FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT

    AGU
    AGU
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 114
    Join date : 05/01/2009

    LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT Empty LABIRINTH - DYLUFTIM INFINIT

    Mesazh nga AGU Sat 18 Jul 2009, 18:31

    Nezir Myrta / LABIRINTHI



    Abdyl Frasheri e Sylejman Vokshi nuk ishin lider e ushtarak per ty? Athua po te ishje ti ngat tyre me u mate, sa do te peshoje ti, qe e quan lidhje e pjerdhur. Ajo Lidhje e Prizrenit, ishte shkaku kryesor, qe shkeputte te gjitha trevat shqiptare nga sllavet e greket dhe sa kishte veshtiresi realizimi nga turqit edhe ma shume kishte nga vet sllavet, sepse shkeputeshin territoret deri tek Guri i Shpuar te Nishi. Per ate edhe mbeti e fundit Vlora shpallja e mvehtesise.

    E njejta gje historike ishte edhe me Deciqin 1911, kur u ngrit Flamuri Kombetar dhe vendosen ta shpallin pavaresine, por ai vend duhej te mbetej brenda kufinjve shteteror dhe u shtye per nje vit 1912, e mbeti te shpallet vetem ne Vlore, ne piken ma te skajshme perendimore e jugore te atdheut shqiptar. Vlora ishte e vetmja mundesi veprimi, sepse u vrane e burgosen te gjithe lideret e LP, Abdyl Frasheri me burgim te perjetshem, e Sylejman Vokshi me denim me vdekje!

    Te gjitha lidhjet shqiptare, pas LP ishin te nje niveli shume ma te ulte e ma te dobeta! Se LP arrijti te formoj drejtorine politike, duke marr pjese edhe ne Kongresin e Berlinit 1878 edhe me shtabin operativ te forcave te armatosura. Nuk ka asnje lidhje ma te fuqishme shqiptare, pas Lishjes se Prizrenit.


    Po cili është ndryshimi në mes fjalëve: autonomi e mëvehtësiiiiiii. Edhe ajo mëvehtësiiii u ndryshua më vonë, pasi Turqia ngordhiiiiiiiii, se e njejta gjë ishte. Po edhe Ismail Qemali, po mos të vinte isa Boletiniiiii me trimat nga Kosova, që edhe vet Londren e dridhiiiiiiiii nuk do ta kishje as atë mëvehtësiiiiii edhe në pikën ma të skajshme në Vlorë buzë Adriatikut, në qyshk atdheu.

    E sa për ata herojt e huaj, atë e dijnë edhe delet se ma mirë do të ishte të formonin shtetin e tyre shqiptar, po asi ka shumë që formuan turqiiii, greqiiiii, persiiii, mesopotamiiii, egjyyyypt, italiiiiii, aty ku ti jeton, ke thënë diçka për Guribardhin (Garibaldin) tiiiiiiii? Atëherë sikur Bubulina, si Garibaldi, si Ataturku, si Mehmet pashai, si Gjergj Kelmendi, si Ballshaj, si leka i Madh që ndërtoi Aleksandriiii njësoj janë... Ti asgjë të re nuk po na thua, veç dokrra të thata, pa hajt na thuaj diçka për Garibaldiiiiin, e perandorët illirian që formuan Romën hanibale, pas rraces illatineeeeee dhe nëse filloni nga ai aspekt fetar dhe ndiqni dialogjet monstruoze të dy pendave sipër - atëherë NUK KA ASNJË SHQIPTAR, por të gjithë turko-arab, latino-romak, greko-orthodoks! E sheh tiiiiiii ku del!???

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ishte Histori në vete, Histori e tërë Dardhanisë Antike, duke mbrojtur tokat shqiptare deri në Nish e Beograd, fill pas Luftave në Toplicë (1874-76), kur shfarosen një popullësi të tërë shqiptare dhe u vendos krejtësisht edhe për herë të parë Servia në Ballkan si rrënja rashe (ruse), e as këtë nuk e din tiiiii? Koha e LP ishte koha kur turqia ishte në fuqiiiiii, e jo sikur kur ngordhiiiiii, se kur ngordhi ishte ndryshe! As këtë nuk e din tiiiii?

