FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin

    fani
    fani


    Numri i postimeve : 5
    Join date : 20/04/2009

    Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin Empty Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin

    Mesazh nga fani Wed 06 May 2009, 01:10

    Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin
    Të martën rreth orës 19;00 në vendkalimin kufitarë Bllacë, policia maqedonase, ka arrestuar liderin e lëvisjes 'Vetvendosje" Albin Kurti së bashku me një anëtarë tjetër të kësaj lëvizje. Nga policia nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me arrestimin e Kurtit. Zëdhënsi, Ivo Kotevski, ka bërë të ditur se detajet për arrestimin e Kurtit do të zbardhen nesër. Albin Kurti do të merrte pjesë në manifestimin me rastin e shënimit të tre vjetorit të themelimit të lëvizjës qytetarë ‘Zgjohu’.
    fani
    fani


    Numri i postimeve : 5
    Join date : 20/04/2009

    Policia maqedonase arrestoi Albin Kurtin Empty Arrestimi im do t’i nxitë shqiptarët e Maqedonisë

    Mesazh nga fani Thu 07 May 2009, 11:36

    Lideri i lëvizjes “Vetëvendosja” Albin Kurti të martën është arrestuar nga policia maqedonase në vendkalimin kufitarë “Bllacë”, ku është mbajtur për 5 orë rresht. Kurti është arrestuar gjatë udhëtimit për në Shkup ku është dashur të merr pjesë në manifestimin me rastin e tre vjetorit të lëvizjes qytetare “Zgjohu” nga Shkupi.
    Policia maqedonase e ka ndaluar Kurtin rreth orës 18 e 30 minuta, kurse e kanë liruar rreth orës 23 e 30 minuta. Pas lirimit nga ana e policisë rreth mesnate, Albin Kurti megjithatë ka udhëtuar për në Shkup, ku është pritur nga anëtarët e lëvizjes qytetare “Zgjohu”. Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë Ivo Kotevski të martën nuk ka poseduar informacione për shkaqet e arrestimit të Albin Kurtit, ndërkaq të mërkurën Kotevski ka deklaruar se me Kurtin është biseduar për punë me interes policor. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje për bisedën. Pas lirimit Kurti tha se e kanë marrë në pyetje tre inspektorë të policisë maqedonase, të cilët kanë folur në gjuhën serbe dhe me ton kërcënues i kanë thënë që asnjëherë të mos kthehet në Maqedoni. Ata e kanë pyetur se kush janë anëtarët e lëvizjes “Vetëvendosja” dhe me cilat organizata ka bashkëpunim në Maqedoni. Kurti tha se do t’i shqyrtojë mundësitë për të paditur Maqedoninë për shkak të mbajtjes pa kurrfarë arsye nga ana e inspektorëve policorë.
    Kurti ka treguar të mërkurën për mënyrën e trajtimit nga ana e autoriteteve maqedonase, duke thënë se gjatë mbajtjes së tij katërorësh është përballur me një ballafaqim politik me policët maqedonas. “Qëllimi i tyre me porosi kërcënuese ishte që unë të mbetem në Kosovë. Ata thoshin ne s’po vijmë në Kosovë, as ju mos ejani në Maqedoni dhe mos folni për të drejtat e shqiptarëve që po shkelen këtu. Unë ju tregova, thash se unë të vërtetën do ta them gjithmonë. E vërteta është që identiteti dhe kultura e shqiptarëve janë të shtypur, flamuri nuk lejohet të përdoret, ndërkaq ka shumë diskriminim dhe ka shumë nën përfaqësim në institucionet e sistemit dhe këtë do ta them gjithmonë”, thotë Albin Kurti. Kreu i “Vetëvendosjes!” ka shprehur këmbënguljen e tij për të mos i ndalur vajtje-ardhjet në Maqedoni, sikurse që ka thënë se nuk do ta ndalë asnjëherë ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Ai ka thënë se forcat maqedonase nuk ia kanë dalë ta ndalin dje të shkojë në Shkup dhe se sërish do të udhëtojë nesër për Maqedoni.
    Kurti ka thënë se nuk do ti ndalojë udhëtimet në Maqedoni.
    Ai paralajmëroi se arrestimi nga ana e policisë maqedonase do të jetë stimul shtesë për lëvizjen “Vetëvendosja” që t’i motivojë shqiptarët e Maqedonisë të protestojnë për të drejtat e tyre. Kryetari i lëvizjes qytetare “Zgjohu” Artan Grubi tha se lajmi për arrestimin e Kurtit e ka shndërruar manifestimin e trevjetorit të tyre në pezëm. Ata kanë udhëtuar drejt kufirit, ku kanë qëndruar deri në lirimin e Albin Kurtit.
    Lëvizja “Vetëvendosje” shprehet se me ndaljen e Kurtit në vendkalimin kufitar Bllacë “shteti maqedonas ka demonstruar fytyrën e vërtetë të antishqiptarizmit”.

      Ora është Thu 28 Mar 2024, 15:32