FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Gafurr Adili EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Gafurr Adili EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Gafurr Adili EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Gafurr Adili EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Gafurr Adili EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Gafurr Adili EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Gafurr Adili EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Gafurr Adili EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Gafurr Adili EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

2 posters

    Gafurr Adili

    AKSH
    AKSH
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 36
    Join date : 02/01/2009
    Age : 111

    Gafurr Adili Empty Gafurr Adili

    Mesazh nga AKSH Fri 20 Feb 2009, 16:47

    Gafurr Adili 1-79



    [size=21] [size=21]Gafurr Adili Thumbnail.php%3Ffile%3Dgafurr_adili_852924402
    GAFURR ADILI:
    SHQIPTARĒT DUHET T’I BOJKOTOJNĒ ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NĒ „MAQEDONI“,
    POR JO EDHE ATO PĒR PUSHTETIN LOKAL…!




    Zgjedhjet që do të do të mbahen më 22 mars 2009 në krijesën artificale me emrin „Maqedoni“ edhe një herë ridëshmuan faktin se sa të përçara aty janë partitë politike shqiptare, të cilat duke qenë të përçara për interesat e tyre partiake dhe klanore kanë shkaktuar edhe përçarjen e kombësisë shqiptare të Shqipërisë Lindore.

    Kjo përçarje ndërshqiptare ridëshmoi hapur se këto parti, edhepse e dijnë se nuk do të munden ta fitojnë Presidenti e të sëmurës së Ballkanit me emrin „Maqedoni“, secila ka nxjerrur kandidatin e saj. Dhe, nëse të gjitha së bashku do të nxirrnin vetëm një kanditat të përbashkët shqiptar e kemi bindjen e padtundur se ky kanditat shqiptar, edhepse nuk do të arrite të fitonte dhe të zgjedhej President, rëndësi do të kishte se do të arrinte që në raundin e dytë ( në balotazh) të garonte përballë kanidatit sllavo-maqedonas, gjë kjo që do të kishte një vlerë të vetme, votat e shqiptarëve këtë rradhë nuk do të shkonin te kandidatet sllavo-maqedonas, siç ka ndodhur edhe herave tjera deri me tani dhe siç do të ndodhë edhe kësaj rradhe, por do te shkonin edhe ai shqiptar…

    Pse duhet të bojkotohen zgjedhjet presidenciale?

    Para disa kohësh, përmes shkrimit: RADHEN TANI E KA „MAQEDONIA“…! jam përpjekur që ta argumentoj se pse shqiptarët e Shqipërisë Lindore duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në “Maqedoni”, të cilat po i ripërsëris edhe këtu, si më poshtë vijon:

    Sepse, secili nga 4 (katër) kandidatët shqiptar dhe partitë e tyre, të vetëdijshëm se nuk do të arrijë që të kualifikohen në raudin e dytë (në balotazh), do të bëjë marrëveshje të fshehta me njerin nga 2 (dy) kandidatët sllavo-maqedonas që do të

    garojnë në raudin e dytë (në balontazh) të zgjedhjeve presidenciale dhe elektoriatit shqiptar do t’i kërkojnë që votat e tyre të shkojnë ose te kandidati sllavo-maqedonas i LSDM-së

    ose te kandidati tjetër sllavo-maqedonas i VMRO-DPMN-së.

    Sepse, të gjithë kandidatët sllavo-maqedonas për presidentë të „Maqedonisë“, gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë në poste kyqe të pushtetit sllavo-maqedonas të të sëmurës së Ballkanit me emrin “Maqedoni” dhe që të gjithë duart e tyre i kanë të lyera me gjakun e popullit shqiptar të Shqipërisë Lindore.

    Prandej, shqiptarët e Shqipërisë Lindore, jo vetëm që duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në “Maqedoni”, por gjithashtu duhet edhe t’i zhgarravisin fletëvotimet e kandidatëve për presidentë të “Maqedonisë”, sepse duke i zhgarravitur ato fletëvotime edhe i shpallin të pavlefshme, me të cilin veprim demokratik e qytetar, shqiptarët pamundësojnë manipulimin e këtyre fletë-votimeve nga pushtuesi

    e kolonizatori sllavo-maqedonas, të cilët e kanë patur dhe e kanë edhe arrën edhe çekanin,

    por jo përgjithmonë dhe shumë gjatë, sepse siç thotë populli ynë: “Jo gjithmonë kungulli noton mbi ujë…!