    Biseda, apo thënë shkurt: llafi e gafi qensh, ishte për momentin ndjellakob dhe përçarës i madh ndërshqiptar - por, sot jo, sepse nuk janë ma majat e pendave ata dy dhe intelekti shqiptar është mjaftë i zhvilluar, sa të mos bie pree e tyre, njeri për interesa tjera, e tjetri për interesa të brëndshme dhe nuk pin ujë asnjë thënje e tyre, në përçarjen ndërshqiptare - vetëm a dini çfarë? Mund të ketë denigrime pseudointelektuale, mediokre, që nuk shohin tejhunde edhe nëpër forume si ky këtu, pa pikë turpi, i quajnjë vllazërit shqiptar TURKO-ARAB, GREKO-ORTHODOKS, E PA KËTA LLATINO-ROMAK, që kjo vlenë për të gjitha fetë edhe MU JU QË I BINI TUPANIT LLATINO-ROMAK dhe asgjë tjetër risie nuk ka këtu as askund!!!

    NUK PASKA SHQIPTAR FAREEEE!!! Sa budallënj jeni ore!!!

    SEPSEEE kjo formë i përket formes shfarosëse, e edhe po të ishte ashtu e drejtë siç thoni ju të dy (që po knaqeni se paska forumi dy shqiptar, athuaaaa pa këta vllazërit turko-arab, e pa këta greko-orthodoks, që trumpetoni ju të dy, për JOSHQIPTARË - sa shqiptar do të ishin krejtësisht???

    Hajt bani hesap tash.......


    Nese kuptimi eshte 'i nje feje tjeter' atehere pikerisht eshte realiteti per Krishterimin, se ai eshte me larg Jerusalemit, si fqiu tjeter, per te cilen 'fe tjeter' edhe u kryqezua Isaja, e emri rrodhi ne kuptimin e kryqezimit ' Krishti ' dhe Kadare e merr te kunderten, si 'fe tjeter' Islamin, si larg Europes, fe tjeter per Europen.

    E sa per 'vendin' per kryqezimin kishte disa Golgotha, gjate kryqezatave dhe soteasajdite jane 'mistere', sepse pikerisht shqiptaret ishin ata te paret e perhapjes se Krishtianizmit ne Europe, Shen Albani, nuk thohet krejt kot...

    Fatkeqesisht, shqiptari iu dha 'me mish e shpirt' edhe pertej kufinjve te mundesive, te qenies se tij apotheozave te tilla, per disa arsye, e njera nder to eshte edhe presioni ndaj tij e ndaj 'vetvetes se tij', se ishte i rrezikuar pikerisht ma shume prej te veteve se sa nga te tjeret... shih thenien e vet Fishtes: 'le ta dij bota mbare....', e mu per ate na percielli tragjika sepse nuk e ruajtem njeritjetrin, e edhe Konitza, nuk tha kot: 'armiqet me te medhenj te shqiptareve, jane vet shqiptaret'... Ka shume te flitet ne kete kontest... Kadarese nuk i mungonte Shqiperia, por fama indirekte, me nje gur 'dy zogj'... dhe mu per ate mbeti larg Shqiperise, ashtu sikur mbeti Qosja larg 'politikes, qe vetiu rreshqiti ne akullin e saj, as pa bere fije politike seeee edhe vet duke e trajtuar perpara, politikanin ne figuren e tij, qe nuk i pershtatet aspak figures se Qosjes...

