FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR.fronti-web@hotmail.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk . PER ANTARSIM NE FBKSH-AKSH JU LUTEM JEPNI TE DHENAT NE E-mail : fronti-web@hotmail.com

identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit

» PER SHQIPEN
"FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! EmptyWed 30 Mar 2011, 23:21 nga erald nuhaj

» KU JANE POETET
"FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! EmptyWed 12 Jan 2011, 20:37 nga shaban cakolli

» NJE GJAKE, NJI GJUHE
"FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! EmptySat 11 Dec 2010, 14:57 nga biligoa

» Alarm Ne IJRM gjendja kaotike
"FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! EmptyWed 17 Feb 2010, 23:10 nga refik

» emblema e UKSH-se
"FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! EmptyThu 17 Dec 2009, 02:12 nga UKA

» Faton Osmani dënohet tre vjet burgim si pjestar i AKSH-së !!
"FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! EmptyThu 26 Nov 2009, 00:21 nga UKA

» REAGIM I AKSH-SË
"FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! EmptyWed 28 Oct 2009, 23:52 nga AKSH

» A na duhet aleanc shqiptaro-kroate.
"FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! EmptyTue 27 Oct 2009, 02:49 nga urani29

» MOSKOORDINIMI I FORCAVE VEPRIMTARE
"FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! EmptyMon 26 Oct 2009, 02:06 nga AGU

RIBASHKIMI I SHQIPËRISË... e vetmja alternativë! www.fbksh-aksh.tk   Free counter and web stats

                                                               Free counter and web stats

    "FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON !

    avatar
    Vera
    Ushtar
    Ushtar


    Numri i postimeve : 15
    Join date : 04/03/2009
    Age : 49
    Location : Prishtine

    "FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON ! Empty "FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON !

    Mesazh nga Vera Wed 15 Apr 2009, 14:43

    REPLIKË ~
    "FILOZOFIA" E MBRAPSHTË "KOSOVARO"- INTEGRACIONISTE E BLERIM SHALËS KUNDËR RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK QENDRON !
    Një komb i ndarë dhe i pushtuar kurrë nuk mund të fuqizohet. Ai përherë do të mbetet i mjeruar dhe i skllavëruar.
    Mona Agrigoroaiei
    Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës (AAK), Blerim Shala trajton në artikullin "Shteti i Kosovës dhe fuqizimi i shqiptarëve në Ballkan", i botuar në gazetën Express, më 13 prill 2009 problemin e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë: "Nëse në këto rrethana, sado të vështira që janë, ne, qyshdoqoftë, rikthejmë temën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ne shfaqim dyshimin në mbijetesën e shtetit të Kosovës, ne e marrim si akt të kryer humbjen e Veriut të Kosovës, ne kontestojmë konceptin euro-amerikan të zgjidhjes së problemeve madhore në Ballkan". Ai pohon se vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, e drejta e tyre të vetëvendosjes, është sëndërtuar me krijimin e shtetit të Kosovës dhe se "krijimi i shtetit të Kosovës ështëfuqizim i shqiptarëve nëBallkan, në të gjitha fushat e mundshme. Dhe, ky fakt patjetër që do të ndikojë edhe në forcimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe në Mal të Zi – në dy shtete të cilat janë gjithnjë e më të vetëdijshme për rolin që Shqipëria dhe Kosova mund ta luajnë në rajon – gjithsesi, në kuadër të agjendës ndërkombëtare të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Paktin NATO dhe nëBashkimin Europian. "
    Nuk pajtohem me këto përfundime të tij. Duke parë në këndvështrim më të gjerë gjeografik, edhe Moldavia (që pas vitit 1944 u pushtua nga Bashkimi Sovjetik, "vëllai më i madh" i Serbisë) u krijua (pas rënies së komunizmit) për të mos u ribashkuar me Rumaninë. Rusia, duke e humbur Moldavinë, kishte qëllim t'ia ndalë ribashkimin me Rumaninë. Tanimë, midis të dy vendeve jo vetëm se qendron një perde të hekurt, me një regjim pro-rus autarkik, që mohon të drejtat e njeriut për popullsinë e vet, që e gjakos dhe dergon "shigjete të helmuara" se paska një komb moldav, i ndryshëm nga ai rumun.
    Pra, edhe në rastin e Kosovës, Beogradi sado i pakënaqur mund të jetë me humbjen e kolonizimit të drejtëpërdrejtë të Kosovës, është thellësisht i kënaqur nëse Kosova nuk ribashkohet me Shqipërinë dhe nëse krijohet një komb "kosovar", i ndryshëm nga ai shqiptar, sipas përcaktimeve të vjetra titiste. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shteti i Kosovës është ende i pakonsoliduar, nën ndikimin e UNMIK-EULEX-it, me një administratë që nuk mund të shtrihet deri në veriun e Kosovës. Kosova është shtët, aspak nuk është i pa varur, por qëndron me duart të lidhura me pranga nga vendimmarrja e Brukselit.
    Por, zoti Shala duhet të kuptojë një gjë: duke u pajtuar vetëm me rrjedhat kryesore e Fuqive të Mëdha, kurrë një komb nuk mund të zhvillohet dhe të përparojë. Fuqitë të Mëdha kanë interesin e tyre, shqiptarët duhet të kenë interesin e tyre kombëtar. Ka një ndalim midis të qenit pjesëtar të BE-së dhe të qenit koloni të BE-së. Ai shteti që është pjesë e barabartë me shtetet e tjera brenda BE-së, ka të drejtë të merr pjesë në vendimmarrjen e Bashkimit Evropian, të negociojë dhe, sipas aftësive të veta negociuese, të përfitojë më shumë brenda këtij organizimi. Bashkimi Evropian është bashkim shtetesh kombëtare. Atje merret parasysh përmasat gjeografike të shtetit, numri i popullsisë, dhe fuqia ekonomike. Një Shqipëri e copëtuar, një Kosovë e pakonsoliduar me rrezik permanent ndarjeje, çfarë peshë do të ketë brenda BE-së?! Pasi të bëjnë shqiptarët hapin integrues për në BE, duhet të integrohen në vetveten, duke u ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar, duke u bërë komb balancues me kombe të tjera të Ballkanit, me krijimin e një shteti të vetëm etnik kombëtar shqiptar.
    Nga ana tjetër, nëpërmjet "pakos Ahtisari" është krijuar një mekanizëm, që popullit ia ndalon të drejtën e vetëvendosjes dhe tëreferendumit. Politikanët servilë "yesmen" mund tëpajtohen me këtë pako, sepse e kanë më të mirë të jenë të parët në katund se sa tëdytet në qytet. Atyre nuk u konvenojnë një shtet tëbashkuar shqiptar, sepse do tëhumbasin postet dhe kolltruqet që ua ofruan të huajt, por ashtu siç ka pohuar edhe Departamenti i Shtetit në një raport të tij të vitit të kaluar, midis popullit dhe politikanëve të Kosovës ka një greminë të thellë. Cfarë është më e rëndësishme, populli kurrë nuk u pyet nëse pajtohet apo jo me pakon Ahtisaari dhe me mosbashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Politikanët mund të mashtrojnë një - dy vite popullin, por nuk mund ta mashtrojnë përgjithmonë. Sot, lëvizja kombëtare fuqizohet gjithnjë e më shumë, ajo ka këmbët te themeli, brenda popullit, sepse bijet e bijat që janë në gjirin e tij janë bije e bija e popullit shqiptar dhe kërkesa e saj kryesore është çlirimi dhe ribashkimi i Shqipërisë. Ky është një realitet që nuk mund të mohohet dhe që e shqetëson gjithnjë e më shumë politikanët që kanë pranuar kompromise, duke filluar me Grupin e Unitetit e deri në nënshkrimet për pranimin e zbatimit të pakos Ahtisaari. Këta politikanë mendojnë gjithmonë se si të bëjnë keq, se si të sabotojnë dhe të ndalojnë procesin e pandalshëm të ribashkimit të kombit shqiptar, duke sajuar edhe disa pseudoargumente të tipit "me bashkimin e Kosovës me Shqipëri, veriu i Kosovës do të ndahet" apo "kombi shqiptar fuqizohet në Ballkan me krijimin e shtetit kosovar, duke mbetur i ndarë.".
    Këto janë qendrime propagandistike për të venë kripë në sytë të popullit, që të mos shikojë më aspiratën e tij shekullore, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, për ribashkim kombëtar. E para, për humbjen e veriut të Kosovës mund të akuzohet vetëm pushtetin e tanishëm, që ka pranuar institucionet paralele e Serbisë në Kosovë, krijimin e enklavave serbe, "decentralizimi" i tyre dhe lidhjet të veçanta horizontale midis tyre dhe vertikale, me Beogradin. Ata kanë bërë këto kompromise, të papranueshme për të gjithë atdhetarët që duan dhe pranojnë idenë e ribashkimit kombëtar.
    E dyta, Kombi shqiptar nuk mund të fuqizohet në Ballkan duke mbetur i ndarë. Një komb i ndarë dhe i pushtuar kurrë nuk mund të fuqizohet. Ai përherë do të mbetet i mjeruar dhe i skllavëruar, në mëshirën e të tjerëve. Kombi shqiptar sot, nuk është vetëm i ndarë. Një pjesë është "në mbikëqyrje", një pjesë gjendet nën pushtim dhe kolonizim klasik nën Maqedoni dhe nën Serbi, popullit të të cilëve u është hedhur kurthin e disa "të drejtave" (të cilat edhe ashtu nuk respektohen), për t'ua mohuar çlirimin nga pushtuesi dhe kolonizatori
    Si përfundim, sot, e vetmja trajtesë korrekte e çështjes kombëtare shqiptare është se kjo është çështje koloniale, që zgjidhet vetëm me respektimin e drejtave të vetëvendosjes dhe dekolonizimit të kombit shqiptar. "Fuçia e barutit" e Ballkanit do të shuhet vetëm me krijimin e shteteve etnike në Ballkan, që nënkupton një Shqipëri Etnike, një Bullgari Etnike, pse jo edhe një Serbi Etnike. Është koha që edhe politikanët të mendojnë me të vërtet të fuqizojnë kombin shqiptar, duke respektuar amanetin dhe programin e Lidhjes së Prizrenit dhe jo duke përqafuar pozita "sulltaniste" antishqiptare, për përforcimin e kufijve artificiale shqiptaro-shqiptare dhe dobësimin e vazhdueshëm deri në asimilimin e plotë kombit shqiptar.
    Rumani, 15 prill 2009

      Ora është Thu 28 Mar 2024, 23:18