„Tirana duhet të jetë Piemonti i çështjes sonë kombëtare..!” (Mr. Ukshin HOTI).
Pavarësisht dëshirës së madhe të dikurshme (1992) të Bacës Ukë dhe të të gjithë atdhetarëve shqiptarë, shtrohet pyetja se sa aktualisht vërtetë Tirana është Piemonti i cështjes sonë kombëtare, apo më mirë të themi se sa realisht politika zyrtare e Tiranës ka qenë (gjatë kësaj kohe, prej gadi dy dekadash) dhe sa është në krye të detyrave të saj për zgjidhjen fatlume të cështjes madhore kombëtare shqiptare ?!
Dhe, ne do të përpiqemi që këtë ta argumentojmë me disa nga faktet e shumta që flasin shumë, si më poshtë vijon :
I. Nëse në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të kësaj Kushtetute, që për të gjithë ne shqiptarët, dhe mbi të gjitha edhe për politikën zyrtare të Tiranës, do të duhej të ishte Bibla dhe Kurani ynë, sepse kjo Kushtetutë fillimisht përmes referendumit popullor (1998), është miratuar nga sovrani popull i Republikës së Shqipërisë, dhe më pas edhe nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, dhe shkruan: “…..me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar..!”, shtrohet pyetja se pse politika zyrtare e Tiranës, jo vetëm që nuk deklarohet hapur dhe nuk punon e vepron për jetësimin e këtij vullneti të sovranit popull, por perkundrazi, ajo deklarohet dhe punon e vepron kundër bashkimit kombëtar, si dhe sistematikisht i ka penguar e luftuar dhe i pengon e i lufton forcat atdhetare (FBKSH-në dhe strukturat e tij), që kanë qenë dhe janë bartësit kryesor të procesit të ribashkimit kombëtar shqiptar?!
Sepse, politika zyrtare e Tiranës dhe bashkë me këtë edhe ajo e Prishtinës dhe e Tetovës prioritet iu kanë dhënë integrimeve euro-atlantike të shqiptarëve copa-copa apo mëhalla-mëhalla, dhe aktualisht në hapsirat shqiptare të Shqipërisë Historike përballemi me dy koncepte politike:
1. Politka zyrtare e Tiranës, ajo e Prishtinës dhe e Tetovës, që prioritet i japin integrimit të Shqipërisë dhe të trojeve etnike të saj në BE kështu sic janë, copa-copa apo mëhalla-mëhalla, dhe
2. Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) që kërkon dhe punon që fillimisht shqiptarët dhe të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Historike të integrohen në një komb-shtet të vetëm kombëtar shqiptar dhe pastaj të pasojnë integrimet e tjera, qofshin këto integrime ballkanike apo edhe euro-atlantike.
Pikërisht për këto arësye Tirana zyrtare dhe ajo e Prishtinës dhe e Tetovës, të cilat e kanë monopolin e tyre edhe mbi masmedian e shkruar dhe vizive shqiptare rregullisht dhe sistematikisht e kanë penguar dhe sabotuar FBKSH-në dhe strukturat e tij, që të mos kenë hapësirë për të shpalosur Platformën e tyre politike, që ka qenë dhe është në përputhshmëri të plotë më Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
II. Nëse neni 8, alinea 1 e Kushtetutës së Shqipërisë shkruan: “Republika e Shqipërisë obligohet t’i mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve jashtë territorit të saj..!, atëherë shtrohet pyetja se sa politika zyrtare e Tiranës i përmbahet dhe e zbaton këtë detyrim kushtetues, pasi që deri më tani nuk kemi degjuar që Tirana zyrtare të ketë reaguar dhe të ketë ngritur zërin e saj të arësyes kundër dhunës së armiqëve tanë sllavo-grekë, që kanë ushtruar dhe po ushtrojnë mbi shqiptarët e trojeve etnike të Shqipërisë Historike, të cilat troje etnike edhe në Shek. XXI vazhdojnë të mbeten jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sic ishte edhe dhuna policore e ushtarake sllavo-maqedonase mbi shqiptarët e pafajshëm të Brodecit të Tetovës, apo edhe dhuna më e re serbe mbi shqiptarët pafajshëm të Preshevës ?!
