i policisë serbe. Derisa te kemi këso zhvillimesh ne Serbi do te ketë zhvillime të tilla edhe ne Kosovë, e qe do ti pengojnë te dy shtetet te integrohen ne strukturat ndërkombëtare e veçmas evropiane. Serbia nuk mund te futet ne BE, pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe Kosova gjithashtu do te pengohet nga mos integrimi i serbëve në Kosovë. Serbia duhet te heq dorë nga politika e saj agresive dhe spekulative për te arritur tek BE-ja, sa më vonë aq ma keq. Kosova duhet provuar shtrirjen e sovranitetit edhe ne enklava për ti mbrojtur serbet e saj nga grupet kriminale qe menaxhohen nga Serbia për ta mbajtur gjendjen e tillë e cila dëmton vetëm Kosovën. Kosova e ka të drejtën qe ta shtrij sovranitetin ne gjithë territorin e saj, madje tani kjo shtrirje e sovranitetit është edhe më i mundshëm dhe më i efektshëm kur ne Kosovë ka edhe administratë ndërkombëtare. Ta provosh shtrirjen e sovranitetit nuk do të thotë terrorizëm, terrorizëm dhe politikë e dëmshme është ti lijosh strukturat terroriste serbe qe mbajnë pa drejtë serbet e ndershëm qe duan te integrohen dhe te jetojnë në Kosovë si qytetar te saj pa ambicie diskriminuese.

    Kërkesa e Boris Tadiqit për ta penguar Kosovën, është e dukshme, kjo kërkesë e ti po penetron ne disa instanca ndërkombëtare, e qe prej kohesh identifikohen si antishqiptare, këtu duhet te mbahet kujdes edhe nga politika e Kosovës dhe e Shqipërisë.
    Kur jemi tek Shqipëria, ajo duhet te rrisë interesimin për Kosovën, madje këtë interesim ajo duhet ta shtoi edhe më shumë, më shumë se sa e kishte këtë mundësi gjatë okupimit të Kosovës nga Jugosllavia. Interesimi i Shqipërisë për Kosovën duhet te jetë më i madh, më i madh se sa qe orvatet Serbia ta bëjë këtë herë pas here me politikën e saj rrënuese ndaj Kosovës. Shqipëria dhe interesimi i saj i shtura për Kosovën e ndihmon shumë koordinimin politik te shqiptarëve edhe ne ato vise ku qasja dhe për kujdesi ynë mungon si alternativa më e domosdoshme.

    PSE QEVERIA KOSOVËS NUK NGRE PADI KUNDËR SERBISË ?

    Po kemi te drejtë ta shtrojmë këtë pyetje, dhe këtë të drejtë Kosova e ka, ta padisë Serbinë në gjykatën ndërkombëtare për krime dhe gjenocid. Andaj, Qeveria e Prishtinë sa më shpejtë duhet të krijoj grupin e ekspertëve, qe të mund të mbledhin sasinë e materialit të nevojshëm dhe të duhur për ta bërë padinë në gjykatën ndërkombëtare. Nuk mund te justifikohet kjo pamundësi, kinse me pamundësinë për ta goditur Serbinë në Gjykatën ndërkombëtare, e kundërta do ti falë krimet dhe gjenocidin shtetëror të Serbisë. Vetëm nga kjo padi e Prishtinës në gjykatën ndërkombëtare do ti mjaftonte mentalitetit serb për tu kthjelluar në realitetin politik në Ballkan dhe Evropë.
    Nuk mund të vazhdojmë qe akoma ta lusim Serbin me bukë dhe ajo na anën tjetër të na gjuaj me gur. Fundi, një fjalë e urtë shqiptare thotë “Qa të ma bësh paradite ta kthej pasdite”!.

      Ora është Tue 07 May 2024, 09:53