    Pse nuk duhet shqiptarët t’i bojkotojnë zgjedhjet për pushetitn lokal në IRJM?!




    Sepse, nëse shqiptarët do t’i bojkotojnë zgjedhjet për pushetin lokal (vendorë), ku duhet të zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshilltarët e këshillave komunale, atëherë rrezikojnë që në krye (kryetarë) të komunave me shumicë shqiptare të zgjidhen sllavo-maqedonët.

    Sepse, ne shqiptarët e Shqipërisë Lindore, akoma nuk kemi arrijtur që të organizojmë pushtetin tonë paralel, që nga ai lokal dhe deri te ai qendror, përballë pushtetit sllavo-maqedonas.



    Prandaj, përderisa nuk jemi në këtë stad të zhvillimit e të organizimit tonë kombëtar, gjë për të cilën duhet të mendojmë e të punojmë, konsiderojmë që edhe këtë rradhë nuk duhet t’i bojkotojmë zgjedhjet për pushtetin lokal, por duhet maksimalisht të përpiqemi që të zgjidhim më të mirët e mundshëm, ata shqiptarë e shqiptare që kanë patur dhe kanë përkushtim e taban atdhetar kombëtar.



    Përfundimisht, edhe shqiptarët e Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit) duhet të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, ashtu sic po bashkohen shqiptarët e të gjitha trojeve etnike të Shqipërisë Historike dhe të diasporës shqiptare, sepse tanimë ribashkimi kombëtar shqiptar nuk është vetëm një ideal i shqiptarëve, por është edhe një domosdoshmëri e kohës...





    Gafurr ADILI-KĒRÇOVA,

    Zëdhënës Politik i FBKSH-së.

    webster:

    Berisha_aksh@hotmail.com



    Tiranë, 20 shkurt 2009.
    [/size]
    [/size]
    shqipo
    shqipo
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    Gafurr Adili Empty Re: Gafurr Adili

    Mesazh nga shqipo Sun 22 Mar 2009, 02:48

    GAFURR ADILI,
    Zëdhënës Politik i FBKSH :



    FEDERLALIZIMI OSE SHPĒRBĒRJA E „MAQEDONISĒ“...!





    Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) është një krijesë artificiale e krijuar nga kreu shovinist i Beogradit, në një pjesë të territorit të Bullgarisë dhe në një pjesë të Shqipërisë Natyrale, atë të Luginës së Vardarit.

    Ky marifet i klikës Tito-Pijade-Çollakoviq, u bë jo për tjetër pos për qëllime ekspansioniste, pra pretendime territoriale ndaj dy shteteve fqinje, Bullgarisë dhe Greqisë. Siç edhe dihet, këto pretendime serbo-sllave ishin konkrete: ndaj pjesë së Maqedonisë Antike, asaj të Pirinit, me qendër Sandanskin e cila është e aneksuar nga Bullgaria dhe ndaj pjesës e cila është e aneksuar nga Greqia, pra asaj të Egjeut, me qendër Selenikun.

    IRJM fillimisht u formësua s’i republikë e gjashtë gjatë vitit 1945, me synim që gjatë realizimit të projektit të klikës të drejtuar nga Tito dhe Pijade, atij të Faderatës së Ballaknit, territoret e cekura të shteteve fqinje do gllabëroheshin, duke i inkorporuar brenda tërësisë së njësisë federale Jugosllavisë-republikës së saj IRJM.

    Duhet qartësuar, se ata qytetar të IRJM-së, të cilët e quajnë veten maqedonë, ata nuk kanë asgjë të përbashkët me emërtesën gjeografike Maqedoni. Ata, thjesht janë produkt i një përzierje serbo-vllaho-bullgare e përgatitur në guzhinat e Beogradit.