III. Nëse Tirana zyrtare, gjatë gjithë kohës së bisedimeve për statusin e Kosovës, deklaronte: “Ne nuk jemi faktorë, por jemi aktorë..!, që për mendimin tonë do të duhej të ishte faktor kryesor përballë Beogradit dhe të kryesonte delegacionin shqiptar në bisedimet e Vjenës, kurse përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës të ishin pjesë përbërese e këtij delegacioni, ashtu sic ishin serbët e Kosovës pjesë e delegacionit të kryesuar nga Beogradi, dhe kjo do të duhej të ndodhte për dy arësye:
1. Arësyeja e parë, do të duhej të ishte se, nëse Beogradi deklaronte se: “Kosova ka qenë dhe është zemra e Serbisë..!, Tirana zyrtare, me fakte të argumentuara shkencërisht dhe duke ia rikujtuar Beogradit zyrtar 4 (katër) vilajetet shqiptare: Vilajetin e Kosovës me kryeqendër Shkupin, Vilajetin e Manastirit, Vilajtin e Janinës dhe Vilajetin e Shkodrës, do të arrinte që këtë tezë antishkencore dhe këtë shpifje banale të Beogradit përfundimisht t’ia permbyste përballë treshes së Grupit të Kontaktit, dhe
2. Arësyeja e dytë, do të duhej të ishte se, nëse Kosova për gati një shekull ka qenë nën pushtimin e kolonizimin serb dhe me këtë rast nuk ka qenë as shtet dhe nuk ka patur as trup (kor) diplomatik, gjë që e ka patur dhe e ka Republika e Shqipërisë, për cka edhe kemi bindjen e patundur se Tirana zyrtare do të ishte shumë më e suksesshme se sa Prishtina zyrtare në përballjen dhe luftën e saj diplomatike me Beogradin zyrtar, dhe në Vjenë nuk do të ishin bërë ato lëshime dhe ato gabime që i bëri delegacioni i Prishtinës, pasojat e të cilave lëshime e gabime edhe sot e kësaj dite Kosovës po i rrijnë mbi kokë, po si ajo “Gozhda e Nasradinit”, dhe tani Kosova e Pavarur, por jo edhe Sovrane, sepse për të qenë Sovrane ajo do të duhej të qeverisej nga vetë shqiptarët dhe jo nga ndërkombëtarët, po i vuan dhe në të ardhmen, bashkë me gjithë popillin shqiptar të saj, edhe më shumë do t’i vuaj pasojat e të gjitha atyre gabimeve të bëra në Vjenë.
IV. Nëse Beogradi, prej shumë vitesh, që kur u largua nga Kosova (1999), ka ngritur një “Minstri për Kosovën”, shtrohet pyetja se pse Tirana zyrtare, nëse jo një Ministri për Cështjen Kombëtare, pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (krahas shumë komisioneve të tjera parlamentare) nuk po krijon së paku një Komision Parlamentar për Cështjen Kombëtare, i cili do të duhej të merrej me zbatimin e Preambulës dhe të nenit 8, alineja 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, apo pse edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili mbi të gjitha edhe është garanti kryesor i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nuk po e thërret Kuvendin Mbarëkombëtar, një inisiativë kjo e filluar (që në vitin 1991) nga Teki Tartari, Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare dhe e riaktualizuar (më 25 nëntor 2005) përmes Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar, që në qershor të vitit 2008 arrijti të organizojë dhe me sukses të plotë të mbajë Mbledhjen e Parë Parakuvendore të Kuvendit Mbarëkombëtar ?!
V. Nëse të gjitha shtetet e tjera për-rreth Shqipërisë, si: Greqia, Bullgaria dhe aq më keq edhe krijesa artificial me emrin “Maqedoni”, pjestarëve të kombësive, sic ka bërë edhe “Maqedonia” më “maqedonasit” në Liqenas të Prespës dhe “gollobordasit” në Republikën e Shqipërisë, apo dhe me “torbeshët” në Sharr të Republikës së Kosovës, si dhe Bullgaria me bullgarët (numri i të cilëve ka tejkaluar 400 mijëshin) në “Maqedoni”, apo edhe të konfesioneve të tyre, sic ka bërë Greqia me shqiptarët ortodoksë të Republikës së Shqipërisë, iu kanë njohur nënshtetësitë e shteteve të tyre, atëherë shtrohet pyetja se pse një gjë të tillë, sa të logjikshme po aq edhe të ligjshme, nuk po e bënë edhe Tirana zyrtare, e cila gjithashtu do të duhej që t’iu njihte nënshtetësinë shqiptare gjithë shqiptarëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, gjithë shqiptarëve të Shqipërisë Historike dhe atyre në diasporën shqiptare ?!
VI. Nëse e sëmura e Ballkanit “Maqedonia”, për 4-5 mijë maqedonasit e dëbuar me dhunë e gjenocid nga Maqedonia e Egjeut, që prej kohësh jetojnë në “Maqedoni”, i kërkon të gjitha ato që FBKSH ka kërkuar (përmes Memorandumit drejtuar gjithë institucioneve relevante ndërkombëtare, në shtator të vitit 2002) dhe kërkon për kombësinë shqiptare nga Krahina e Camërisë, shtrohet pyetja se pse një gjë të tillë nuk po e bënë politika zyrtare e Tiranës për kombësinë shqiptare (mbi 100 mijë camët) nga Krahina e Camërisë në Republikën e Shqipërisë ?!
VII. Nëse politika zyrtare e Tiranës, për gjatë gati dy dekada me rradhë, që kur u shemb Muri i Berlinit dhe sidomos pas vitit 1998, kur edhe u miratua dhe hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, do t’i kishte kryer dhe përmbushur të gjitha këto detyra kushtetuese të sipërcekura më lart, kemi bindjen e patundur e patundur se cështja kombëtare do të ishte zgjidhur përfundimisht dhe sot Shqipëria e Ribashkuar do të ishte edhe anëtare e Bashkimit Evropian.
Gafurr ADILI
Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).
Tiranë, 10 shkurt 2009.

Wed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj
» KU JANE POETET
Wed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli
» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa
» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Wed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik
» emblema e UKSH-se
Thu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA
» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Thu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA
» REAGIM I AKSH-SË
Wed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH
» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Tue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29
» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Mon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU