FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc

    shqipo
    shqipo
    Toger
    Toger


    Numri i postimeve : 59
    Join date : 05/01/2009

    Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc Empty Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc

    Mesazh nga shqipo Sat 03 Oct 2009, 07:06

    Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc
    02/10/2009 11:39:00

    Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc Thumbnail.php?file=patrulla_644674999
    Një patrullë e policisë kufitare me përbërje të përzier etnike është sulmuar mbrëmë pas mesnatës afër fshatit Bellanocë të Komunës së Likovës. Viktima apo të plagosur nuk ka ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material në automjetin në të cilin ndodheshin policët.
    “Me datë 01.10.2009 diku rreth orës 22 e 30 minuta në fshatin Bellanoc, në afërsi të varrezave të fshatit, nga ana e disa personave të paidentifikuar është hapur zjarr në drejtim të një veture të policisë të cilët për momentin kanë qenë duke transportuar nëpunës policor të stacionit të Bellanocit të cilët njëherit kanë qenë në detyrë zyrtare. Nga të shtënat nuk kishte të plagosur dhe është shkaktuar vetëm dëm materia”, deklaroi Valentina Nikollovska, zëdhënëse e stacionit policor Kumanovë.
    Zëdhënësja e stacionit policor në Kumanovë, Valentina Nikollovska tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorëve të këtij sulmi. Ajo e përjashton mundësinë që ky incident të ketë lidhje tensionet e fundit që u shkaktuan me rastin e publikimit të Enciklopedisë. Sipas saj rajoni rreth Bellanocit, pjesë kjo që kufizohet me Kosovën, llogaritet se është një pjesë ku zhvillohet tregtia ilegale.
    “Nuk kemi asnjë motiv që këtë incident të ndërlidhim me situatën politike që po mbizotëron për momentin në vendin tonë meqë në atë rajon ka shumë grupe që merren me tregti ilegale”, shtoi Nikollovska.
    Në vendin e ngjarjes dolën gjykatësi hetues dhe zëvendësprokurori publik për të hetuar incidentin. Aty u paraqitën edhe përfaqësuesit e OSBE-së, por të njëjtit u penguan nga forcat e sigurisë për tu afruar tek vendi ku dhe kishte ndodhur incidenti.
    Valmir Kuçi
    http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/19203.html
    ****************************************
    LEXONI DISA KOMENTE NGA LEXUESTIT TE ALSAT-IT POSHTE:


    Maqedonia prishi armepushimin.
    perkrahes i talentit më 02/10/2009 18:29:49
    Nuk eshte sulmuar patrulla e policise po nje vetur eshte sulmuar nga na e policise. I pam ne se ishin nje ushtri komplet veq tenkat ju mungojshin kur u kthyen prej Bellanoce Helikopteri i percellte ishti mbi fshatrat e komunes se Likoves fluturonte me posht se minarja e xhamise. Ju lutem leni qe thote Valentina. Shkoni pyetni ato ne spital qe jane....


    Kumanovari më 02/10/2009 18:30:38
    Te plagosur kaaa... jane derguar ne spitalin e Kumanoves... Helikopteri eshte sjellur permbi fshatat e Komunes e Likoves dhe pastaj ka shkuar ne Bellanoc...


    Nick më 02/10/2009 19:34:46
    Per cfar qellimi ndodhi ne fshatin Bellanoc te Lipkoves, pse nuk ndodhi ne Kercov, ne Diber, ne Tetov???
    Cfar qellime ka ketu shteti, qe perzien lemsh ne tanjir, edhe me tej te quhet kjo e fundit ku dhe ka ndodhur Krizen Region... Cfar po peshtjellon ohhhh Ali e Nikolle, cfare??????? U terheq Enciklopedia me qellim te shkatrrohet dhe te mbetet edhe me tej pas ky region!!! Zoti ju mallkoft nese qellimisht i beni keto te fundit...

    Artim më 02/10/2009 20:47:12
    Nuk e di qka kerkonte Helikopteri te patrullon mbi fshatin Opaj aq ulet me shum se 5 rrathe ka be mbi fshat...

      Ora është Tue 19 Mar 2024, 09:30