    Gjithashtu, duhet theksuar fuqishëm, se gjatë një analize qoftë edhe sipërfaqësore të politikës së udhëheqjës shoviniste “maqedone” dhe të kuislingëve të saj shqipfolës, shihet shumë qartë se pretendimi territorial ndaj vendeve fqinje edhe sot është aktual dhe, pikërisht për këtë arësye edhe Greqia po ia konteston emërin „Maqedoni“ dhe i kërkon ndryshimin e tij, sepse Greqia është shumë e sigurtë se, sapo kjo „Maqedoni“ të pranohet në strukturat euro-atlantike (NATO dhe BE), do të shfaqë pretendimet e saj territoriale mbi Greqinë për Maqedoninë e Egjeut, gjë të cilën shpesh herë hapur e ka shfaqur edhe Kryetari i VMRO-DPMN, Nikolla Gruevski, aktualisht edhe Kryeministër i „Maqedonisë“, i cili thirret në origjinën antike të Tij dhe të kësaj krijese artificiale me emrin „Maqedoni“. Kurse, nga ana tjetër Presidenti aktual i “Maqedonisë” Branko Cervenkovski i LSDM-së, (parti kjo e trashëguar nga ish LKJ që, siç cekem edhe më lart, në AVNOJ ( 1943) e krijoi „Maqedoninë“ s’i republikë të gjashtë të RSFJ-së, e mohon origjinën antike të „Maqedonisë“ dhe të popullsisë sllavo-maqedonase të saj, të cilën Bullgaria e quan popullsi bullgare dhe nuk i njeh as gjuhen artificiale maqedonase, për të cilën Bullgaria thotë se është gjuhë bullgare, ashtu siç edhe Serbia nuk ia njeh as Kishën Autoqafle Maqedonase.



    A është shumicë apo është pakicë popullsia sllavo-maqedone në „Maqedoni“?!



    Bindja jonë e patundur është se, po të bëhej një regjistrim real dhe i mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar, popullsia sllavo- maqedonase nuk do të dilte shumicë në „Maqedoni“, por shumicë do të dilte ose popullsia shqiptare ose ajo bullgare, dhe popullsia sllavo-maqedonase, bashkë me atë serbe, turke, vllahe dhe të tjerët, do të dilte vetëm një pakicë kombëtare (minoritete) në „Maqedoni“.

    Themi kështu, sepse kemi fakte të pakontestueshme, ndër të cilat është edhe ajo se, mbi 200 mijë shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova ( gjatë periudhës 1952-1956) dhe të vendosur në qytete të ndryshme të Shqipërisë Lindore, kryesisht në Shkup, në Tetovë dhe në Kumanovë, me ligj iu është mohuar nënshtetësia e „Maqedonisë“, s’i dhe mbi 200 mijë shqiptarë të tjerë që punojnë në emigracion, nuk llogariten banorë të „Maqedonisë“, dhe se kombësia shqiptare në „Maqedoni“ nuk është aq sa e paraqesin falsifikatoret sllavo-maqedonase (27.5%), por ajo e tejkalon 40%-shin e popullsisë së përgjithshme.

    Gjithashtu, e dimë edhe faktin tjetër se, deri në dhjetor 2008, mbi 400 mijë bullgarë të „Maqedonisë“e kanë marrë nënshtetësinë e Bullgarisë, por kjo gjë nuk po publikohet nga ish Kryeministri i „Maqedonisë“ Lupco Georgievski, sepse Ai (Georgievski) pretendon që kjo gjë të ndodhë gjatë regjistrimit të ardhshëm të popullsisë në "Maqedoni", dhe popullsinë bullgare aty ta shpalli popullsi shumicë të "Maqedonisë" dhe pastaj të kërkojë.....



    Përse mujsharët të cilët e kanë uzurpuar kreun e shumicës së partive politike shqiptare në „Maqedoni“ po bëjnë rrolin e kolaboracionistëve servil të politikës shoviniste sllavo-maqedonasve, duke i pranuar ata si shumicë, kur fare mirë e dinë se ajo as nuk ka qenë dhe as nuk është e tillë?!

    Dhe nuk është për t’u çuditur, sepse të gjitha partitë politike „shqiptare“, jo vetëm në IRJM, por edhe në Kosovë, si dhe në të gjitha trojet shqiptare nën ish RSFJ, pas viteve 90-të ishin pjellë e ish LKJ-së.

    Partia e parë (PPD), ashtu si LDK në Kosovë, ishte partia më masovike në „Maqedoni“ dhe kishte degët e saj në çdo qytet shqiptar, si dhe këto degë i kishin edhe nëndegët e tyre në çdo fshat dhe lagje të qyteteve shqiptare.