    Ishte dhe eshte edhe do te jete krejt tjeter kuptim politika, nga sa e mendon dikush, e mund te rreshqasi as pa fijen e vetedijes se tij ne akullin e saj, sepse vet 'terreni politik' eshte siperfaqe e shendritshme e akullit, qe 't'i merr syte' - vetem kur ta shohesh vetveten kokeposhte - e ate mjerisht nuk po e kuptojne shume, po as vet Kadare e Qosja, qe na cuditen me majat e 'pamprehta' te pendave te tyre... Sepse prapaskena ishte, eshte e do te jete krejt 'tjeter' nga sa e mendon dikush dhe mu ate prapaskenen 'tjeter, n; vend 'fe tjeter, duhej e duhet ta mendoj thelle ne veprim nje intelektual i mirefillte! Po e till; ishte e eshte situata politike shqiptare, ku krijoi 'politikaj te zorit', ashtu sikurse jeta jone qe krijoi 'punetor zori', femij te burrnuar parakohe - 'buza tamel (qumsht), e puna gur e shkambij' do te thoja... Evolucioni shqiptar ishte tjeter nga e menduan disa, sepse ti nuk dukesh SOT mire ne fytyre, nese DJE nuk hengre mire, e dikush hengri mmire dje, e duket mire sot dhe anasjelltas...duhet kohe te perpunohet ushqimi, derisa te te hyje ne gjak, e te dukesh mire, e ndjehesh mire. Nuk te ben mire ushqimi, ne kurriz te tjetrit, sepse nuk zgjate shume kohe, e bie perseri ne nivelin e djeshem apo edhe ma fatkeq se sa e kujton ti... Fama nuk merret me opaaa e tralala, por ajo merret 'me doza shume te vogla, mu si helmi' per antibiotik... Per ate dhe instikti i friges, krijoi edhe ende krijon imazhin e pseudogjahtarit, e edhe atij te frikshmit: ku ka kacube, ka lepur, apo ku ka kacube, ka xhandarr... Labirinthet e 'piramidave' jane shume ma te nderlikuara, e misterioze, nga sa i mendon dikush, deri tek dalja nga terri ne diell...

    Çështja e identitetit, eshte vetem nje prapaskene politike, ma shume se sa vet kombetare, ai si i tille, mbeti 'pa u promovua', pikërisht në saje të paaftësisë, as për ta shprehur dhe dukej si identitet i thatë, një skelet pa mish e gjak e gjymëtyre, sepse identitet europian kanë të gjith europianët, që jetojnë brënda kufinjve gjeografik europian, sepse antroponomi, krijoi toponomin, njeriu e emërtoi vendin e vet dhe krijoi identitetin e vet edhe kombëtar, për atë është shprehja shqipe: nuk lufton vendi, por Kelmendi! Dhe ajo ishte lojë pikërisht me identitetin shqiptar, sepse unë kam sëpari identitet shqiptar, e tevona identitet europian (por duke as anashkaluar edhe identitetin ballkanik, e ai për mua është identiteti illirik, IDENTITETI ILLIRIK jo identitet 'male inatesh', se ka disa toponome, me rrënjen BALL...Ballkan, Ballkaria, Ballkaria Kaberdine, Ballgaria, Ballga, nuk është vetëm emri Ballkan edhe të gjitha ato toponome nuk mund të jenë 'male inatesh' dhe ma së miri i justifikon antroponomi I TRASHËGUAR BALLE, BALLSHA, BALLI, e deri Balli i kombit - fjalë krejt shqipe).

    Kadare e Qosja ende nuk dolen nga ai 'labirinthi politik' ende janë të ngujuar atje, pikërisht për atë 'fe tjetër', njeri me shpatë të 'hudhur' e tjetri me shpatë të ndryshkur, mbeten në dyluftim të përhershëm pa fund - sepse nuk u analizuan publikisht, e të iu jipet dora, ejani këndej është dalja... e mos të vërbohemi të gjithë!

    TË JESHË SHQIPTAR, ËSHTË MA SHUMË SE SA KUJTON NJERIU!

    DIALOG I IMAGJINUAR

    Kadare: kthehu aty ku as unë vet nuk e dij mirë...

    Qosja: ''s'kam çka baj, veç me dhanë kët shpirt''...
    __________________
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOK
    LA!

      Ora është Fri 26 Apr 2024, 13:03