FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit

    shqipo
    shqipo
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit Empty Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit

    Mesazh nga shqipo Wed 21 Jan 2009, 17:39

    Reagim i familjes Dauti


    Leter drejtuar Ali Ahmetit

    Reagim i familjes Dauti nga Brodeci - Leter drejtuar Ali Ahmetit Thumbnailix0


    „Invalidi Shkëndim Dauti, në rrezik jete, ku je Ali Ahmeti?“


    Të dielen, më 18.01.2009, pas një muaj e gjysëm që kur është dërguar në burgun e Prilepit, për herë të parë na është dhënë mundësia të vizitojmë djalin tonë invalid, Shkëndim Dauti si dhe vëllaun Nadi Dautin i cili nuk ishte në vetëdije. Në vizitën e fundit pamë nga afër që djali jonë, Shkëdimi, ishte në gjendje më të vështirë shëndetësore jo vetëm si pasojë e sëmundjes së tij, por edhe pas lëndimeve që ka marë nga goditjet e policisë me hekur në kokë ditën e arrestimit si dhe gjatë marrjes në pyetje dhe më tepër se kurrë, ishte në gjendje kritike dhe rrezik për jetë. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi kërkuar ndihmën e institucioneve, faktorit politik shqiptarë dhe të gjithë atyre që mund të na ndihmojnë dhe veçanërisht atyre që na kanë premtuar ndihmë, partisë shqiptare në pushtet dhe kreut të saj, z.Ali Ahmetit.


    Zotëri Ahmeti e din fort mirë se kush kanë qenë brodecasit dhe çfarë kemi bërë për atë. Nuk jemi njerëz që i përmendim të mirat tona, por edhe nuk jemi aq naiv e të lejojmë dikush të shkel mbi të mirat tona. Përveç mbështetjes dhe ndihës që i dhamë gjatë 2001-shit, kur e mirëpritëm, e ushqyem dhe u kujdesëm për të si për një „shpëtimtarë“, pastaj mbështetjen që i dhamë në aspektin politik. Zotëri Ahmeti, e dijmë që në zgjedhjet e fundit qytetarët e Brodecit bojkotuan zgjedhjet e fundit parlamentare, por kjo su bë ndaj jush por ishte shenjë revolte ndaj sistemit që na solli tragjëdinë, por, ju përsëri nuk ngelet pa hiç, përdorët tragjëdinë tonë për poena politikë dhe ne nuk ju kundërshtuam. Ju e dini se pa lejen tonë zhvilluat kampanjë mediale dhe publikuat video reklama me fytyrën e vëllaut tim dhe tragjëdinë e djalit tim (invalid) dhe ne përsëri heshtëm. Kur ju duheshte të shani Qeverinë, erdhët deri në Brodec dhe nuk prituat , ndërsa sot nuk po gjeni kohë as të na pranoni në zyrën tuaj. Sot jo vetëm që keni haruar Brodecin, nuk na keni ardhur as për një vizitë, nuke thoni asnjë fjalë për të arrestuarit nga fshati Brodec e as për invalidin për të cilët gjatë kampanjës së kaluar ju derdhnit lotë krokodili përpara mediave dhe çështë më e keqja, sot edhe pse ne vijmë nga fshati në selinë tuaj, ju nuk po gjeni kohë as të na pranoni në zyrën tuaj por na takoni me deputetë e funksionarë të partisë sikur gjatë gjithë kohës jeni të zënë me punë „më të rëndësishme“ se çështja e Brodecit.


    Zotëri Ahmeti, kam vetëm dy pyetje për ju:


    1. çfarë do të bëni ju nëse djali im invalid, Shkëndim Dauti, nuk i mbijeton kësaj gjendje të vështirë shëndetësore. A do të vini me dajën tuaj për të vendos kurora mbi varrin e djalit tim dhe të recitoni poezi gjatë kampanjës parazgjedhore. A do ta shfrytëzoni kufomën dhe varrin e djalit tim për reklama në zgjedhjet e ardhëshme për të forcuar pozitën tuaj në pushtet.


    2.Nëse mendoni ta bëni këtë, a keni menduar se a do ta lejoj unë një gjë të tillë dhe si do t’ju pres atëherë unë juve?

    Ju lutem, nëse jeni aq I sinqertë sa promovoheni, përgjigjuni këtyre dy pyetjeve publikisht si dhe bashkëfshatarëve të mij, jepuni një përgjigje se çfarë jeni duke bërë për të burgosurit e tjerë ng akcioni policor „Stuhia malore“ në fshatin Brodec?


    Në ndërkohë apelojmë deri tek të gjithë kompetentët e tjerë dhe të gjithë humanistët që të na ndihmojnë që sa më shpejtë të shpëtojmë djalin tonë që është në rrezik jete si dhe të burgosurit e tjerë të pafajshëm të cilët janë gjithashtu në gjendje të rëndë shëndetësore.



    Me respekt:


    Kadri Dauti


    Babai I Shkëndim Dautit, vëlla I Nadi dhe Tafil Dautit dhe axha I Rrametullah Dautit.

    Tetovë, 21.01.2009

      Ora është Wed 08 May 2024, 01:01