    Përkundër propozimit tonë të atëhershëm, që PPD(Partia për Prosperitet Demokratik) ta bënte regjistrin e popullsisë shqiptare në „Maqedoni“ dhe para gjithë opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar të dilte me numrin e saktë të popullsisë shqiptare në „Maqedoni“, ajo nuk e bëri këtë veprim.

    Një veprim të tillë më vonë nuk e bëri as PDSH (Partia Demokratike Shqiptare) dhe as BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), mosveprim ky, ashtu s’i edhe me shumë mosveprime të tjera, partitë politike „shqiptare“ sistematikisht e kanë grymosur (llastuar) politikën antishqiptare të pushtueseve e kolonizatorëve të „Maqedonisë“ që nuk ka qenë dhe nuk është asgjë tjetër përveçse një burg për kombësinë shqiptare të kësaj pjese të Shqipërisë Natyrale, e cila me të drejt quhet Lugina e Vardarit, ashtu siç dikur ishte edhe ish RSFJ, që edhe (sic dikur ishte ish RSFJ) vazhdon të mbetet edhe e sëmura e radhës e Ballkanit.



    Çdo të ndodhte nëse në zgjedhjet presidenciale, të 22 marsit 2009, shqiptaret do të dilnin me një kandidat të vetëm shqiptar?



    Shqiptari nuk do të arrinte të zgjidhej President i “Maqedonisë”, por shqiptaret do të arrinin që, përballë faktorit vendor dhe atij të huaj, të shfaqnin disa vlera kombëtare të pashfaqura deri më tani, siç janë:



    1. Për herë të parë shqiptarët e Luginës së Vardarit, të kësaj pjese vitale të Shqipërisë Natyrale, pas gati dy dekadash do të krijonin bllokun nacional të tyre përballë bllokut nacional sllavo-maqedonas dhe do të hidhej hapi i parë drejtë minimizimit të përçarjes ndër shqiptare, të shkaktuar nga ndarja absurde e partive politike „shqiptare“, në të majtë (BDI) dhe në të djathtë (PDSH), një absurditet tjetër ky i pasuar edhe me ate, që e majta „shqiptare“ (BDI) krijon koalicion qeverisës (kolaboracionist) me të djathtën ekstreme të nacionalizmit sllavo-maqedonas të VMRO-DPMN.



    2.Gjithashtu, për herë të parë votat e shqiptarëve nuk do të shkonin te kandidati sllavo-maqedonas, siç ka ndodhur deri më tani, por këtë radhë votat e shqiptarëve do të shkonin te kandidati shqiptar, i cili do të arrinte që në raundin e dytë (në balotazh) të përballej me kandidatin sllavo-maqedonas.

    Dhe, të gjitha këto, përballë faktorit ndërkombëtar, kjo pjesë e kombit shqiptar nën pushtimin e „Maqedonisë“ do ta faktorizonin edhe më shumë në këto çaste përpëlitjesh dhe krizash që po përjeton e sëmura e Ballkanit, krijesa artificiale dhe burgu i popujve jo-sllavë me emrin „Maqedoni“.



    Pikërisht pse nuk ndodhi kjo, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) kërkon nga shqiptarët që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në "Maqedoni"



    A është „Maqedonia“ një shtet i standardëve demokratike evropiane?



    “Maqedonia”, ashtu si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, është shteti më multietnik në Ballkan, ku krahas kombësisë shqiptare dhe kombësisë bullgare, që përbejnë popullsitë shumicë në “Maqedoni”, jetojnë edhe shumë pakica tjera, si: pakica serbe, turke, greke, rome dhe pakica vllahe, ku kjo e fundit as nuk figuron në rubrikë e listave të regjistrimit të popullsisë në “Maqedoni”, kur dihet fakti historik se përfaqësimi në Republikën e Krushevës ishte kështu: 33% shqiptare, 33% bullgare dhe 33% vllahe.



    Shtrohet pyetja se pse në Republikën e Kosovës, ku të gjitha pakicat kombëtare, si: ajo serbe, turke, boshnjake, kroate, rome dhe të tjera, që nuk përbëjnë as 10%-shin e popullsisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës, duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat kombëtare, bile të jenë edhe të privilegjuara dhe të gëzojnë edhe më shumë të drejta se sa vetë kombësia shqiptare në Republikën e Kosovës, dhe këto standarde evropiane të mos zbatohen edhe në “Maqedoni”, as edhe në Serbi, as në Mal të Zi dhe as në Greqi?!

    Gjithashtu, shtrohet pyetja se pse duhet që pjesa e kombit shqiptar nën “Maqedoni” të konsiderohet si pakicë kombëtare (minoritet), kur ajo nuk është e tillë, dhe shqiptaret aty, edhe pas luftës së vitit 2001 dhe të ashtuquajturës “Marrëveshje e Ohërit”, tani më të dështuar dhe inekzistente, të vazhdohet të trajtohen si qytetarë të kategorisë së dytë e të tretë, kur dihet fakti se shqiptarët në “Maqedoni” janë një shumicë absolute.

    Por, nga ana tjetër janë edhe faktet tjera më kokëforta të diskriminimit të shqiptarëve të Luginës së Vardarit nga pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas, i cili me politikat e tilla po përgatitet për shpërbërjen e krijesës artificiale me emrin “Maqedoni”, ashtu siç edhe dikur vepronte edhe Serbia kundrejt popujve të tjerë të ish federatës jugosllave, politikë hegjemoniste serbe kjo që, më vonë solli edhe shpërbërjen ( me gjakderdhje dhe krime të llahtarshme) të ish RSFJ-së, të këtij burgu të popujve jo serbë dhe ku gardian i këtij burgu të madh ishte Serbia.



    Shtrohet pyetja se përse komuniteti ndërkombëtar “Maqedoninë” e pranon si një shtet të maqedoneve dhe përse ai hesht përballë realiteteve që janë ndryshe?



    Sepse, komuniteti ndërkombëtar edhe në Shek. XXI vazhdon të zbatojë dy standarde në Ballkan, një standard (privilegjues) për sllavet dhe serbet (minoritet) në Republikën e Kosovës, dhe një standard tjetër (diskriminues) për shqiptarët, qofshin këta shqiptarët shumicë në Republikën e Kosovës, apo edhe për kombësinë shqiptare të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) nën Serbi dhe kombësinë shqiptare nën Mal të Zi, si dhe për kombësinë shqiptare të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”.

    Kemi bindjen e patundur, se për sa kohë bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të sillet kështu, të veprojë me dy standarde, Ballkani do të vazhdojë të jetë një vatër krizash dhe luftërash, siç edhe e kanë cilësuar dhe e cilësojnë edhe shumë institute analitike e politike prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare, prandaj.....



    A ka “Maqedonia” ndonjë rrugëdalje nga ky qorrsokak ku e kanë futur pinjollët sllavo-serbë të Ballkanit ?!



    Që „Maqedonia“ të shpëtojë nga shpërbërja e saj, një shpërbërje kjo që mund të jetë s’i ajo shpërbërja e ish RSFJ-së, që mund të pasohet nga gjakderdhje dhe tragjedi të mëdha, kjo do të varet vetëm nga shqiptarët e Luginës së Vardarit nën pushtimin e “Maqedonisë”.

    Dhe, që të ndodhte kjo gjë, shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë Natyrale, duhet të jenë të barabartë me popullsinë bullgare në “Maqedoni”.

    Kjo barazi e shqiptarëve do të mundet të arrihet vetëm përmes federalizmit të „Maqedonisë”, sipas modelit të Belgjikës, e cila është shtet federal i popullsisë flamane dhe i popullsisë valone.

    Këtë konstatim, sa të drejtë po aq edhe paralajmërues, e kam shfaqur edhe përmes shkrimit të mëhershëm, me titull:

    “MAQEDONINĒ E SHPĒTON VETĒM FEDERALIZIMI I SAJ…!, të cilën mund ta lexoni përmes: www.albaniapress.com

    Në të kundërtën e kësaj, nëse kjo nuk do të merret shumë seriozisht në konsideratë nga komuniteti ndërkombëtar (OKB, BE, SHBA dhe NATO), atëherë “Maqedonia” do të shpërbëhet dhe nuk do të mundet më të vazhdojë të jetë një burg për kombësinë shqiptare të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”.



    http://fronti.blog.com/

      Ora është Fri 19 Apr 2024, 06:34